Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës

Call Website

Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës Pjesëmarrje në një trainim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës.
Shërbime të tjera ndërmjetësimi.

b.

SHËRBIME PUNËSIMI

Qëllimi i Shërbimeve të Punësimit është të ndihmojë punëkërkuesit për tu integruar në tregun e punës dhe punëdhënësit për të plotësuar vendet e lira të punës, të ofruara prej tij.

Objektivat

Objektivat e shërbimeve publike të punësimit janë:

a) të informojnë
b) të këshillojnë
c) të orientojnë
d) të ndërmjetësojnë punëkërkues të papunë për vendet e lira të punës të ofruara nga punëdhënësit.

Klientët

Shërbimet publike të Punësimit mbështesin në mënyrë të balancuar dy grupe të mëdha klientësh brenda tregut të punës; punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

Shërbimet publike të punësimit në zbatim të kuadrit ligjor përfshijnë:

1- Informacion për vendet e lira të punës
2- Ndërmjetësim për punësim
3- Këshilim dhe orientim për punë dhe profesion

a. Për Punëkërkuesit shërbimet ofrojnë si me poshtë

Informacion dhe këshillim
Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim.
Për Punëdhënësit shërbimet ofrojnë si më poshtë

Shërbime profesionale rekrutimi
Paraqitje dhe përshkrim të kandidatëve
Mbështetje për punësim (Programe të Nxitjes së Punësimit)
Kontakte në vazhdim

Ndërmjetësim
përputhja e ofertës për një vend të lirë pune me kërkesën e një kandidati të përshtatshëm për punë.

Punëkërkues

Punëkërkuesi i Papunë është një person, i cili:

a) jeton në Shqipëri,
b) është mbi 16 vjeç
c) paraqitet personalisht në Zyrën e Punësimit dhe është i disponueshëm për punësim
d) është i aftë për punë

Punëkërkues i punësuar është një person i cili :

a) është në marrëdhënie pune ose i vetëpunësuar , por që kerkon nje punë të re.

10/11/2026
05/11/2026

🇦🇱🇪🇺 Komisioni Europian evidenton progresin e Shqipërisë në fushën e punësimit dhe aftësive!

📘 Raporti për Shqipërinë 2026 njeh zhvillimet në politikat e punësimit, arsimin dhe formimin profesional.

✅ Rrjeti EURES – Përparime drejt anëtarësimit në rrjetin europian të shërbimeve të punësimit.

✅ Arsimi profesional – Rritje e vazhdueshme e regjistrimeve dhe forcim i rolit të tij në zhvillimin e aftësive.

✅ Arsimi profesional dual – Zgjerimi i arsimit dual dhe i të nxënit në vendin e punës.

✅ Garancia Rinore – Shtrirja në nivel kombëtar dhe rritja e përfshirjes së të rinjve.

✅ Ndihma ekonomike – Vijimi i masave për integrimin në punësim të përfituesve.

✅ Personat me aftësi të kufizuara – Forcimi i përfshirjes në shërbimet dhe mundësitë e punësimit.

✅ Njohja e të nxënit të mëparshëm – Përparime në kuadrin ligjor për njohjen e aftësive të fituara jashtë arsimit formal.

✅ Praktikat profesionale – Zgjerimi i praktikave dhe forcimi i bashkëpunimit me bizneset.

🇦🇱 Vazhdojmë të krijojmë më shumë mundësi për punësim dhe aftësim profesional, duke afruar Shqipërinë me standardet europiane!

📖 Burimi: Komisioni Europian, Albania 2026 Report, Kapitujt 2, 19 dhe 26.

30/10/2026
12/10/2026

7️⃣0️⃣8️⃣persona me aftësi të kufizuara janë punësuar dhe kanë përfituar formim profesional! 🎓💼

Përmes shërbimeve dhe programeve të AKPA-s, krijohen më shumë mundësi për aftësim, punësim dhe integrim social, duke nxitur përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës. 🤝

Address

Durrës

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+35552420218

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share