Mediateka Aidssh

Mediateka Aidssh Mediateka e Arkivit të Ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991

26/06/2026

Kurthi i Sabotatorëve të Beratit: Dëshmia e Ushtar Çobos

Në dëshminë e njërit prej të akuzuarve të të procesit të të ashtuquajturve “Sabotatorë të Beratit”, në fund të viteve ’70, me akuzën e hedhjes në erë të Kombinatit “Mao Ce Dun” në Berat, Ushtar Çobo flet për fabrikimin e provave të gjyqit nën dhunë fizike dhe
psikologjike.

Procesi politik i montuar vendosi dënime të rënda për të pandehurit, 2 me vdekje me pushkatim dhe dy të tjera me shumë vite burg. Ushtar Çobo u dënua me 25 vjet burg duke vazhduar kështu persekutimin e brezit të dytë dhe të tretë të “kontigjentëve armiq”.

I fotografuar nga organet e Sigurimit në “vendin ku ishte planifikuar hedhja në erë”, Ushtar Çobo tregon në dokumentarin “Kurthi i një sabotazhi të paralajmëruar” se si u pozicionua dhe më pas firmosi procesveralin e “njohjes së vendit ku ishte planifikuar
të kryhej akti i diversionit”.

Dokumentari është pjesë e ciklit të dokumentareve historikë të realizuar nga Dashnor Kaloçi të cilët janë shfaqur rregullisht në kanale televizive kombëtare, si RTSH, News 24 dhe portalin
Memorie.al. Mediateka e Autoritetit të Dosjeve Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) Gentiana Mara Sula

❓ Si i raportonin strukturat e Ministrisë së Brendshme protestat, grevat dhe demonstratat e vitit 1991?❓ Si interpretohe...
03/06/2026

❓ Si i raportonin strukturat e Ministrisë së Brendshme protestat, grevat dhe demonstratat e vitit 1991?
❓ Si interpretoheshin kërkesat e qytetarëve nga aparati shtetëror i kohës?
❓ Çfarë shqetësimesh, vlerësimesh dhe parashikimesh përmbajnë këto dokumente për një nga momentet më vendimtare të tranzicionit shqiptar?

📖 Dokumentet arkivore ofrojnë sot një mundësi për të kuptuar jo vetëm ngjarjet, por edhe mënyrën se si ato perceptoheshin dhe dokumentoheshin nga institucionet shtetërore.
📂 Fondi 4, Drejtoria e I-rë

▪️ Dosje nr. 113, viti 1991
▪️ Dosje nr. 114, viti 1991
▪️ Dosje nr. 117, viti 1991
▪️ Dosje nr. 119, viti 1991

📌 Në Arkivin e Sigurimit të Shtetit ruhen një sërë dosjesh dokumentare që pasqyrojnë situatën politike, shoqërore dhe të sigurisë në Shqipëri gjatë vitit 1991, një periudhë e karakterizuar nga ndryshime të thella dhe tensione të shumta. Këto materiale përmbajnë informacione operative, raporte dhe analiza mbi zhvillimet kryesore të kohës, duke evidentuar reagimet e institucioneve shtetërore ndaj protestave, grevave dhe lëvizjeve me karakter politik.

🧾 Dokumentet hedhin dritë mbi mënyrën se si strukturat e Ministrisë së Brendshme ndiqnin dhe raportonin zhvillimet në terren: nga organizimi i grevave dhe demonstratave, te mobilizimi i studentëve, veprimtaria e opozitës, reagimet e sindikatave dhe tensionet që shoqëruan muajt e fundit të sistemit komunist.

