Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare

  • Home
  • Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare

Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare, Public School, Rruga: Adem Krasniqi, .

📾 Momente nga takimi informues me prindĂ«rit e klasave tĂ« para! ✹​Sot patĂ«m kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«prisnim nĂ« shkollĂ«n tonĂ« pr...
05/06/2026

📾 Momente nga takimi informues me prindĂ«rit e klasave tĂ« para! ✹
​Sot patĂ«m kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«prisnim nĂ« shkollĂ«n tonĂ« prindĂ«rit e vegjĂ«lushĂ«ve qĂ« nĂ« shtator ulen pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« bankat e shkollĂ«s.
​FalĂ«nderojmĂ« pĂ«rzemĂ«rsisht tĂ« gjithĂ« prindĂ«rit pĂ«r pjesĂ«marrjen, besimin dhe gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar. Ky Ă«shtĂ« vetĂ«m hapi i parĂ« i njĂ« rrugĂ«timi tĂ« gjatĂ« e tĂ« bukur qĂ« do ta bĂ«jmĂ« sĂ« bashku pĂ«r rritjen dhe edukimin e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«.
​🔔 ​Shkolla jonĂ« nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« ndĂ«rtesĂ«, por njĂ« mjedis ku tĂ« vegjlit tuaj do tĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« lexojnĂ« botĂ«n, tĂ« krijojnĂ« miqĂ«sitĂ« e para dhe tĂ« zbulojnĂ« talentet e tyre.
​🌟 Pse tĂ« zgjidhni shkollĂ«n tonĂ«?
​* Staf i kualifikuar dhe me zemĂ«r tĂ« madhe: MĂ«sueset tona janĂ« tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r t'iu ofruar fĂ«mijĂ«ve njĂ« tranzicion sa mĂ« tĂ« butĂ« nga kopshti nĂ« shkollĂ«.
* ​Mjedis i sigurt dhe stimulues: Klasa tĂ« ngrohta, infrastrukturĂ« moderne dhe hapĂ«sira tĂ« dedikuara pĂ«r mĂ«sim dhe lojĂ«.
* ​MĂ«simdhĂ«nie interaktive: NdĂ«rthurim programin zyrtar me aktivitete kreative, art, muzikĂ« dhe hapat e parĂ« nĂ« teknologji.
* ​Partneritet me prindĂ«rit: Ne besojmĂ« se suksesi i fĂ«mijĂ«s vjen nga njĂ« bashkĂ«punim i ngushtĂ« dhe transparent ShkollĂ«-Familje.
​Mezi presim shtatorin! 🎒📚

🌍 Sot, nĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« Mjedisit, shkolla jonĂ« u bĂ« mĂ« e gjelbĂ«r dhe mĂ« e pastĂ«r! 🌿​NxĂ«nĂ«sit e klasĂ«s sĂ« 6-tĂ« zhvill...
05/06/2026

🌍 Sot, nĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« Mjedisit, shkolla jonĂ« u bĂ« mĂ« e gjelbĂ«r dhe mĂ« e pastĂ«r! 🌿
​NxĂ«nĂ«sit e klasĂ«s sĂ« 6-tĂ« zhvilluan njĂ« aktivitet mjaft domethĂ«nĂ«s pĂ«r tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«suar mbi rĂ«ndĂ«sinĂ« e mbrojtjes sĂ« natyrĂ«s. Me entuziazĂ«m dhe pĂ«rkushtim, ata u angazhuan nĂ« pastrimin e oborrit dhe krijimin e posterave.
​Kujdesi pĂ«r mjedisin fillon me veprime tĂ« vogla nga secili prej nesh. Jemi krenarĂ« pĂ«r kĂ«ta nxĂ«nĂ«s qĂ« po tregojnĂ« se e ardhmja e planetit tonĂ« Ă«shtĂ« nĂ« duar tĂ« sigurta! 💚

Mbyllja e projektit “Libri, miku im”: nĂ« klasĂ«n e lll.“Ëndrrat nisin nga kĂ«to banka”KĂ«tu nisin hapat, mĂ«sojmĂ« tĂ« lexojmĂ«...
04/06/2026

Mbyllja e projektit “Libri, miku im”: nĂ« klasĂ«n e lll.

