Luela Hajdaraga

Luela Hajdaraga Ambassador of the Republic of Albania to the Hellenic Republic

05/06/2026

🤝 Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, mirëpriti Ambasadorin e ri të Luksemburgut në Greqi, z. Paul Schmit. 🇦🇱🇱🇺

Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për perspektivën evropiane të vendit dhe politikën e zgjerimit të BE-së.

Në fokus të bisedës ishin gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe financave, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi inovacionin, transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale si faktorë kyç për të ardhmen dhe konkurrueshmërinë e Evropës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

04/06/2026
🗓️📌 𝐊𝐔𝐉𝐓𝐄𝐒𝐄̈ | 𝐍𝐞𝐬𝐞̈𝐫
04/06/2026

🗓️📌 𝐊𝐔𝐉𝐓𝐄𝐒𝐄̈ | 𝐍𝐞𝐬𝐞̈𝐫

🇦🇱 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈

Në kuadër të promovimit të kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, Ambasada, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar, organizon prezantimin e librit “𝐒𝐡𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚” të autores 𝐈𝐥𝐝𝐚 𝐋𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢, një vepër që përmbledh 99 receta autentike shqiptare dhe pasqyron pasurinë e traditës sonë kulinare.

Ky aktivitet synon të promovojë vlerat e gastronomisë shqiptare si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, si dhe të nxisë ruajtjen dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj të shqiptarëve në diasporë.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në një mbrëmje kushtuar traditës kulinare shqiptare, si shprehje e identitetit tonë kulturor dhe lidhjes me rrënjët tona.

📅 𝟎𝟓 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫
🕡 𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟑𝟎
📍 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐒𝐇, 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈

Ju mirëpresim!

01/06/2026

𝐍𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐛𝐮𝐳𝐞̈𝐪𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫. 𝐍𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐣𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, festojmë gëzimin, pafajësinë dhe potencialin e çdo fëmije. Kjo ditë na kujton edhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre, që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i dëgjuar dhe i respektuar.

Le të punojmë së bashku për një të ardhme ku çdo fëmijë ka hapësirën të ëndërrojë dhe të rritet i lirë.

𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝟏 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐧! 🎈

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

01/06/2026

🇦🇱 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈

Në kuadër të promovimit të kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, Ambasada, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar, organizon prezantimin e librit “𝐒𝐡𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚” të autores 𝐈𝐥𝐝𝐚 𝐋𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢, një vepër që përmbledh 99 receta autentike shqiptare dhe pasqyron pasurinë e traditës sonë kulinare.

Ky aktivitet synon të promovojë vlerat e gastronomisë shqiptare si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, si dhe të nxisë ruajtjen dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj të shqiptarëve në diasporë.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në një mbrëmje kushtuar traditës kulinare shqiptare, si shprehje e identitetit tonë kulturor dhe lidhjes me rrënjët tona.

📅 𝟎𝟓 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫
🕡 𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟑𝟎
📍 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐒𝐇, 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈

Ju mirëpresim!

27/05/2026

𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢𝐧 ✨

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar paqe, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Address

Athens

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luela Hajdaraga posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Luela Hajdaraga:

Share