🔄 Përmes këtyre dosjeve mund të ndiqet evoluimi i kërkesave qytetare, të cilat nga shqetësimet ekonomike e sociale u shndërruan gradualisht në kërkesa të hapura politike për ndryshim sistemi dhe pluralizëm. Aplikoni në AIDSSH përmes plotësimit të formularit https://aidssh.al/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/
#️⃣

"𝑮𝒆𝒛𝒐𝒋𝒖 𝒎𝒐𝒋 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊,  𝒂𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒆𝒇𝒓𝒊𝒎,𝒔𝒆 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊 𝒊 𝒓𝒊 𝒌𝒓𝒆𝒋𝒕 𝒕𝒆 𝒌𝒂 𝒅𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒍𝒒𝒊𝒎”.Këto vargje të p...
28/02/2026

"𝑮𝒆𝒛𝒐𝒋𝒖 𝒎𝒐𝒋 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊,
𝒂𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒆𝒇𝒓𝒊𝒎,
𝒔𝒆 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊 𝒊 𝒓𝒊
𝒌𝒓𝒆𝒋𝒕 𝒕𝒆 𝒌𝒂 𝒅𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒍𝒒𝒊𝒎”.

Këto vargje të poezisë së Hajrulla Ersekës, dedikuar Mehdi Frashërit, ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1936 dhe funksionar i lartë shtetëror janë pjesë e dokumenteve në dosjen nr. 6. Po ashtu, në dokumente evidentohet përpjekjet e Frashërit për emigrim drejt Egjiptit dhe Lindjes së Mesme, si dhe formimin e një Komiteti Qendror në Kajro nën drejtimin e Ahmet Zogut. Në total, dy dosjet nr. 6, dhe nr. 6/1 të përbëra nga 257 faqe dokumente gjithësej hedhin dritë mbi veprimtarinë dhe ndikimin e tij në historinë e Shqipërisë.

👉 𝑃𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑒𝑥𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑢𝑙𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑙𝑜𝑡𝑎, 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑧𝑖𝑡𝑜𝑛𝑖 https://aidssh.al/
🔗 Për të gjithë të interesuarit, materialet arkivore të Autoritetit të Dosjeve mund të jetë në dispozicion përmes AIDSSH, duke plotesuar formularët përkatës, në përputhje me ligjin 45/2015.

Mehdi bej Frashëri ishte një nga politikanët dhe diplomatët më të shquar shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, p...
28/02/2026

Mehdi bej Frashëri ishte një nga politikanët dhe diplomatët më të shquar shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, përfaqësues i Shqipërisë për 15 vite në Lidhjen e Kombeve dhe më parë në shërbim të administratës osmane si nënprefekt i Thrakisë dhe Guvernator i Jerusalemit. Veprimtaria e tij politike, nga shpallja e Pavarësisë më 1912 deri në largimin nga Shqipëria në vitin 1944, përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë shtetërore shqiptare, i shoqëruar edhe me pasojat e rënda që familja e tij përjetoi gjatë regjimit komunist.
AIDSSH publikon disa dokumente të përzgjedhura nga dosja arkivore e krijuar nga Sigurimi i Shtetit mbi veprimtarinë politike dhe historike të Mehdi Frashërit, të cilat hedhin dritë mbi një periudhë të ndërlikuar të historisë shqiptare gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