“Ëndrrat nisin nga kĂ«to banka”
KĂ«tu nisin hapat, mĂ«sojmĂ« tĂ« lexojmĂ«, tĂ« shkruajmĂ«, tĂ« mendojmĂ« dhe tĂ« besojmĂ« te vetja. Libri ka qenĂ« miku ynĂ« mĂ« i mirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, duke na hapur dyert e dijes, imagjinatĂ«s dhe shpresĂ«s. Sot mbyllim njĂ« projekt, por jo dashurinĂ« pĂ«r librin, sepse çdo faqe e lexuar Ă«shtĂ« njĂ« hap mĂ« pranĂ« Ă«ndrrave tona. Le tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« Ă«ndĂ«rrojmĂ«, tĂ« mĂ«sojmĂ« dhe tĂ« ndĂ«rtojmĂ« tĂ« ardhmen tonĂ«đŸŒžđŸ“š

đŸŒ± PROJEKT NË BIOLOGJI (KLASA 6): "MJEDISI YNË LOKAL" 🌍​NxĂ«nĂ«sit e klasĂ«s sĂ« 6-tĂ« zhvilluan njĂ« projekt mjaft interesant ...
03/06/2026

đŸŒ± PROJEKT NË BIOLOGJI (KLASA 6): "MJEDISI YNË LOKAL" 🌍
​NxĂ«nĂ«sit e klasĂ«s sĂ« 6-tĂ« zhvilluan njĂ« projekt mjaft interesant nĂ« lĂ«ndĂ«n e BiologjisĂ«, tĂ« fokusuar te mbrojtja dhe njohja e mjedisit qĂ« na rrethon. 🔍🏡
​PĂ«rmes posterave dhe maketeve kreative, "biologĂ«t tanĂ« tĂ« vegjĂ«l" studiuan ekosistemet lokale dhe pĂ«rcollĂ«n mesazhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r riciklimin, shtimin e zonave tĂ« gjelbra dhe mbajtjen pastĂ«r tĂ« lagjeve tona.
​Mbrojtja e natyrĂ«s nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« mĂ«sim nĂ« libĂ«r, por njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rditshme! PĂ«rgĂ«zime nxĂ«nĂ«sve dhe mĂ«sueses pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« tĂ« bukur dhe ndĂ«rgjegjĂ«suese. 💚👏

📌MbĂ«shtetja psiko-sociale Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe e nevojshme nĂ« periudhĂ«n para provimeve!✚ Me rĂ«ndĂ«si mbetet men...
02/06/2026

📌MbĂ«shtetja psiko-sociale Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe e nevojshme nĂ« periudhĂ«n para provimeve!
✚ Me rĂ«ndĂ«si mbetet menaxhimi i emocioneve para dhe gjatĂ« provimit.
✚Organizimi i ditĂ«ve nĂ« mĂ«nyrĂ« sa mĂ« produktive duke krijuar kohĂ« pĂ«r mĂ«sim por edhe pushime te shkurtra.
✚TĂ« ushqyerit e shĂ«ndetshĂ«m dhe lĂ«vizja e shĂ«ndetshme dhe shplodhĂ«se janĂ« mjaft tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.
Komunimiki 🗣 dhe mbĂ«shtetja e njĂ«ri tjetrit đŸ«‚janĂ« nĂ« fokus tĂ« punĂ«s sonĂ« tĂ« pĂ«rditshme me nxĂ«nĂ«sit dhe pĂ«r nxĂ«nĂ«sit!

Gëzuar 1 Qershorin fëmij të dashur.
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin fëmij të dashur.

01/06/2026

đŸŽ¶NĂ«n tingujt e kĂ«ngĂ«s“Eja kĂ«ndo me ne”,nxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s sonĂ« sollĂ«n buzĂ«qeshje,gĂ«zim dhe emocione tĂ« veçanta nĂ« festĂ«n e tyre tĂ« 1 Qershorit.🎈
GĂ«zuar 1 Qershorin tĂ« dashur fĂ«mijĂ«!🌟🌟🌟💖

Festa e abetares!Sot nuk festojmë vetëm shkronjat e para që mësuam, numrat e parë që numëruam apo këngët e para që këndu...
01/06/2026

Festa e abetares!
Sot nuk festojmë vetëm shkronjat e para që mësuam, numrat e parë që numëruam apo këngët e para që kënduam. Sot festojmë diçka më të madhe:
* festojmë që mësuam të rritemi bashkë
* Në këtë klasë jemi 12 zemra të vogla, por secila rreh ndryshe.
3 nga shokët tanë mësojnë në mënyrën e tyre, me ritmin e tyre, me dritën e tyre. Dhe na kanë mësuar gjënë më të çmuar këtë vit:
*që të ndryshmit na bëjnë më të fortë, jo më të dobët
* Prindër , faleminderit që jeni krahu ynë i djathtë. Që mbështesni jo vetëm fëmijën tuaj, por çdo fëmijë të kësaj klase. Pa ju, gjithëpërfshirja do mbetej fjalë në letër
* Fëmijë, ju jeni heronjtë e vegjël të kësaj klase. Ju që flisni, ju që buzëqeshni, ju që ndihmoni shokun të ngrejë lapsin që i ra, ju që prisni me durim radhën. Ju na kujtuat që klasa e parë nuk është vetëm abetare.
E ardhmja fillon këtu, me këtë respekt e me këtë dashuri që po mbjellim bashkë.

Gëzuar festën, klasa e Parë!

21/05/2026
21/05/2026

Address

Rruga: Adem Krasniqi

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+355697371186

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share