04/08/2026
Shoqata "Mehmet Qyprili Roshniku" Berat, ju fton të merrni pjesë në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 83-vjetorit të krijimit të Shtabit Qarkor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për Qarkun Berat, ngjarje historike e themeluar më 5 gusht 1943 në fshatin Karkanjoz.
Në këtë veprimtari do të nderohen themeluesit e Shtabit Qarkor, partizanët, dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e atdheut. Gjatë aktivitetit do të vendosen kurora me lule pranë lapidarit dhe do të mbahen fjalë përkujtimore mbi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, si dhe mbi rolin e zonës së Roshnikut në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Ftohen të marrin pjesë veteranë dhe pasardhës veteranësh, familje dëshmorësh, përfaqësues të institucioneve, shoqatave, si dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të nderojnë këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Mirënjohje e përjetshme për ata që sakrifikuan për lirinë e Shqipërisë.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Data: E mërkurë, 5 gusht 2026
Vendi: Lapidari i Shtabit Qarkor të LANÇ-it, Karkanjoz
Nisja: Ora 09:00, nga Qendra Uznovë.
Shoqata "Mehmet Qyprili Roshniku" Berat
Kryetari
Algent Likollari