📜 𝑫𝒐𝒔𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓𝒎𝒃𝒂𝒏:
▪️ 𝑇𝘦𝑙𝘦𝑔𝘳𝑎𝘮 𝘯𝑔𝘢 𝘈𝑑𝘰𝑙𝘧 𝘏𝑖𝘵𝑙𝘦𝑟 𝑑𝘳𝑒𝘫𝑡𝘶𝑎𝘳 𝘒𝑟𝘺𝑒𝘵𝑎𝘳𝑖𝘵 𝘵𝑒̈ 𝐾𝘦̈𝑠𝘩𝑖𝘭𝑙𝘪𝑡 𝑡𝘦̈ 𝘙𝑒𝘨𝑗𝘦𝑛𝘤𝑒̈𝘴 𝘥ℎ𝘦 𝘔𝑒𝘩𝑑𝘪 𝘍𝑟𝘢𝑠𝘩𝑒̈𝘳𝑖𝘵
▪️ 𝑅𝘢𝑝𝘰𝑟𝘵𝑒 𝑚𝘣𝑖 𝑎𝘳𝑟𝘢𝑡𝘪𝑠𝘫𝑒𝘯 𝘦 𝘧𝑖𝘨𝑢𝘳𝑎𝘷𝑒 𝑝𝘰𝑙𝘪𝑡𝘪𝑘𝘦 𝘴ℎ𝘲𝑖𝘱𝑡𝘢𝑟𝘦 𝘥𝑟𝘦𝑗𝘵 𝘌𝑔𝘫𝑖𝘱𝑡𝘪𝑡
▪️ 𝘐𝑛𝘧𝑜𝘳𝑚𝘢𝑡𝘢 𝘮𝑏𝘪 𝘬𝑜𝘯𝑡𝘢𝑘𝘵𝑒𝘵 𝘱𝑜𝘭𝑖𝘵𝑖𝘬𝑒 𝑑𝘩𝑒 𝑝𝘦̈𝑟𝘱𝑗𝘦𝑘𝘫𝑒𝘵 𝘱𝑒̈𝘳 𝘧𝑜𝘳𝑚𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑒 𝑛𝘫𝑒̈ 𝑞𝘦𝑣𝘦𝑟𝘪𝑒 𝑠𝘩𝑞𝘪𝑝𝘵𝑎𝘳𝑒 𝑛𝘦̈ 𝘮𝑒̈𝘳𝑔𝘪𝑚
▪️ 𝘚ℎ𝘬𝑟𝘦𝑠𝘢 𝘱𝑒̈𝘳 𝘴𝑖𝘨𝑢𝘳𝑖𝘮𝑖𝘯 𝘦 𝘶𝑑𝘩𝑒̈𝘵𝑖𝘮𝑒𝘷𝑒 𝑔𝘫𝑎𝘵𝑒̈ 𝑜𝘬𝑢𝘱𝑎𝘤𝑖𝘰𝑛𝘪𝑡 𝑔𝘫𝑒𝘳𝑚𝘢𝑛
▪️ 𝘉𝑖𝘰𝑔𝘳𝑎𝘧𝑖 𝑎𝘳𝑘𝘪𝑣𝘰𝑟𝘦 𝘥ℎ𝘦 𝘮𝑎𝘵𝑒𝘳𝑖𝘢𝑙𝘦 𝘮𝑏𝘪 𝘢𝑘𝘵𝑖𝘷𝑖𝘵𝑒𝘵𝑖𝘯 𝘱𝑜𝘭𝑖𝘵𝑖𝘬
▪️ 𝐷𝘰𝑘𝘶𝑚𝘦𝑛𝘵𝑒 𝑚𝘣𝑖 𝑛𝘥𝑎𝘳𝑗𝘦𝑛 𝑛𝘨𝑎 𝑗𝘦𝑡𝘢 𝘥ℎ𝘦 𝘷𝑎𝘳𝑟𝘪𝑚𝘪𝑛
▪️ 𝘍𝑜𝘵𝑜 𝑜𝘳𝑖𝘨𝑗𝘪𝑛𝘢𝑙𝘦 𝘥ℎ𝘦 𝘥𝑒̈𝘴ℎ𝘮𝑖 𝑙𝘦𝑡𝘳𝑎𝘳𝑒 𝑘𝘶𝑠𝘩𝑡𝘶𝑎𝘳 𝘧𝑖𝘨𝑢𝘳𝑒̈𝘴 𝘴𝑒̈ 𝑡𝘪𝑗
𝐾𝘦̈𝑡𝘰 𝘥𝑜𝘬𝑢𝘮𝑒𝘯𝑡𝘦 𝘱𝑎𝘳𝑎𝘲𝑒𝘴𝑖𝘯 𝘯𝑗𝘦̈ 𝘱𝑎𝘯𝑜𝘳𝑎𝘮𝑒̈ 𝑡𝘦̈ 𝘻ℎ𝘷𝑖𝘭𝑙𝘪𝑚𝘦𝑣𝘦 𝘱𝑜𝘭𝑖𝘵𝑖𝘬𝑒, 𝘥𝑖𝘱𝑙𝘰𝑚𝘢𝑡𝘪𝑘𝘦 𝘥ℎ𝘦 𝘴ℎ𝘰𝑞𝘦̈𝑟𝘰𝑟𝘦 𝘵𝑒̈ 𝑘𝘰ℎ𝘦̈𝑠, 𝘥𝑢𝘬𝑒 𝑜𝘧𝑟𝘶𝑎𝘳 𝘯𝑗𝘦̈ 𝘣𝑢𝘳𝑖𝘮 𝘵𝑒̈ 𝑣𝘺𝑒𝘳 𝘱𝑒̈𝘳 𝘴𝑡𝘶𝑑𝘪𝑢𝘦𝑠𝘪𝑡 𝑑𝘩𝑒 𝑝𝘶𝑏𝘭𝑖𝘬𝑢𝘯 𝘦 𝘨𝑗𝘦𝑟𝘦̈.

