Bashkia Himarë

Bashkia Himarë Faqja Zyrtare e Bashkisë Himarë

06/09/2026
06/09/2026
05/09/2026

📢 EVIDENTIMI I DËMEVE DHE NEVOJAVE PËR NDIHMË

Komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura që, për të raportuar dëme apo për çdo nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Drejtorinë e Emergjencave pranë Bashkisë Himarë:

📞 +355 68 630 0930

Strukturat e Bashkisë Himarë vijojnë të jenë në terren dhe pranë çdo familjeje të prekur.

05/09/2026

📢 NJOFTIM PËR BANORËT E ZONAVE TË PREKURA NGA ZJARRI

Bashkia Himarë njofton banorët e zonave të prekura nga zjarri se, ndërkohë që puna vijon për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit, strukturat përkatëse janë në terren dhe në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Bashkia Himarë ka ngritur gjithashtu grupin e monitorimit dhe vlerësimit të dëmeve, i cili po punon për evidentimin e situatës dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara. Në vijim, do të merren të gjitha masat e nevojshme për trajtimin dhe adresimin e problematikave të konstatuara.

Për çdo problem të konstatuar me furnizimin me ujë apo energji elektrike, si dhe për nevoja të tjera për ndihmë apo ndërhyrje, mund të kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

💧 Për problematika me ujësjellësin:
📞 +355 67 520 1417

⚡ Për problematika me energjinë elektrike – OSHEE:
📞 +355 69 757 3550

🏛️ Për problematika të tjera, nevoja për ndihmë apo ndërhyrje nga Bashkia Himarë:
📞 +355 69 346 5270
📞 +355 69 463 6213

Ju lutemi të raportoni çdo rast që kërkon ndërhyrje, në mënyrë që strukturat përgjegjëse të mund të reagojnë sa më shpejt.

Address

Rr. " 25 Marsi ", Nr. 2 , Spile
Himarë
9425

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Himarë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share