Shqipëria Bëhet - Suedi

Shqipëria Bëhet - Suedi Mirë se vini në faqen Lëvizja Shqipëria Bëhet Suedi.

07/05/2025

Edhe pak ditë…

Edhe pak ditë na ndajnë nga një vendim i madh.
Një vendim që s’është vetëm politik, por njerëzor.
Është për fëmijët tanë, që meritojnë të rriten në një vend më të drejtë.
Është për prindërit tanë, që mos të ndihen më të harruar.
Është për të rinjtë, që të mos ikin më pa kthim.
Është për çdo njeri që ka punuar ndershëm, por s’është dëgjuar kurrë.

Unë nuk jam perfekte.
Jam nënë, jam bashkëshorte, jam emigrante, jam një prej jush.
Kam punuar me duar e me shpirt, në vendin tim dhe jashtë tij.
Dhe tani kam ardhur t’u them:
Mundemi! Mundemi të ndërtojmë një politikë ndryshe!

Një politikë që nuk ha premtime, por jep zgjidhje.
Që nuk shet frikë, por mbjell shpresë.
Që nuk rreh gjoks, por dëgjon, kupton dhe vepron.

Më 11 maj, kërkoj besimin tuaj.
Jo për pushtet, por për përgjegjësi.
Jo për privilegj, por për përfaqësim të vërtetë.
Voto Visera Vrapi, në qarkun Fier.
Le të jetë ky një fillim i ri, për një Shqipëri që bëhet!







Mjaft më me frikësim dhe kërcënime!Një kandidate jonë në Durrës është kërcënuar, por ne nuk do të ndalemi.Nuk ka forcë q...
05/05/2025

Mjaft më me frikësim dhe kërcënime!

Një kandidate jonë në Durrës është kërcënuar, por ne nuk do të ndalemi.
Nuk ka forcë që na ndal, kur jemi të bashkuar për një qëllim të drejtë.

Vota është e fshehtë. Zëri yt është i fuqishëm.
Mos lejo që frika të të udhëheqë – udhëhiq vetë me votën tënde të lirë.

Ne jemi më të shumtë. Ne jemi më të fortë.
Sistemi bie, kur qytetarët ngrihen!

Më 11 maj, voto pa frikë. Zgjidh lirinë!

Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Rajoni Bota, Politika, Ekonomia, Sporti, Showbizi e shumë e shumë tjera. Gazeta Shqip Sot, Lajmet Sot, Lajmet e Ditës, Lajmet e sotme

U ktheva në vendlindjen time për të parë nga afër si jetojnë shqiptarët, familja ime, miqtë e mi… dhe ndjeva dhimbjen e ...
04/05/2025

U ktheva në vendlindjen time për të parë nga afër si jetojnë shqiptarët, familja ime, miqtë e mi… dhe ndjeva dhimbjen e çdo shtëpie.
Jeta këtu është kthyer në hall.

Pa shërbime shëndetësore dinjitoze.
Pa shkolla cilësore për fëmijët tanë.
Pa mbështetje sociale për familjet në nevojë.

Zemra më dhemb të largohem sërish.
Mos më lini të largohem.
Mos më lini vetëm.

Më votoni që të qëndroj me ju.
Më votoni që të bëhem pjesë e ndryshimit që të gjithë meritojmë.

Visera Hoxha Vrapi
Me dashuri për Shqipërinë.

Pas bubullimës vjen shiu.Qetësia dhe durimishkatërron edhe arrogancën më të egër —ka thënë Sokrati.Edhe populli ynë i qe...
03/05/2025

Pas bubullimës vjen shiu.
Qetësia dhe durimi
shkatërron edhe arrogancën më të egër —
ka thënë Sokrati.
Edhe populli ynë i qetë
do të shkatërrojë arrogancën e pushtetit.

01/05/2025

Takim fantastik i Shqipëria Bëhet në Fier!
Bashkë Mundemi!

Visera Hoxha Vrapi





Address

Sheshi Pavarësia
Fier
9303

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqipëria Bëhet - Suedi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share