Bashkia Divjake

Bashkia Divjake Kryetari Bashkisë: Z.Josif Gorrea

Në këtë faqe mund të informoheni mbi të rejat nga Bashkia Divjakë.

Gjithashtu ju mund të dërgoni mesazhe me pyetje që i përkasin Bashkisë dhe një anëtar i stafit do ju përgjigjet!

🕊️ Dita e Shenjtërimit të Nënë TerezësSot përkujtojmë Shën Terezën e Kalkutës, simbolin shqiptar të dashurisë, humanizmi...
05/09/2026

🕊️ Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Sot përkujtojmë Shën Terezën e Kalkutës, simbolin shqiptar të dashurisë, humanizmit, paqes, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Me veprën dhe shembullin e saj, Nënë Tereza i dha Shqipërisë dhe mbarë botës një mesazh të përjetshëm: “Dashuria dhe mirësia kanë fuqinë të ndryshojnë jetë.”

🏀 Sot përmbyllëm me shumë emocione “Kampin e Basketbollit”, të organizuar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, Finn Fitz...
04/09/2026

🏀 Sot përmbyllëm me shumë emocione “Kampin e Basketbollit”, të organizuar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, Finn Fitzsimmons dhe Josie Faull, në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë.

Gjatë kësaj jave, në ambientet e palestrës së gjimnazit “Miti Zoi Zaka”, fëmijët patën mundësinë të zhvillonin aftësitë e tyre në basketboll, si dhe ato të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip.

Në përfundim të programit u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave, në praninë e z.Josif Kruti, z.Dhimitër Kruti, profesor Martin Hasa dhe znj.Alesia Monçja, trajnere basketbolli, të cilët përgëzuan fëmijët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre gjatë javës.

Peace Corps

01/09/2026

Bashkia në punë!

Vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Grabian, ku po realizohet shtrimi me asfalt i rrugës. 🛣️

Një tjetër ndërhyrje konkrete për rrugë më të sigurta, lëvizje më të lehtë dhe kushte më të mira për banorët. 🤝

📍Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i financuar nga Qeveria Shqiptare, mbështet bizneset dhe fermerët me kredi të ga...
28/08/2026

📍Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i financuar nga Qeveria Shqiptare, mbështet bizneset dhe fermerët me kredi të garantuara nga shteti, deri në 200 milionë lekë dhe garanci sovrane deri në 70%.

📍Financimi ofrohet me norma interesi preferenciale 2–3% për investime në zhvillim, modernizim, teknologji, bujqësi, turizëm, energji dhe sektorë të tjerë. Përfituesit mund të marrin gjithashtu asistencë teknike falas për përgatitjen e planit të biznesit dhe dokumentacionit.

📍Aplikimi nis me shprehjen e interesit në bankën e nivelit të dytë, e ndjekur nga vlerësimi i aplikimit dhe konfirmimi i garancisë. Investo, zgjero aktivitetin dhe dyfisho potencialin e sipërmarrjes tënde!

📍Reforma Administrativo-Territoriale.📍Datat dhe vendi i Konsultimeve Publike në Njësitë Administrative të Bashkisë Divja...
26/08/2026

📍Reforma Administrativo-Territoriale.

📍Datat dhe vendi i Konsultimeve Publike në Njësitë Administrative të Bashkisë Divjakë.

📚 Gati për një vit të ri shkollor!🏫Shkollat e Bashkisë Divjakë po bëhen gati për të mirëpritur nxënësit në nisjen e viti...
25/08/2026

📚 Gati për një vit të ri shkollor!🏫

Shkollat e Bashkisë Divjakë po bëhen gati për të mirëpritur nxënësit në nisjen e vitit të ri shkollor.

Në të gjitha ambientet shkollore po vijon puna me përkushtim për krijimin e hapësirave të pastra, të rregullta dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit.

🧹 Pastrim dhe sistemim i territoreve
🎨 Lyerje dhe përmirësim i ambienteve
🔧 Rregullime dhe mirëmbajtje
🌿 Kujdes për hapësirat përreth shkollave

🎒📚 Së bashku për një vit të ri shkollor të suksesshëm!

🏀 KAMP BASKETBOLLI NË DIVJAKË! 🏀⛹️Vullnetari i Korpusit të Paqes, Finn, në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë, do të organi...
24/08/2026

🏀 KAMP BASKETBOLLI NË DIVJAKË! 🏀

⛹️Vullnetari i Korpusit të Paqes, Finn, në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë, do të organizojë një kamp basketbolli, duke krijuar një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në basketboll, të argëtohen dhe të krijojnë miqësi të reja. 💙

📍31 Gusht – 4 Shtator, 2026
📍Shkolla “Miti Zoi Zaka”, Divjakë
👥 Mosha: 12–18 vjeç

⛹️ Mos e humb këtë mundësi!
Për të marrë pjesë në kamp, plotësoni formularin e aplikimit në linkun më poshtë: 👇
🔗 Apliko këtu: [https://drive.google.com/open?id=117vifL3cQGRlBGil3vFTvFyV1_X9a9y7vHzd5PW366Y](https://drive.google.com/open?id=117vifL3cQGRlBGil3vFTvFyV1_X9a9y7vHzd5PW366Y)

🇮🇹🤝🇦🇱 **Shkëmbim kulturor, miqësi dhe ura të reja bashkëpunimi!**Në ambientet e Qendrës Kulturore, Divjakë, u zhvillua n...
21/08/2026

🇮🇹🤝🇦🇱 **Shkëmbim kulturor, miqësi dhe ura të reja bashkëpunimi!**

Në ambientet e Qendrës Kulturore, Divjakë, u zhvillua një aktivitet i veçantë i shkëmbimit kulturor mes të rinjve të Divjakës dhe Scoutëve të CNGEI Milano, në kuadër të një nisme të realizuar nga Vento di Terra Albania.

Të rinjtë patën mundësinë të njiheshin më nga afër, të ndanin eksperiencat e tyre, të mësonin nga njëri-tjetri dhe të zbulonin më shumë për kulturat dhe traditat përkatëse.

🌍 Ky shkëmbim krijon mundësi të reja për të rinjtë e Divjakës, duke i ndihmuar ata të zgjerojnë horizontet, të krijojnë miqësi ndërkombëtare dhe të sjellin përvoja të reja në komunitetin tonë.

Address

Sheshi Santa Barbara
Divjakë
9022

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Divjake posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Divjake:

Shortcuts

Share