12/11/2026
📢 Njoftim për qytetarët
Mundësi aplikimi në kuadër të “Paketa e Maleve”
Bashkia Kolonjë informon të gjithë qytetarët dhe subjektet e interesuara mbi mundësinë e aplikimit në kuadër të nismës “Paketa e Maleve”, bazuar në Ligjin nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”.
Kjo nismë synon të nxisë zhvillimin ekonomik, investimet dhe rigjallërimin e zonave malore, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, turistike, bujqësore dhe blegtorale.
Në këtë kuadër, qytetarët dhe subjektet që pretendojnë se plotësojnë kriteret ligjore për njohjen si posedues të pasurive në zonat e përfshira në këtë program, ftohen të paraqesin aplikimin dhe dokumentacionin përkatës.
📌 Dokumentacioni i nevojshëm përfshin:
1️⃣ Plan rilevimi të sipërfaqes së pretenduar;
2️⃣ Dokumentacion tatimor që provon ushtrimin e aktivitetit ekonomik mbi pronën, nëse disponohet;
3️⃣ Fatura të shërbimeve të lidhura me pronën, nëse disponohen;
4️⃣ Deklarata ose dëshmi nga banorë dhe autoritete vendore, të cilat konfirmojnë përdorimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të pronës për të paktën 10 vite.
📍 Bashkia Kolonjë fton qytetarët dhe subjektet që plotësojnë kriteret të informohen dhe të ndjekin procedurat përkatëse për përfitimin nga kjo nismë.
Për më shumë informacion dhe për procedurat e aplikimit, ju lutemi të drejtoheni pranë Bashkisë Kolonjë.