Qendra e Botimeve për Diasporën

Qendra e Botimeve për Diasporën Misioni i QBD-së është ruajtja e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

🔤 KUIZI I DITURISË 2026       Një festë të madhe e gjuhës dhe kulturës shqiptare📍 Në qytetin e Roveretos në Itali u zhvi...
16/09/2026

🔤 KUIZI I DITURISË 2026
Një festë të madhe e gjuhës dhe kulturës shqiptare

📍 Në qytetin e Roveretos në Itali u zhvillua më 2 maj konkursi mbarëkombëtar “Kuizi i Diturisë 2026”, një ngjarje që shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore të shqiptarëve në diasporë. Aktiviteti mblodhi nxënës, mësues dhe prindër shqiptarë nga vende të ndryshme të Europës, duke e shndërruar Rovereton në një qendër të gjallë të dijes, identitetit dhe bashkimit kombëtar.

📕 I organizuar nga Shoqata Shqiptare “Besëlidhja” në Rovereto, ky edicion u prit me interes të madh nga komunitetet shqiptare në diasporë. Në garë morën pjesë 27 grupe përfaqësuese nga shkolla shqipe dhe qendra mësimore në Suedi, Greqi, Angli, Bruksel, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Shqipëri. Pjesëmarrja e gjerë dëshmoi edhe një herë përmasën gjithnjë e më të konsoliduar të këtij aktiviteti, i cili tashmë ka kaluar kufijtë lokalë dhe është kthyer në një platformë mbarëkombëtare ...

⬇️ Materialin mund ta lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm👇
https://qbd.gov.al/revista-flasim-shqip-nr-9/

🇦🇱 Një ditë me gjuhën, librin dhe fëmijët shqiptarë në Parma📚 Libri është një nga mënyrat më të mira për të përcjellë vl...
16/09/2026

🇦🇱 Një ditë me gjuhën, librin dhe fëmijët shqiptarë në Parma

📚 Libri është një nga mënyrat më të mira për të përcjellë vlerat, historinë dhe kulturën e një populli. Përmes tij, gjuha dhe identiteti ruhen, pasurohen dhe bëhen të njohura përtej kufijve.

📖 Aktiviteti i zhvilluar nga Shkolla shqipe - "Scanderbeg Parma" - Itali dhe Forumi i Gruas Shqiptare në Parma, ku gjuha shqipe, libri dhe fëmijët ishin në qendër të takimit, dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Ministria e Arisimit vijon të kontribuojë me përkushtim që çdo fëmijë shqiptar, kudo ku jeton, të ketë mundësinë të mëso...
15/09/2026

Ministria e Arisimit vijon të kontribuojë me përkushtim që çdo fëmijë shqiptar, kudo ku jeton, të ketë mundësinë të mësojë, të flasë dhe të ruajë gjuhën shqipe.

📚 “Fol shqip me Lirin” - Një aventurë e gëzueshme për të mësuar gjuhën shqipe! Një nismë e Shoqata Arberia Bolzano, për ...
15/09/2026

📚 “Fol shqip me Lirin” - Një aventurë e gëzueshme për të mësuar gjuhën shqipe!

Një nismë e Shoqata Arberia Bolzano, për fëmijët shqiptarë në diasporë që të mësojnë, të flasin dhe ta duan gjuhën shqipe përmes videove të shkurtra, argëtuese dhe 𝗲𝗱𝘂𝗸𝗮𝘁𝗶𝘃𝗲.

Nëpërmjet episodeve, personazhi simpatik 3D, 𝗟𝗶𝗿𝗶, i shoqëron fëmijët në zbulimin e fjalëve, shprehjeve dhe dialogëve të thjeshtë nga jeta e përditshme.

Çdo 𝗲𝗽𝗶𝘀𝗼𝗱 ndjek një rrugëtim të përshtatshëm për fëmijët, duke trajtuar 𝘁𝗲𝗺𝗮 të ndryshme, si 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗮, pjesët e trupit, 𝗻𝗴𝗷𝘆𝗿𝗮𝘁, 𝗻𝘂𝗺𝗿𝗮𝘁, kafshët, 𝗲𝗺𝗼𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 dhe shumë të tjera.

Me 𝗟𝗶𝗿𝗶𝗻, mësimi i gjuhës shqipe shndërrohet në një aventurë të gëzueshme, plot ngjyra dhe emocione, që fëmijët mund ta përjetojnë së bashku me prindërit.

📺 𝗡𝗱𝗶𝗾𝗻𝗶 𝗸𝗮𝗻𝗮𝗹𝗶𝗻 në 𝗬𝗼𝘂𝗧𝘂𝗯𝗲:
👉 www.youtube.com/ See less

📚“𝗕𝗶𝗯𝗹𝗶𝗼𝘁𝗲𝗸𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽” në LondërQendra e Botimeve për Diasporën 𝘃𝗶𝗷𝗼𝗻 të zgjerojë 𝗿𝗿𝗷𝗲𝘁𝗶𝗻 e bashkëpunimit 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝘀𝗵...
15/09/2026

📚“𝗕𝗶𝗯𝗹𝗶𝗼𝘁𝗲𝗸𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽” në Londër

Qendra e Botimeve për Diasporën 𝘃𝗶𝗷𝗼𝗻 të zgjerojë 𝗿𝗿𝗷𝗲𝘁𝗶𝗻 e bashkëpunimit 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲 në diasporë, në kuadër të 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 “𝗕𝗶𝗯𝗹𝗶𝗼𝘁𝗲𝗸𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽 në Diasporë” për të forcuar 𝗹𝗶𝗱𝗵𝗷𝗲𝗻 e fëmijëve të diasporës me gjuhën, 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗶𝗻 dhe rrënjët 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲.

Në këtë kuadër, 𝗤𝗕𝗗-𝗷𝗮 ka dhuruar libra dygjuhësh 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽–𝗮𝗻𝗴𝗹𝗶𝘀𝗵𝘁 në 𝗣𝗶𝗺𝗹𝗶𝗰𝗼 𝗟𝗶𝗯𝗿𝗮𝗿𝘆, Londër dhe në Shkollën Shqipe “𝗔𝗹𝗲𝗸𝘀𝗮𝗻𝗱ë𝗿 𝗫𝗵𝘂𝘃𝗮𝗻𝗶”, përfaqësuar nga mësuesja 𝗔𝗶𝗱𝗮 𝗛𝗮𝘇𝗶𝗿𝗶.

Librat dygjuhësh shqip–anglisht 𝗱𝗼 𝘁’𝗶 𝘀𝗵𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗸𝗼𝗹𝗲𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘁 të 𝗣𝗶𝗺𝗹𝗶𝗰𝗼 𝗟𝗶𝗯𝗿𝗮𝗿𝘆, duke krijuar një mundësi të re për fëmijët dhe familjet shqiptare, si dhe për të gjithë të interesuarit, që të kenë qasje në libra në gjuhën shqipe dhe në 𝗯𝗼𝘁𝗶𝗺𝗲 dygjuhëshe. Librat e tjerë do të jenë pjesë e bibliotekës së Shkollës Shqipe “Aleksandër Xhuvani”.

Pranë Pimlico Library do të 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗵𝗲𝘁 një herë në muaj edhe “𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗖𝗹𝘂𝗯” në bashkëpunim me Shkollën Shqipe “Aleksandër Xhuvani”, i cili do të krijojë një hapësirë të veçantë për familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre, përmes 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗶𝘃𝗲 të tilla si:

📖 Leximi i librave në gjuhën shqipe;
🇦🇱🇽🇰 Njohja me historinë e Shqipërisë dhe Kosovës;
👥 Takime me personazhe të ndryshme që do t’u lexojnë fëmijëve;
🤝 Veprimtari që forcojnë lidhjen me gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Përmes këtij bashkëpunimi, Qendra e Botimeve për Diasporën vijon të mbështesë përhapjen e 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗶𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗷𝗶𝗺𝗶𝗻 e hapësirave të reja për 𝗿𝘂𝗮𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻, mësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë.

➡️ 𝗣𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗶 𝗱𝗵𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 të librave nga QBD-ja do të vijojë edhe në 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲 të 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮, duke forcuar bashkëpunimin 𝗮𝗿𝘀𝗶𝗺𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 në diasporë.