👉 Për të lexuar më shumë dhe për të konsultuar dokumentet e plota, mund të vizitoni https://aidssh.al/
🔗 Për të gjithë të interesuarit, materialet arkivore të Autoritetit të Dosjeve mund të jetë në dispozicion përmes AIDSSH, duke plotesuar formularët përkatës, në përputhje me ligjin 45/2015.

📜 26 SHKURT 1951 – AKTI I PUSHTETIT. ⚖️⚖️⚖️ 10 GUSHT 1991 – AKTI I PAFAJËSISË. Më 26 shkurt 1951, një grup intelekualësh...
27/02/2026

📜 26 SHKURT 1951 – AKTI I PUSHTETIT. ⚖️⚖️⚖️ 10 GUSHT 1991 – AKTI I PAFAJËSISË.

Më 26 shkurt 1951, një grup intelekualësh shqiptarë, mes tyre dhe shkencëtarja e parë shqiptare femër, biologia Sabiha Kasimati, u pushkatuan pa gjyq, bazuar në Vendimin nr. 64, datë 27.02.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.
⏩Ata u akuzuan kolektivisht për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit popullor, propagandë, spiunazh dhe përpjekje për rrëzim të regjimit, pa u mbështetur në prova konkrete. 📄

Pas 40 vitesh, familjarët e viktimave, me një letër datë 24.06.1991, iu drejtuan Kuvendit Popullor, Presidentit të Republikës, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke kërkuar:

sqarimin e rrethanave të pushkatimit;

numrin e saktë të viktimave'

vendndodhjen e varrit të përbashkët;

Pas shqyrtimit të kërkesës, Pleniumi i Gjykatës së Lartë, kryesuar nga Kleanthi Koci, me Vendimin nr. 64, datë 10.08.1991, vendosi:
➡️ prishjen e Vendimit nr. 64 të vitit 1951,
➡️ pushimin e çështjes penale,
➡️ duke e konsideruar vendimin fillestar të kundërligjshëm dhe të pambështetur në prova.

📌 Ky vendim përbën AKTIN ZYRTAR TË PAFAJËSISË për viktimat e 22 shkurtit 1951.

Dosja nr. 1687 në Arkivin e Sigurimit të Shtetit, në AIDSSH dokumenton se listat e dënimit janë ndërtuar mbi:

prejardhjen shoqërore,

formimin arsimor,

pozita të mëparshme,

dhe vlerësime politike,
pa prova faktike për veprimtari penale. 📂

🕊️ 10 gushti 1991 shënon momentin kur shteti shqiptar njohu zyrtarisht padrejtësinë historike të kryer më 22 shkurt 1951.
Për më shumë, ju ftojmë te konsultoni dosjen e mësipërme përkundrejt plotësimit të formularit : https://aidssh.al/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/

📅 75 VJET nga dita e pushkatimit pa gjyq të Sabiha Kasimatit dhe 21 intelekualëve.Më 26 shkurt 1951, pa gjyq dhe pa asnj...
26/02/2026

📅 75 VJET nga dita e pushkatimit pa gjyq të Sabiha Kasimatit dhe 21 intelekualëve.
Më 26 shkurt 1951, pa gjyq dhe pa asnjë provë, Sabiha Kasimati, vetëm 38 vjeçe, u ekzekutua së bashku me 21 intelektualë të tjerë. Një mendje e shndritshme dhe e lirë u ndalua nga frika e një regjimi që urrente dijen dhe dinjitetin.

