Partia Demokratike Dega Mat-Faqja Zyrtare

Partia Demokratike Dega Mat-Faqja Zyrtare Kjo eshte faqja zyrtare e Partise Demokratike Dega Mat

27/03/2026

Njoftohen të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, Dega Mat, se më datë 29.03.2026 do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të Degës.

Kandidatët në këtë proces janë:

Avni Ahmet Doci
Julian Fatmir Klosi

Ftohen të gjithë anëtarët të marrin pjesë në votim dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Procesi i votimit do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës, Burrel nga ora 08:00 deri ne 18:00

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për forcimin e demokracisë së brendshme dhe përfaqësimin e denjë të degës.

08/11/2025

Deklaratë zyrtare
Partia Demokratike Dega Mat

Të nderuar qytetarë të Matit,

Nesër zhvillohen zgjedhjet e parakohshme vendore në Bashkinë e Matit.
Partia Demokratike ju bën thirrje të gjithë qytetarëve matjanë të ushtroni të drejtën tuaj të votës me qetësi, pa frikë dhe pa u ndikuar nga asnjë presion.

Rregullat janë të qarta dhe të detyrueshme për të gjithë:
1.Asnjë person nuk lejohet të qëndrojë pranë qendrës së votimit më afër se 150 metra.

2.Nuk lejohet mbajtja e shënimeve pranë apo brenda qendrës së votimit nga vëzhgues, komisionerë apo persona të tjerë.

3.Nuk lejohet fotografimi i të dhënave të pajisjes së identifikimit elektronik (PEI).

4.Telefoni celular nuk lejohet gjatë procesit të votimit dhe është rreptësisht e ndaluar fotografimi i fletës së votimit.

5.Votimi familjar është i paligjshëm dhe përbën shkelje të rëndë të procesit zgjedhor.
Në rast se konstatoni pranë qendrave të votimit persona që mbajnë lista apo tentojnë të ndikojnë votuesit të ashtuquajtur patronazhistë ju bëjmë thirrje të njoftoni menjëherë Policinë e Shtetit për ndërhyrje.

Vota është e shenjtë.
Respektojeni, ruajeni dhe përdoreni me dinjitet.

Partia Demokratike Dega Mat

Address

Burrel
8001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike Dega Mat-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share