Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë

🎬 KinoKosova rikthehet me edicionin e 7-të!Nga 9 deri më 13 shtator 2026, në Bernë, ju ftojmë të bëheni pjesë e edicioni...
08/09/2026

🎬 KinoKosova rikthehet me edicionin e 7-të!

Nga 9 deri më 13 shtator 2026, në Bernë, ju ftojmë të bëheni pjesë e edicionit të shtatë të Festivalit të Filmit Kino Kosova.

Këtë edicion, shtet mysafir është Koreja e Jugut🇰🇷, dhe festivali sjell një përzgjedhje të veçantë të kinemasë koreane dhe kosovare duke pasuruar programin e festivalit me perspektiva të reja kinematografike.

Festivali sjell filma, takime, diskutime dhe aktivitete të ndryshme që krijojnë hapësirë për dialog, reflektim dhe shkëmbim kulturor.

🤝 Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër është përkrahëse dhe partnere e festivalit.

Për programin, orarin e shfaqjeve dhe më shumë informacione:

Im Herzen ein Geschichtenerzählerin. Von der Schauspielerei auf der Bühne und vor der Kamera bis hin zum Erzählen von Geschichten durch Musik hinter den Decks.

05/09/2026
Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në BernëNë Bernë u mbajtën konsultimet politike ndërmjet Minist...
04/09/2026

Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Bernë

Në Bernë u mbajtën konsultimet politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Konsultimet u kryesuan nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj, dhe Ndihmëssekretari i Shtetit i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, z. Pierre-Yves F*x.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës ishin edhe z. Mentor Latifi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Zvicër; z. Valdrin Grainca, U.D. Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe Bashkimin Evropian; znj. Fatmire Musliu, Zyrtare e Lartë; dhe z. Gjenis Haxhimehmeti, Sekretar i Dytë.

Gjatë konsultimeve u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional. Vëmendje iu kushtua vazhdimësisë së dialogut politik, shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Sekretari i Përgjithshëm Muçaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për kontributin e saj në ruajtjen e sigurisë përmes angazhimit në KFOR.

Në fushën ekonomike u trajtuan mundësitë për rritjen e investimeve zvicerane në Kosovë, zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve. Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e hyrjes në fuqi, më 1 tetor 2026, të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s, përfshirë Zvicrën, si një mundësi e rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve ekonomike. U diskutua gjithashtu për bashkëpunimin zhvillimor dhe projektet që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua diasporës së Kosovës në Zvicër, kontributit të saj në të dyja vendet dhe rolit që luan në forcimin e lidhjeve shoqërore, ekonomike dhe kulturore ndërmjet tyre.

Delegacionet shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, sigurinë rajonale dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Në rrafshin shumëpalësh, u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, dhe mundësitë për bashkërendim të mëtejshëm me Zvicrën.

Pala kosovare shprehu gatishmërinë për vijimin e konsultimeve të rregullta dhe ndjekjen e çështjeve të trajtuara, me qëllim avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në Bernë u mbajtën konsultimet politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës. Konsultimet u kryesuan nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj, dhe Ndihmëssekretari...

Ambasadori Mentor Latifi, mori pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Center for Security Studies (CSS) në ETH ...
03/09/2026

Ambasadori Mentor Latifi, mori pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Center for Security Studies (CSS) në ETH Zürich, e të moderuar nga hulumtuesi i lartë i CSS-së, Lucas Renaud, ku mbajti një ligjëratë mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor, si dhe mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ligjërata u pasua nga një sesion interaktiv pyetjesh dhe përgjigjesh me studentë dhe bashkëpunëtorë të CSS-së, duke ofruar mundësi për diskutim dhe shkëmbim të hapur mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Principatës së Lihtenshtajnit 🇱🇮, i përcjellim urimet më të përzemërta për paqe dhe mirëq...
15/08/2026

Me rastin e Ditës Kombëtare të Principatës së Lihtenshtajnit 🇱🇮, i përcjellim urimet më të përzemërta për paqe dhe mirëqenie për popullin e Lihtenshtajnit!

Die besten Wünsche zum Nationalfeiertag des Fürstentums Liechtenstein!🇱🇮🇽🇰

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Sh.T. Mentor Latifi, së bashku me Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së K...
12/08/2026

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Sh.T. Mentor Latifi, së bashku me Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Gjenevë dhe Cyrih, znj. Floreta Kabashi dhe z. Vigan Berisha, po marrin pjesë në edicionin IX të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila po mbahet këto ditë nën temën: “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim.”

URIMI I AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLORTë dashur nxënës, prindër dhe mës...
10/08/2026

URIMI I AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, me shumë suksese, dije dhe arritje të reja.

Një urim i veçantë u drejtohet nxënësve që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër. Përkushtimi juaj për të mësuar dhe ruajtur gjuhën shqipe është një vlerë e çmuar dhe një lidhje e fuqishme me identitetin, kulturën dhe trashëgiminë tonë.

Mirënjohje e veçantë u shprehim mësuesve, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës e kulturës shqiptare te brezat e rinj, si dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme që u japin fëmijëve të tyre.

Republika e Kosovës, përmes Ambasadës në Bernë dhe Konsullatave në Gjenevë e Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe avancimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

I ftojmë prindërit që të vazhdojnë t’i mbështesin fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe dhe të jenë pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm. Ruajtja e gjuhës është ruajtje e lidhjes sonë me rrënjët dhe me njëri-tjetrin.

Ju urojmë një vit shkollor të suksesshëm, me shumë motivim, përparim dhe rezultate të mira!

Me respekt dhe përkushtim,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë

Adresse

Zähringerstrasse 25
Bern
3012

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 12:00
13:00 - 16:00

Telefon

+41313100690

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen