Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise (DPM)

Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise      (DPM) Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 (Rruga dytësore), Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është institucion i specializuar që zotëron aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha transmetueshmëritë e m***eve në Shqipëri. DPM punon për zhvillimin e tre drejtimeve të metrologjisë në vendin tonë: metrologjisë shkencore, industriale dhe metrologjisë ligjore.

🌍 Nga “Peshmatja” e vitit 1922, tek Metrologjia Ligjore e akredituar sipas standardeve ndërkombëtare në 2026. 🏅Për herë ...
04/09/2026

🌍 Nga “Peshmatja” e vitit 1922, tek Metrologjia Ligjore e akredituar sipas standardeve ndërkombëtare në 2026.

🏅Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është akredituar si trupë inspektuese në fushën e metrologjisë ligjore, në përputhje me standardin ndërkombëtar SSH EN ISO/IEC 17020:2012, me Certifikatën e Akreditimit nr. TI 065.

Ky akreditim shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e metrologjisë ligjore dhe përafrimin e saj me standardet ndërkombëtare, duke forcuar kompetencën, paanshmërinë dhe besueshmërinë në veprimtaritë e inspektimit të instrumenteve matëse që i nënshtrohen kontrollit metrologjik ligjor.

Një shekull histori.
Një standard ndërkombëtar.
Një mision që vazhdon.

Për m***e të sakta.
Për një treg të drejtë.

Nga tradita e “Peshm***es”, drejt standardeve ndërkombëtare - DPM!

🔹D R E J T O R I A E P Ë R G J I T H S H M E E M E T R O L O G J I S Ë🔹

✨DPM në Shkollën Verore për Metrologjinë Biokimike🧬 📍 Kloster Drübeck🇩🇪 🗓️10–13 gusht 2026 🔹Përfaqësueset e Drejtorisë s...
17/08/2026

✨DPM në Shkollën Verore për Metrologjinë Biokimike🧬

📍 Kloster Drübeck🇩🇪
🗓️10–13 gusht 2026

🔹Përfaqësueset e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, Shilda Dulaj dhe Evisa Gozhdari, morën pjesë në Shkollën Verore për Metrologjinë Biokimike, organizuar nga Instituti Kombëtar i Metrologjisë i Gjermanisë (PTB), me mbështetjen e EURAMET.

🔸Programi trajtoi tema të rëndësishme, si infrastruktura globale dhe evropiane e metrologjisë në sektorët klinikë, bioteknologjikë dhe ushqimorë, gjurmueshmëria metrologjike, pasiguria e m***es, metodat primare dhe procedurat referuese të m***es, si dhe zhvillimet më të fundit kërkimore në fushën e metrologjisë biokimike.

🔹Përmes sesioneve teorike, punës në grup dhe shkëmbimit të përvojave me ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare të metrologjisë, pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuoi në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të DPM-së.

🔸Ne përmirësohemi çdo ditë, duke investuar vazhdimisht në dije dhe zhvillim profesional😊

12/08/2026

📢A është e verifikuar peshorja ku peshohet produkti që po blini?

🔹Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë verifikon peshoret të cilat janë objekt i kontrollit metrologjik - peshore të përdorura në markete, supermarkete, dyqane mishi, furra buke, pastiçeri, prodhues të brumit dhe tregtues të frutave e perimeve.

🔹Matja e saktë ka rëndësi, ajo garanton që konsumatori të marrë sasinë për të cilën paguan.

❗️Kontrolloni gjithmonë gjatë blerjeve tuaja që peshorja të jetë e verifikuar dhe të mbajë shenjën shtetërore të verifikimit✅

04/08/2026

🔊 Laboratori i Akustikës – laboratori ynë më i ri ✨

DPM zgjeron kapacitetet e institucionit në fushën e m***eve akustike, duke mundësuar kalibrimin e sonometrave (Sound Level Meters) dhe sigurimin e m***eve të sakta dhe të gjurmueshme të nivelit të zhurmës.

Sa e saktë është një m***e e zhurmës? 🤔

Besueshmëria e saj fillon nga kalibrimi i sonometrit.

⚙️ Në Laboratorin e Akustikës realizohet kalibrimi i sonometrave duke përdorur standardin referencë Brüel & Kjær Type 4226 Multifunction Acoustic Calibrator, i cili gjeneron nivele të përcaktuara të presionit akustik prej 94 dB, 104 dB dhe 114 dB, në frekuenca nga 31.5 Hz deri në 16 kHz.

Gjatë kalibrimit vlerësohen parametrat kryesorë të instrumentit: përgjigjja në frekuencë, lineariteti i nivelit, peshimet frekuencore A dhe C, si dhe përgjigjja kohore FAST, SLOW dhe IMPULSE.

Kalibrimi siguron rezultate të sakta dhe të krahasueshme, përputhshmëri me kërkesat teknike dhe gjurmueshmëri metrologjike.

M***et e besueshme të zhurmës janë thelbësore për vlerësimin dhe vendimmarrjen në:

🌿 mjedis
🏭 industri
🏥 shëndetësi
👷 sigurinë në punë

🔗 Zinxhiri i gjurmueshmërisë metrologjike:
Njësia SI e presionit akustik – Pascal (Pa)

Institutet Kombëtare të Metrologjisë

Standardet primare dhe referuese akustike

Brüel & Kjær Type 4226 – standardi referencë i laboratorit

Sonometrat e kalibruar

M***et në terren

Kalibrimet mbështeten në standardet ndërkombëtare IEC 61672, IEC 60942 dhe ISO/IEC 17025.

🔬 Kapacitete të reja ✔️
🎯 M***e të sakta ✔️
🤝 Besim në rezultate ✔️

20/07/2026

✅ 1613 shërbime kalibrimi, kundrejt 969 gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 66%.

Gjatë periudhës janar–qershor 2026, laboratorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) kanë vijuar realizimin e shërbimeve të kalibrimit dhe verifikimit metrologjik, duke shënuar një rritje të ndjeshme të aktivitetit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ky rezultat reflekton zgjerimin e aktivitetit laboratorik, rritjen e kërkesës për shërbime metrologjike dhe përdorimin më efikas të kapaciteteve teknike.

Shërbimet janë realizuar në fushat kryesore të m***es:

⚖️ Masë dhe Densitet
⚡ M***e Elektrike
🌡️ Temperaturë
🧪 Vëllime, Rrjedhje dhe Kimi
📏 M***e Dimensionale
🔧 M***e Mekanike

Një arritje e rëndësishme gjatë kësaj periudhe është akreditimi i laboratorëve të DPM në fushat e Temperaturës, M***eve Dimensionale dhe M***eve Elektrike, duke forcuar më tej besueshmërinë e shërbimeve të ofruara dhe duke zgjeruar mundësitë për ofrimin e shërbimeve me njohje ndërkombëtare.

📈 Rezultatet e arritura dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të DPM për zhvillimin e kapaciteteve laboratorike, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe garantimin e m***eve të sakta e të gjurmueshme në mbështetje të ekonomisë dhe shoqërisë.

20/07/2026

✨Building Expertise in Metrology✨

🔹Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë mori pjesë në workshop-in rajonal “Single Market Academy: Building Expertise in Metrology”, zhvilluar në Tiranë në datat 24 dhe 25 qershor, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe GIZ (Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).

🔹Workshop-i u fokusua në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të metrologjisë, duke trajtuar ndërtimin e profileve të kompetencave, programet e trajnimit për ekspertët, kualifikimin e vazhdueshëm të stafit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet institucioneve të rajonit.

🤝 Përmes diskutimeve me ekspertë të EURAMET, WELMEC dhe institucioneve kombëtare të metrologjisë, u trajtuan sfidat dhe prioritetet për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të zhvillimit profesional, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve metrologjike dhe përafrimin me standardet evropiane.

🔹Investimi në zhvillimin e burimeve njerëzore mbetet një nga shtyllat kryesore për ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes europiane të vendit🇦🇱

📍 TAIEX Workshop për Metrologjinë Ligjore në Shqipëri🇪🇺🇦🇱 Nga data 9-12 qershor 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Metrolo...
16/06/2026

📍 TAIEX Workshop për Metrologjinë Ligjore në Shqipëri🇪🇺🇦🇱

Nga data 9-12 qershor 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë zhvilloi një workshop TAIEX, në kuadër të instrumentit të asistencës teknike të Bashkimit Evropian në mbështetje të administratave publike të vendeve përfituese, gjatë procesit të përafrimit të legjislacionit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

Ky workshop u organizua në vijim të kërkesës së DPM dhe u mbështet nga Komisioni Europian përmes mobilizimit të ekspertëve nga Republika Çeke.

Misioni u zhvillua me pjesëmarrjen e ekspertëve Miroslav Chloupek, Jindra Kafková dhe Eliška Machová, të cilët ndanë me ne përvojën dhe praktikat më të mira të harmonizimit të legjislacionit metrologjik me standardet europiane.

🔎 Diskutimet u fokusuan në:

✅Transpozimin e direktivave të BE-së në legjislacionin kombëtar të metrologjisë; ✅Rishikimin e rregulloreve teknike për instrumentet matëse;
✅Forcimin e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit;
✅Procedurat e verifikimit fillestar dhe periodik të instrumenteve matëse;
✅Rregullimin e instrumenteve matëse jashtë legjislacionit të harmonizuar, në përputhje me nenet 34–36 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian.

🤝 Së bashku drejt standardeve europiane dhe një sistemi metrologjik më cilësor🇦🇱🇪🇺

Download📢 Një tjetër arritje e rëndësishme për institucionin tonë😇 🔹Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është akredi...
13/06/2026

Download
📢 Një tjetër arritje e rëndësishme për institucionin tonë😇

🔹Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është akredituar nga "Institute of Accreditation of the Republic of North Macedonia", sipas standardit ndërkombëtar ISO/IEC 17025:2018, duke konfirmuar kompetencën teknike të laboratorëve të kalibrimit.

🔹Për herë të parë në historinë e institucionit janë akredituar:

✔ Laboratori i Gjatësisë
✔ Laboratori i Temperaturës
✔ Laboratori Elektrik

🔹Ky akreditim dëshmon se laboratorët e DPM-së operojnë në përputhje me kërkesat më të larta ndërkombëtare për saktësinë, gjurmueshmërinë dhe besueshmërinë e m***eve.

🔹Ky sukses është rezultat i përkushtimit dhe punës së stafit teknik të institucionit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e infrastrukturës kombëtare të cilësisë, duke rritur besimin në shërbimet metrologjike të ofruara në Republikën e Shqipërisë🇦🇱

📢Ftojmë komunitetin e biznesit dhe të gjithë përdoruesit e instrumenteve matëse të mbështeten në shërbimet e akredituara të DPM-së, për të garantuar cilësi, siguri dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare🌐

✨4 Qershor 2026 ✨ "Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës i paraqet komplimentet e saj Ambasadës së Shqipë...
06/06/2026

✨4 Qershor 2026 ✨

"Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të

Francës i paraqet komplimentet e saj Ambasadës së Shqipërisë dhe ka nderin të konfirmojë marrjen, në datën 4 qershor 2026, të instrumentit të aderimit të saj në Konventën me qëllim sigurimin e unifikimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e
sistemit metrik, të nënshkruar në Paris më 20 maj 1875, e ndryshuar nga Konventa e nënshkruar në Sèvres më 6 tetor 1921 (“Konventa e Metrit”).

Qeveria e Republikës Franceze, në cilësinë e depozitarit të Konventës së Metrit, ka nderin t’i konfirmojë Ambasadës së Shqipërisë se, në zbatim të neneve 3 dhe 4 të Konventës ndryshuese, Konventa e Metrit ka hyrë në fuqi për Republikën e Shqipërisë në të njëjtën ditë me depozitimin e këtij instrumenti, pra më 4 qershor 2026.

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme shfrytëzon këtë rast për t’i ripërsëritur Ambasadës së Shqipërisë konsideratën e saj më të lartë."

🔹 🔹 🔹 🔹 🔹

Pas përfundimit të procedurave diplomatike, Shqipëria bëhet anëtari i 66 i Konventës së Metrit (BIPM) dhe pjesë e sistemit ndërkombëtar mbi të cilin ndërtohen standardet globale të m***es.

Nga sot, infrastruktura metrologjike shqiptare ulet e barabartë në tryezën botërore të metrologjisë, krahas vendeve më të zhvilluara të Europës dhe botës.

Një moment historik për metrologjinë shqiptare🇦🇱 Saktësia dhe cilësia flasin një gjuhë kudo, gjuhën e standardeve🌐

02/06/2026

🌍 Në kuadër të Ditës Botërore të Metrologjisë, si vendi më i ri anëtar me të drejta të plota në Konventën e Metrit të BIPM, si dhe në kuadër të procesit të akreditimit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë në laboratorët kombëtarë të DPM, si mbajtës të etaloneve kombëtare.

Gjatë vizitës, Ministrja inkurajoi forcimin institucional përmes zgjerimit të shërbimeve në funksion të nevojave të biznesit dhe institucioneve shtetërore, me synim ofrimin e standardeve dhe cilësisë së avancuar në shërbimet metrologjike.

Ministrja vlerësoi punën e bërë për promovimin e institucionit dhe aksesit të studentëve të shkencave të natyrës dhe shkencave inxhinierike në laboratorët e DPM, si potenciali i ardhshëm që do të kontribuojë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt tregut të Bashkimit Europian🇪🇺

🤝 Një moment i rëndësishëm ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet DPM dhe Fakultetit Teknik dhe Shkencave të Natyrës të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Address

Autostrada Tiranë/Durrës, Km 8 ( Rruga Dytësore)
Tiranë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise (DPM) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share