Dega Doganore Kapshticë

Dega Doganore Kapshticë Kjo është faqja zyrtare në Facebook e Deges Doganore Kapshtice.

31/05/2026

Një përmbledhje e aktiviteteve kryesore:

🔹 Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, vizituan Portin e Durrësit për të ndjekur masat e sezonit turistik dhe lehtësimin e procedurave kufitare.

🔹 Dogana Shqiptare mori pjesë në takimin e organizuar nga Bashkimi Europian mbi kontrollin e eksporteve të mallrave me përdorim të dyfishtë dhe forcimin e kontrolleve të armëve.

🔹 Përfaqësues të administratës doganore shkëmbyen eksperienca në Bruksel mbi digjitalizimin, automatizimin dhe analizën e të dhënave me administrata homologe europiane.

🔹 Administrata Doganore kontribuoi në forumin rajonal për inteligjencën detare dhe luftën kundër trafikut të narkotikëve në Mal të Zi, duke forcuar bashkëpunimin me institucionet homologe dhe partnerët ndërkombëtarë.

🔹 Porti i Sarandës priti anijen turistike LE BOREAL me 207 pasagjerë. Administrata Doganore vijon angazhimin për përballimin e fluksit në rritje të turistëve gjatë sezonit veror, duke kontribuar në një përvojë sa më të mirë për vizitorët që zgjedhin Shqipërinë.

🔹 Dogana Shqiptare mori pjesë në trajnimin e specializuar për hetimin e pastrimit të parave përmes tregtisë ndërkombëtare, në mbështetje të rritjes së kapaciteteve profesionale dhe luftës kundër krimit financiar.

🛃 Angazhim i vazhdueshëm për siguri, modernizim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

30/05/2026

Dogana Shqiptare mori pjesë në trajnimin “Hetimi i pastrimit të parave përmes tregtisë ndërkombëtare”, zhvilluar në kuadër të projektit “Lufta kundër pastrimit të parave në Shqipëri”, bashkëfinancuar nga SECO dhe Këshilli i Europës.

👥 Trajnimi mblodhi përfaqësues nga Administrata Doganore Shqiptare, SPAK, BKH, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, me fokus forcimin e kapaciteteve për identifikimin dhe hetimin e rasteve të pastrimit të parave përmes tregtisë ndërkombëtare.

30/05/2026
30/05/2026
🇦🇱 Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2026, Kryetari i Degës së Doganës Kapshticë, z. Dritan ...
29/05/2026

🇦🇱 Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2026, Kryetari i Degës së Doganës Kapshticë, z. Dritan Çekani, pati kënaqësinë të priste sot Prefekten e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zegullaj, si dhe Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, z. Gëzim Zhupaj.

🤝 Gjatë vizitës u inspektuan masat e marra në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, me fokus garantimin e lëvizjes sa më të shpejtë dhe pa vonesa të mjeteve dhe shtetasve vendas e të huaj gjatë fluksit të sezonit veror.

🛃 Administrata Doganore mbetet e angazhuar për ofrimin e shërbimeve efikase dhe menaxhimin optimal të flukseve në pikat kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet partnere.

29/05/2026
29/05/2026
Bizneset dhe subjektet e interesuara duhet të paraqiten pranë degëve doganore për të verifikuar nëse përfitojnë nga ligj...
28/05/2026

Bizneset dhe subjektet e interesuara duhet të paraqiten pranë degëve doganore për të verifikuar nëse përfitojnë nga ligji dhe për të nisur aplikimin përkatës brenda afateve të përcaktuara.

Address

Kapshticë
Kapshticë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dega Doganore Kapshticë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dega Doganore Kapshticë:

Share