Biblioteka e Arteve

Biblioteka e Arteve Biblioteka e Universitetit të Arteve është biblioteka më e madhe dhe më e vjetra e artit në Shqipëri. Pjesa më e madhe e fondit është unikale.

Ajo është një bibliotekë Universitare, unike, dhe ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e artistëve të rinj. Misioni i saj është mbështetja e proçesit mësimor, edukativ dhe artistik, duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të Universitetit te Arteve, ashtu si edhe kërkuesve e artistëve nga institucione të ndryshme të artit dhe shkollave artistike kudo që janë në Shqipëri. Vizioni yne eshte qe Biblioteka Shkencore e UART te funksionoje si nje qender arti ne Shqiperi. Biblioteka është krijuar në vitin 1966, vit në të cilin u krijua Instituti i Larte i Arteve, sot Universiteti i Arteve. Fondi fillestar i saj ishte ai i Bibliotekës së Konservatorit Shtetëror të Tiranës, Shkollës së Arteve të Bukura, dhe Shkollës së Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu" si dhe me donacione nga shoqata dhe dashamirës të artit. Biblioteka e Universitetit të Arteve për rritjen e koleksioneve të saj dhe të infrastruktures së teknologjisë së informacionit është mbështetur kryesisht nga donatorë. Në fondet e saj disponon materiale të shumëllojshme si libra, parte, dorëshkrime, dizertacione, diploma, periodike, referenca, materiale audiovizuale, literature elektronike, etj. Fondi i Bibliotekës së Universitetit te Arteve përmban rreth 45,000 vëllime. Koleksionit i bëhet përpunimi shkencor bibliografik konform standardeve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo - Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemi Decimal i Klasifikimit, UDC (Universal Decimal Classification), Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD (International Standard Bibliographic Description). Materialet e koleksioneve mund të kërkohen nëpërmjet skedarëve alfabetikë dhe sistematikë, bibliografive dhe listave bibliografike në formë elektronike të cilat ju dërgohen përdorueseve të bibliotekës edhe nëpërmjet postës elektronike si dhe nepermjet katalogut online . Kemi krijuar Katalogun online nepermjet aplikimit te sistemeve me baze "kod ne burim te hapur", katalog i cili mund te aksesohet kudo nepermjet sitit zyrtar te Universiteti te Arteve. Eshte krijuar Arkiva Digjitale Institucionale ku ruhen ne format elektronik koleksionet speciale qe disponon Biblioteka. Jane krijuar koleksione digjitale perkatese sipas tre fakulteteve:

Fakultetit te Muzikes : Koleksioni i doreshkrimeve/ Koleksioni i shiritave te kthyera ne digjitale/ Muzika boterore/ Muzika shqiptare/ Tezat teorike te studeteve Universitar dhe PasUniversitar/ Biografite e Personaliteteve te Muzikes/ Saxhot dhe mbrojtjet e diplomave te studenteve etj. Fakulteti i Artit Skenik: Dramat e vjetra/ Biografite/ Tezat teorike te studeteve Universitar dhe PasUniversitar/ Biografite e personaliteteve te artit skenik/ Punet artistike te studenteve te UART
Fakulteti i Arteve te Bukura: Biografite/ Ekspozitat e pedagogeve dhe studenteve/ Punimet teorike/ Punet e studenteve per mbrojtjen e diplomave etj.

15/09/2026

Hapen aplikimet për të gjithë kandidatët që duan të përzgjedhin programet e studimit në Universitetin e Arteve.

Apliko: 15 - 17 Shtator
www.ualbania.al

Zgjidh Universitetin e Arteve!

👉 37 programe Bachelor në Arte të Bukura, Muzikë, Arte Skenike.
👉 I vetmi institucion i arsimit të lartë që ofron formim në të gjitha fushat e arteve.
👉 Zgjidh industritë krijuese.
👉 Zgjidh profesionet që kanë qasje të menjëhershme në tregun ndërkombëtar të punës!

Vëmendje: Kandidatët kanë mundësi të zgjedhin MË SHUMË se 1 (një) program studimi në Universitetin e Arteve.

08/09/2026

📢 Njoftim për regjistrimin e kandidatëve nga trojet shqiptare dhe kategoritë e veçanta

Universiteti i Arteve publikon informacionin mbi dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, si dhe kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuara, statusin e jetimit dhe kandidatëve të pakicave rome dhe egjiptiane.

🔗 Informacioni i plotë:
uart.edu.al/regjistrime-trojet-kategori-te-vecanta

28/08/2026

🎓 Universiteti i Arteve njofton të gjithë kandidatët e interesuar për transferimin e studimeve ose për ndjekjen e një programi të dytë studimi, se informacioni mbi procedurat e aplikimit dhe regjistrimit, si dhe dokumentacioni përkatës, janë publikuar në faqen zyrtare të internetit.

🔗 https://uart.edu.al/transferime-dhe-program-i-dyte

25/08/2026
21/08/2026

🎓 Publikohen rezultatet e konkurseve të pranimit 2026 në Universitetin e Arteve.

📌 Kandidatët fitues duhet të tregojnë kujdes me afatet, procesi i regjistrimit kryhet në datat 26–27 gusht 2026.

🔗 Rezultatet dhe informacioni i plotë mund të konsultohen në:
https://www.uart.edu.al/index.php?id=1547

02/07/2026

UNIVERSITETI I ARTEVE
📢 NJOFTIM RAUNDI I-rë
APLIKIMET UNIVERSITARE 2026–2027!

Në periudhën 27 korrik - 01 gusht 2026, kandidatët të cilët duan të ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë, duke zgjedhur deri 10 (dhjetë) programe studimi, duhet të ndjekin këto hapa:

Address

Boulevard Deshmoret E Kombit, Sheshi Nene Tereza, Nr. 2
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35542255721

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka e Arteve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category