Ambasada e Republikës së Kosovës në Belgjikë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Belgjikë Welcome to the official page of the Embassy of the Republic of Kosovo in Brussels

07/09/2026
Shefi i Misionit të Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami, është nënshkruar në Librin e Zisë të hap...
03/09/2026

Shefi i Misionit të Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami, është nënshkruar në Librin e Zisë të hapur në Ambasadën e Norvegjisë në Bruksel, me rastin e ndarjes nga jeta të Mbretit të Norvegjisë, Harald V.
“Në emër të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për Familjen Mbretërore dhe popullin e Norvegjisë me rastin e ndarjes nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Harald V. Shërbimi dhe dinjiteti i tij i qetë do të kujtohen me respekt dhe mirënjohje”, ka shkruar ambasadori Bajrami.
Gjatë mbretërimit të Mbretit Harald V, miqësia ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë është thelluar dhe forcuar, duke u shndërruar në një marrëdhënie të bazuar në solidaritet dhe respekt të ndërsjellë, ka shkruar ambasadori Bajrami.
“Populli dhe institucionet e Kosovës qëndrojnë sot pranë popullit të Norvegjisë në këtë kohë pikëllimi, në nderim të një monarku që i shërbeu popullit të tij me përulësi, përkushtim dhe dinjitet”, përmbyllur ai.

Rifillimi i sezonit diplomatik në Bruksel është shënuar me pritjen e organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i ...
03/09/2026

Rifillimi i sezonit diplomatik në Bruksel është shënuar me pritjen e organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, z. Maxime Prévot, në të cilën i ftuar ishte edhe shefi i misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami.
Në pritjen e mbajtur në ambientet historike të Château de Val Duchesse, në fjalën e tij para ambasadorëve të akredituar në Belgjikë, ministri Prévot theksoi historinë e kështjellës, ku, mes të tjerash, në vitet 1956 dhe 1957 u dakordua teksti i Traktatit të Romës, që është ndër themelet e Bashkimit Evropian.
Gjatë pritjes, ambasadori Bajrami pati rastin për një shkëmbim të shkurtë me vetë ministrin Prévot, gjatë të cilit u konfirmua thellimi domëthënës i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Belgjikë në vitet e fundit, dhe synimi për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, si dhe vazhdimi i përkrahjes aktive të Belgjikës për aspiratat e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

15/08/2026

Shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Maxhuni, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me pretendime për krime lufte të vitit 1999.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka njoftuar menjëherë Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar notë verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Maxhuni. Vizita pritet të realizohet gjatë javës në vijim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.

10/08/2026
Këtë javë, misionit tonë diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel i është bashkuar edhe Atasheu i Mbro...
17/07/2026

Këtë javë, misionit tonë diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel i është bashkuar edhe Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, nënkoloneli Faton Bekteshi.
Pas përmbylljes së procesit të akreditimit pranë institucioneve belge, nënkolonel Bekteshi sot e ka nisur misionin e tij si Atashe i Mbrojtjes fuqiplotë.
Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit Kosovë–Belgjikë!
Akreditimi i nënkolonel Faton Bektesh*t si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës shënon një zhvillim të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, tha me këtë rast Shefi i Misionit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami.
Në emër të gjithë stafit të ambasadës, ai i uroi sukses nënkolonelit Bekteshi në misionin e tij, duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë në arritjen e synimeve dhe caqeve të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
Ky hap i rëndësishëm përpara në një fazë të re të bashkëpunimit bilateral me Belgjikën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ky zhvillim krijon mundësi për dialog më të ngushtë strategjik, shkëmbim përvojash profesionale dhe zhvillim të partneriteteve konkrete.
Akreditimi do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e koordinimit bilateral, në mbështetjen e iniciativave të sigurisë euroatlantike dhe në avancimin e bashkëpunimit shumëpalësh.
Republika e Kosovës vlerëson lart angazhimin e Mbretërisë së Belgjikës për procesin e akreditimit të atasheut të mbrojtjes, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë drejtim.
Ky zhvillim hap perspektiva të reja për një partneritet edhe më të ngushtë, në frymën e respektit reciprok, vlerave të përbashkëta dhe vizionit të përbashkët për një Evropë më të sigurt dhe më stabile.

08/07/2026

Lajm i mirë për qytetarët. Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Dje, më 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin.

Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit:

• Mjedisi dhe klima - 44 milionë euro;

• Energjia - 34.5 milionë euro;

• Menaxhimi i kufijve dhe migrimi - 30.5 milionë euro;

• Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi - 31.8 milionë euro;

• Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE - 24.7 milionë euro;

• Sundimi i ligjit - 15 milionë euro.

Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona.

Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro:

- Hidrosistemi Ibër-Lepenc - asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;

- Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë - asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;

- Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë - grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH.

Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen. Këto mjete do të shfrytëzohen në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Këtë javë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami priti për një takim joformal dy miq...
14/06/2026

Këtë javë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami priti për një takim joformal dy miq të vjetër të Kosovës: ish-zyrtarin e lartë të NATO-s, z. Jamie Shea, dhe diplomatin britanik të pensionuar, z. David Slinn.
Takimi u zhvillua pikërisht në javën kur Kosova kujton 27-vjetorin e çlirimit, fundit të luftës dhe intervenimit historik të NATO-s.
Gjatë bisedës u rikujtuan ditët e fundit të fushatës ajrore të NATO-s, bashkëpunimi me rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë, si dhe roli vendimtar që luajtën në çlirimin e Kosovës - ngjarje që i hapi rrugën edhe pavarësisë së vendit tonë.
Z. Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, mbahet mend si një nga zërat më të fuqishëm kundër propagandës serbe në atë kohë, ndërsa z. David Slinn shërbeu si diplomat aktiv në çështjet e Kosovës dhe rajonit.
Falenderim i sinqertë për të dy miqtë tanë të dashur për vizitën dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!

06/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë se sot, nga ora 07:00 janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në koordinim me Komosionin Qendror të Zgjedhjeve, mbetet e përkushtuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Ju falënderojmë për angazhimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës.

Adresse

Avenue Roger Vandendriessche 38
Brussels
1150

Heures d'ouverture

Lundi 08:30 - 16:30
Mardi 08:30 - 16:30
Mercredi 08:30 - 16:30
Jeudi 08:30 - 16:30
Vendredi 08:30 - 16:30

Téléphone

+3227732700

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Ambasada e Republikës së Kosovës në Belgjikë publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Raccourcis

Partager