22/07/2026
Partia shtet dhe "penicilina" e tranzicionit.
Për 45 vjet në Shqipëri sundoi diktatura e proletariatit ku partia kishte rolin udhëheqës në gjithë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv.
Zyrat i kishin të ndara në fakt dhe për hir të së vërtetës partia më së shumti një rol këshëllimor kishte.Ishin komitetet ekzekutive ato që kishin vulat dhe i jepnin formë shtetit.
Ndoshta jam i gabuar por atëherë kishte më shumë meritokraci se sot.Binte era shtet në fakt edhe pse munginte liria politike.
Pas rënies së sistemit komunist u zhvillua një fushatë represive kundër komunizmit.Shumë mirë do thotë shumëkush dhe as unë sjam kundër. ...po kush u "godit" nga kjo fushatë?
Kryesisht u goditën simbolet.Duke filluar me monomentet e Enverit,Stalinit e me radhë.U hoq ylli nga flamuri madje edhe parullat Popull-Parti-Enver apo Lavdi Marksizëm Leninizmit u fshinë me një të rënë të lapsit.
Muzeut të Enverit ju ndërua emri dhe u shëndrua në mejhane.(Edhe unë në fakt kam pirë kafe nja dy herë tek'Mumja")
U hoq hylli nga fasada e muzeut kombëtar dhe çdo simbol tjetër që të kujton komunizmin.U fillua dhe luftë kundër komunistëve në fakt dirigjuar nga komunistë antikomunistë.
Vetëm njê gjë ngeli pa u prekur nga sistemi komunist.
MENTALITETI KOMUNIST I PARTISË SHTET
Jo vetëm që nuk u shkul mentaliteti"partia mbi të gjitha" por partia pas viteve 90-të mori edhe vulën e ekzekutivit.Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtyre 30 viteve që ka prodhuar një shtet shkaravinë dhe politikanë hajdutë.
Ne nuk kemi shtet.
Në shqipëri me nje numër kaq të vogël banorësh nuk gjej arsye që të meren me politikë 1/5 e popullsisë.Me politikë aktive flas se simpatizantë janë të gjithë Shqiptarët.
Mendoni për njê çast sikur të gjithë nênëpunësit e njësive të shërbimeve direkte(arsim ,shëndetësi etj) të zgjidheshin permes konkurimit publik.Sa prej tyre do tundnin flamurët e partive???...sigurisht askush.
Punonjësit vendorë,nënepunësit civilë përfshi edhe drejtorë drejtorish të përgjithshme e sekretarë të përgjithshëm duhet të zgjidhen përmes konkurimit publik.Sa individë të këtyre kadegorive do shihje nëpër zyra partish nëse do zhvilloheshin konkurimet sipas ligjit??
Nëse do kishim shtet partia do kishte një peshë fare të vogël dhe vetëm pansionantët do involvoheshin në politikë.Edhe hajdutët do thotë dikush....jojo...jo asnjë hajdut nuk do afrohej nëse do kishim gjykatat që duhen.
Do më pëlqente që simbolet e komunizmit tê ishin ende.Monomentet,parullat,bunkerët e çdo gje tjetër qe lidhet me komunizmin .Në fund të fundit do i jepej një dorë e mirë turizmit.Vetëm mentaliteti i partisë nuk duhet ruajtur.Ky mentalitet duhet çrënjosur një herë e përgjithmonë.
Trekëndëshi i bermudës duket i investuar fuqishëm në ruajtjen e pozitave të partisë shtet.
Nuk e kam besuar asnjëherë që Berisha ka qënë agjent i UDB-së me pseudonimin "penicilina" por mund ta them me siguri se ai është panicilina që i zgjat jetën partisë shtet.
Është berisha që mban ende më këmbë kufomën politike me emrin Edi Rama.