09/08/2026
NJOFTIM
Për kandidatët për studentë në programin e studimit “Bachelor” në Akademinë e Sigurisë.
Në kuadër të procesit të konkurrimit për pranimet në programin e studimit “Bachelor” në Akademinë e Sigurisë, njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë kualifikuar pas përfundimit të testimit të ushtrimeve të përgatitjes fizike, se do të vijojnë me fazën e radhës të procesit të konkurrimit, testimin psikologjik dhe intervistën. Në këtë kuadër:
1. Kandidatët të cilët kanë përfunduar testimin e ushtrimeve të përgatitjes fizike më datë 08.08.2026 dhe janë kualifikuar, duhet të paraqiten në ambientet e Akademisë së Sigurisë, më datë 10.08.2026, në orën 07:30, për t’ju nënshtruar testimit psikologjik dhe intervistës.
2. Kandidatët të cilët kanë përfunduar testimin e ushtrimeve të përgatitjes fizike më datë 09.08.2026 dhe janë kualifikuar, duhet të paraqiten në ambientet e Akademisë së Sigurisë, më datë 10.08.2026, në orën 11:30, për t’iu nënshtruar testimit psikologjik dhe intervistës.
Kandidatët duhet të kenë me vete:
- Dokumentin e identifikimit (kartën e identitetit);
- Dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e procesit të konkurrimit.
Gjithashtu, kandidatët duhet të respektojnë kodin e veshjes, i cili për këtë fazë të procesit duhet të jetë i rregullt, serioz dhe i përshtatshëm për një proces përzgjedhjeje.
Kandidatët këshillohen të paraqiten në kohën e përcaktuar, duke respektuar orarin dhe udhëzimet e dhëna nga strukturat përgjegjëse të Akademisë së Sigurisë. Për më shumë informacion referojuni:
https://akademiaesigurise.asp.gov.al/njoftime/
Suksese !