16/06/2026
Prej dt 29 maj, çdo ditë kam shkruar e kam folur në rrjetet e mia sociale nëpërmjet komunikimeve live dhe i kam thënë e stërthënë të gjitha.
Por ende më shkruajnë e më pyesin:
Pse nuk shkon në Protesta?
A je me Protestat?
A je me Popullin?
Pse nuk e mbështet Popullin?
A je me Rininë?
Pse nuk e mbështet Rininë?
E sido që tu përgjigjem unë, kur nuk marrin përgjigje pohuese më kthehen:
I sh*tur, i fëlliqët, je kundër popullit, je kundër rinisë, etj etj etj…
Lista e sharjeve shkon më e gjatë se Listat e Dasmave të të gjithë Protestuesve në të gjitha ditët.
Lexoj kur më shkruajnë:
Këto janë Protestat më të bukura në botë.
Aty janë njerëzit e lirë e me dinjitet, aty është gjithë populli i vuajtur që do liri, e do ndryshim kundër të ligjve e horrave.
Dakort u them.
Dmth, unë që nuk jam aty, nuk qenkam as i lirë, as i dinjitetshëm, e as i denjë…
Po mirë, pse kur unë luftoja kundër Rama - Berisha - Meta - Oligarki - Soros - etj etj etj, para dt 29 maj, isha krejt vetëm?
Pse asokohe të gjithë ata që më shajnë sot, më shanin me po të njëjtën gjuhë, me po të njëjtat fjalë, por më shanin sipas Fanellës së tyre…
EdRamistët apo siç i quaj unë Edzbollahët më shanin: Këlysh i Saliut, Serb i Saliut, Zagar i Saliut, do pushtet ti fëlliqësirë, do një copë karrige ti ndyrësirë, shërbëtor i Saliut dhe i PD, etj, etj, etj…
SaliBerishistët apo siç i quaj unë Salibanët më shanin: O njeri kot, o mashtrues, o Soroist, i sh*tur tek Edi Rama, i sh*tur tek Veliaj, patronazhist, delirant, etj, etj, etj..
Edhe Metistët njëlloj…
Më tej u shtuan këta të Partive të Reja me sharje: o shërbëtor i Regjimit Rama - Berisha - Meta, o ziliqar, o xheloz, o dështak, etj, etj, etj…
Çuditërisht, pas dt 29 maj, kur nisi Revolucioni, nuk ka ndryshuar lista e sharjeve, por tani po mi thonë si “Flamingo” apo si “Revolucionarë”, të gjithë bashkë…
Se e vërteta është se aty në atë shesh ata janë të gjithë bashkë…
Po e përdorin Revolucionin për “shplarje e rivirgjërim” të gjithë përfituesit e tenderimeve, prokurimeve, gjobëvënieve, insoektoriateve, drejtorive, drejtorlliqeve, të gjithë deputetë, ish deputetë, politikanë, ish politikanë, xhambazë e zuzarë, të gjithë për shplarje në “detin e idealizmit”…
Mjafton që ish drejtorë hajduta e gjobëvënës e fundërrina të këtyre 36 viteve, të dalin në Protestë, të bëjnë video, foto, të mbajnë në duar parulla e flamuj kuqezi, e atyre u falet çdo zullum e mëkat…
Mua më mbeten njëlloj, vetmia, izolimi, mohimi, sharjet e mallkimet…
Mirëpra, kështu qoftë…
E meqë kjo qenka bota e kjo quhet “real politika”, ma bëni hallall, por unë preferoj të qëndroj në vetminë time dhe të mos vjedh, të mos sh*tem, të mos turmëzohem, të qëndroj me nder e vlerë e sakrifica, se mua gjithësesi çfarëdo që të them e bëj, ata që në kohë paqe zgjedhin “favoret e korridoret e pushteteve”, e në kohë lëvizjesh zgjedhin të shplahen në “detin e revolucionit”, ata gjithmonë mua do të më urrejnë e shajnë e mallkojnë…
Sidoqoftë kam mësuar se, guximi për me qëndru në vetmi, është edhe themeli i çdo kështjelle…
Kur Rozafa u bë kurban për Kalanë, ajo nuk dha vetëm veten, ajo vendosi të bëhej e vetmja që mbajti Kalanë.
Bekime e përqafime të gjithëve🇦🇱🫶