👁️Në arkivin e Sigurimit të Shtetit administruar nga AIDSSH, ruhet Dosja nr. 1687 e cila përmban, ndër të tjera, emrat e të pushkatuarve pa gjyq, raportet informative dhe dokumentacionin e vendimeve që formalisht i shpallnin “fajtorë” pa prova konkrete.
🔎 Për të mësuar më shumë mbi dosjen e krijuar nga Sigurimi për këtë ngjarje ju ftojmë të plotësoni formularin :https://aidssh.al/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/

26 Shkurti është një ditë për të reflektuar mbi atë çfarë mund të bëjë frika e pushtetit ndaj dijes, por edhe për të nderuar ata që nuk u përkulën.

👉Çdo vit, më 26 shkurt, Autoriteti i Autoriteti Dosjeve përkujton me respekt dhe mirënjohje 22 intelektualët e shquar të ekzekutuar pa gjyq, për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike.

🌟 Aktivitetet e realizuara për këtë datë nga AIDSSH:

2017 – Në 105-vjetorin e lindjes së Sabiha Kasimatit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me mbështetje nga Ambasada Italiane dhe Biblioteka Kombëtare, organizoi një takim ku u dorëzua teza e diplomës së saj, e mbrojtur në Itali. Gjatë takimit u diskutua vendosja e emrit të saj në Muzeun e Shkencave të Natyrës, si nderim për kontributin në shkencë dhe shoqëri.

2018 – Familjet Luga dhe Kaceli morën dosjet e familjarëve të tyre të pushkatuar pa gjyq gjatë periudhës së bombës sovjetike.

2018 – Në ditën e parë të vitit akademik universitar 2018-2019, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përuroi këndin e kujtesës së studiueses Sabiha Kasimati, në Muzeun e Shkencave të Natyrës që tashmë mban emrin e saj.
Aktivitetet u zhvilluan në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, studiues e familjarë.

2019 – Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit i propozoi Presidentit të Republikës vlerësimin me tituj nderi të të gjithë atyre që kontribuan në gjetjen dhe zhvarrimin e eshtrave, duke përfshirë edhe familjarët e viktimave. Presidenti nderoi me medalje 22 intelektualët e ekzekutuar dhe familjet e tyre. Rruga pranë vendit të ekzekutimit mori emrin “26 Shkurti” në nderim të tyre.

2020 – AIDSSH kryen homazhe në nderim të të ekzekutuarve në masakrën e 26 shkurtit.

2022 – Nxënës të shkollës "Jeronim de Rada" u njohën me Këndin e Kujtesës “Sabiha Kasimati”, udhëhequr nga studiuesja Dr. Ani Bajrami.

2023 – Në Muzeun Historik Kombëtar, me mbështetje nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, u shfaq “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, me autor Rovena Rrozhani - Shkrimtare per femije dhe regji të Suela Bakos. Nxënës të gjimnazit Andon Zako Çajupi dhe Qemal Stafa rikrijuan historitë e tri shkencëtareve: Sabiha Kasimati, Mari Kyri dhe Rozalinda Frenklin, duke sjellë në pah jetën dhe kontributin e tyre në shkencë.

🎬SOT më 26 shkurt 2026 - përkujtohet veçanërisht Sabiha Kasimati, shkencëtare dhe figurë emblematike e mendimit të lirë, përmes shfaqjes teatrore: “Mendje të bukura, shpirtra të lirë” . Vendi: holli i AIDSSH
Me Autor: Rovena Rozhani | Regji: Suela Bako. Të pranishëm mësues dhe nxënës të shkollave.

𝟐𝟔 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟏𝟗𝟓𝟏𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟐 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈📅Më 26 shkurt 1951, pa hetim dhe pa gjyq, u ekzek...
26/02/2026

𝟐𝟔 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟏𝟗𝟓𝟏
𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟐 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈

📅Më 26 shkurt 1951, pa hetim dhe pa gjyq, u ekzekutuan 22 intelektualë të shquar shqiptarë, përfaqësues të elitës kulturore, shkencore dhe profesionale të vendit. Ngjarja lidhet me incidentin e 19 shkurtit 1951 në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë, i cili u përdor si pretekst për një akt represioni politik nga regjimi komunist.