🔤 SEMINARI XIX MBARËKOMBËTAR       Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identiteti...
14/09/2026

🔤 SEMINARI XIX MBARËKOMBËTAR
Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar

📍 Për katër ditë radhazi, nga data 28 deri më 31 korrik, Brezovica u shndërrua në mikpritëse të Seminarit XIX mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë, i organizuar nga institucionet arsimore të Shqipërisë dhe Kosovës.

📕 Tema e këtij viti ishte “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”. Por, në diskutimet e seminarit, motivimi nuk mbeti thjesht një temë e programit. Ai u trajtua përmes përvojave konkrete të mësuesve që punojnë çdo javë me fëmijë që rriten në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Suedi, Holandë, Britani të Madhe e Kroaci ...

⬇️ Materialin mund ta lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm👇
https://qbd.gov.al/revista-flasim-shqip-nr-9/

📚✨ QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN  uron të gjithë nxënësit në Shqipëri dhe diasporë: "Vit të mbarë shkollor dhe suksese...
14/09/2026

📚✨ QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN uron të gjithë nxënësit në Shqipëri dhe diasporë: "Vit të mbarë shkollor dhe suksese!"✨📚

🌍 Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e thellë shkon për mësuesit e gjuhës shqipe, të cilët me përkushtim dhe dashuri i ndihmojnë fëmijët tanë të rriten me gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar.

14/09/2026

Vit të mbarë shkollor!

🔤 DYGJUHËSIA       Studimi që zbulon sfidat e shqipes në Greqi📍 Brezat e rinj shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë në ...
13/09/2026

🔤 DYGJUHËSIA
Studimi që zbulon sfidat e shqipes në Greqi

📍 Brezat e rinj shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë në shumicën e rasteve rriten mes dy gjuhëve, dy kulturave dhe dy realiteteve. Ruajtja e gjuhës amtare mbetet një nga sfidat më të mëdha të komuniteteve shqiptare në diasporë. Përtej mësimit të fjalëve dhe rregullave gramatikore, shqipja mbetet një lidhje me identitetin, kujtesën familjare dhe trashëgiminë kulturore.

📕 Pikërisht këtë marrëdhënie mes gjuhës, identitetit dhe edukimit ka zgjedhur për të mbrojtur në temën e masterit: “Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Greqi – Qasje krahasimore”, Samela Zagani, në Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër.
Një kërkim që nuk mbetet vetëm në kuadrin akademik, por sjell në vëmendje përpjekjet e mësuesve, prindërve dhe komunitetit shqiptar për ta mbajtur gjallë shqipen tek brezat e rinj ...

⬇️ Materialin mund ta lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm👇
https://qbd.gov.al/revista-flasim-shqip-nr-9/

🔤 SHQIPJA NË DIASPORË       Nga gjuha e shtëpisë te standardi: një vazhdimësi, jo një korrigjim📍 A është e mundur të mës...
12/09/2026

🔤 SHQIPJA NË DIASPORË
Nga gjuha e shtëpisë te standardi: një vazhdimësi, jo një korrigjim

📍 A është e mundur të mësohet shqipja standarde pa i bërë fëmijët e diasporës të ndihen se shqipja që flasin në familje është “e gabuar”? Kjo është filozofia që udhëheq punën e Ledio Halës, lektor i gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut, i cili prej vitesh studion dygjuhësinë dhe shqipen si gjuhë trashëgimie. Në vend të korrigjimit të menjëhershëm, ai propozon një model mësimdhënieje me katër hapa: të flasësh në variantin tënd, ta krahasosh me format e tjera të shqipes, të analizosh standardin dhe më pas ta rishkruash tekstin.

📕 Në këtë intervistë për “Flasim shqip”, Hala shpjegon pse kjo qasje forcon jo vetëm kompetencën gjuhësore, por edhe vetëbesimin e nxënësve, duke e trajtuar dygjuhësinë jo si pengesë, por si një pasuri që duhet zhvilluar ...

⬇️ Materialin mund ta lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm👇
https://qbd.gov.al/revista-flasim-shqip-nr-9/

Address

Adresa: Rruga "Vilat Gjermane", Vila Nr. 6, Tiranë
Shqipëri

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Botimeve për Diasporën posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra e Botimeve për Diasporën:

Shortcuts

Share