👥22 intelektualë, ndër to dhe Sabiha Kasimati, u arrestuan dhe u pushkatuan mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit pa e ditur arsyen përse, dhe pa pasur mundësi të mbroheshin. Kur viktimat nuk jetonin më, vetëm një ditë pas ekzekutimit të tyre , më datë 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh i përbërë nga tre vetë, dhanë vendimin nr.64 datë 27.02.1951, për dënimin me vdekje të 22 personave.
Familjet e të ekzekutuarve në korrik të vitit 1991 kërkuan pafajësinë e familjarëve të pushkatuar pa gjyq. Vendimi i Gjykatës së Lartë më 10 gusht 1991, i shpalli të pafajshëm 22 intelektualët e dënuar.

📂𝑫𝒐𝒔𝒋𝒂 𝒂𝒓𝒌𝒊𝒗𝒐𝒓𝒆 𝒆 𝒊𝒔𝒉-𝑺𝒊𝒈𝒖𝒓𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑺𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕

Në dosjen F.1 HGJ-1951-1687.A të administruar nga AIDSSh evidentohet lista emërore e personave të pushkatuar, materialet hetimore, raportet informative, si dhe dokumentacionin gjyqësor që çoi në një dënim kolektiv, të kundërligjshëm dhe të pambështetur në prova konkrete.

📑 𝑭𝒕𝒆𝒔𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒖𝒍𝒕𝒊𝒎
Të gjithë të interesuarit ftohen të konsultojnë dokumentacionin pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), kundrejt plotësimit të formularit për studiues/media.
https://aidssh.al/.../formular-aplikimi-per-kerkues-per.../

🔥 20 shkurt 1991 — Rrëzimi i përmendores  së Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” nuk ishte thjesht një akt simbolik, po...
20/02/2026

🔥 20 shkurt 1991 — Rrëzimi i përmendores së Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” nuk ishte thjesht një akt simbolik, por momenti historik që hapi një epokë të re për Shqipërinë. Ishte dita kur u shemb një mit dhe nisi një kapitull i ri për vendin.

🕰️ Fillimi i tranzicionit
Me këtë akt, Shqipëria hyri në një proces të thellë transformimi politik dhe shoqëror. Sistemi i vjetër po shpërbëhej, ndërsa realiteti i ri demokratik po formësohej mes pasigurive, shpresës dhe tronditjeve të forta shoqërore.

📄 Çfarë tregojnë dokumentet arkivore në Arkivin e AIDSSH:
Informacionet mbi këto zhvillime gjenden në Fondin 4, Dosjet nr. 117, 119 dhe 147 të vitit 1991, të cilat dokumentojnë në mënyrë të detajuar demonstratat dhe lëvizjet qytetare në Tiranë dhe rrethe. Raportet pasqyrojnë klimën e tensionuar politike dhe shoqërore, presionin e fortë popullor dhe përpjekjet e autoriteteve për të monitoruar dhe menaxhuar protestat, veçanërisht gjatë ditëve kyçe 19–21 shkurt 1991, me kulmimin më 20 shkurt.

🔎 20 shkurti nuk ishte thjesht rrëzim i një përmendoreje, ishte rrëzim i një epoke dhe lindje e një Shqipërie të re.

📸Fotografia: pjesë e dosjeve të Fondit 4 të Arkivit të Sigurimit të Shtetit. Autori i panjohur.
👉Nëse e dini autorin e kësaj fotografie, ju lutem na njoftoni në adresën zyrtare të AIDSSH: [email protected];
🤝kjo do të na ndihmojë ta dokumentojmë siç duhet dhe t’i japim meritat e duhura.
🙏Nëse keni fotografi personale që dëshironi t’i ndani për të pasuruar arkivin tonë, na i dërgoni në [email protected];
çdo kujtim ka vlerë dhe mund të bëhet pjesë e historisë sonë të përbashkët.

🔍 Për një konsultim të dosjeve në Arkivin e Autoritetit, ju lutem plotësoni formularin në linkun si vijon: https://aidssh.al/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/

Autoriteti Dosjeve Gentiana Mara Sula

Address

Njësia Administrative Nr. 4, Rruga E Dibrës, Garnizoni “Skënderbej”
Tiranë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mediateka Aidssh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Mediateka Aidssh:

Shortcuts

Share