Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega e parë Lindore-CH

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega e parë Lindore-CH Platforma zyrtare e LDK-së
Dega I - Zvicër

🇽🇰 7 SHTATORI – DITA E KUSHTETUTËS SË KAÇANIKUT 🇽🇰Sot kujtojmë me respekt dhe krenari një nga ditët më të rëndësishme të...
07/09/2026

🇽🇰 7 SHTATORI – DITA E KUSHTETUTËS SË KAÇANIKUT 🇽🇰

Sot kujtojmë me respekt dhe krenari një nga ditët më të rëndësishme të historisë së Kosovës – 7 Shtatorin e vitit 1990, kur në Kaçanik u miratua dhe u shpall Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Në një kohë të vështirë, nën presionin dhe represionin e regjimit serb, delegatët e Kuvendit të Kosovës patën guximin të marrin një vendim historik. Në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, u hodhën themele të rëndësishme të rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës!
Kushtetuta e Kaçanikut nuk ishte vetëm një dokument juridik. Ajo ishte shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës, e sakrificës, guximit dhe vizionit të një gjenerate që besonte se Kosova do të bëhej shtet i lirë dhe i pavarur.
Sot, kur e kujtojmë këtë datë të madhe, nderojmë të gjithë ata burra e gra, delegatë, intelektualë dhe qytetarë që në ditët më të vështira nuk u dorëzuan dhe qëndruan të palëkundur në rrugën e lirisë.
Kaçaniku mbetet dëshmi e gjallë e vullnetit për liri. Nga ai 7 Shtator, rruga drejt shtetit të Kosovës vazhdoi deri te 17 Shkurti 2008, kur ëndrra u bë realitet me shpalljen e Pavarësisë.
🇽🇰 Lavdi dhe nderim për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën e lirisë dhe të shtetësisë së Kosovës!

Gëzuar 7 Shtatorin – Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut!

Me Respekt, Mifrar Rama,
Ne emër të Degës!

Sekretari i Degës se parë
te LDK-së ne !Zvicër! ✌️✌️

03/09/2026
LETËR E HAPUR Z. LUMIR ABDIXHIKU: BOLL ËSHTË BOLL ME LDK-në!Z. Lumir Abdixhiku, deri kur?!Deri kur do të vazhdoni ta god...
03/09/2026

LETËR E HAPUR Z. LUMIR ABDIXHIKU: BOLL ËSHTË BOLL ME LDK-në!

Z. Lumir Abdixhiku, deri kur?!
Deri kur do të vazhdoni ta goditni LDK-në nga brenda?
Fillimisht kërkuat dorëheqjen e tre kryetarëve të komunave të udhëhequra nga LDK-ja. Tash po kërkoni që edhe gjashtë deputetëve të tjerë t’u hiqet mandati.

Dhe unë po ju pyes publikisht, si një njeri që e ka dashur dhe i ka shërbyer kësaj partie për dekada:
Çfarë ju ka mbetur ende për t’i bërë LDK-së? Sa duhet të dobësohet kjo parti që ju të jeni të kënaqur? Sa njerëz duhet të largohen? Sa plagë duhet t’i hapen LDK-së?
A nuk është mjaft?!

Unë nuk po ju drejtohem si një kalimtar i politikës. Po ju drejtohem si veprimtar i kahmotshëm i Çështjes Kombëtare Shqiptare, si LDK-ist prej themelimit e deri sot, pa iu ndarë kësaj partie as edhe një sekondë, dhe si Rugovist i përbetuar i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Po ju drejtohem edhe si Sekretar i Degës së Parë të LDK-së në Zvicër, me shumë dhimbje dhe me një shqetësim të madh për atë që po i ndodh sot LDK-së.

Lumir, LDK-ja nuk është pronë e juaja!
LDK-ja nuk është pronë e kryetarit, nuk është pronë e një grupi njerëzish dhe aq më pak e atyre që rrethojnë pushtetin për interesa personale.
LDK-ja është e mijëra veprimtarëve që e themeluan. Është e atyre që sakrifikuan për të. Është e atyre që e mbajtën gjallë në ditët më të vështira. Është e atyre që besuan në Ibrahim Rugovën dhe në vizionin e tij.
Mos e harroni kurrë këtë!

Ne nuk e kemi mbajtur LDK-në gjallë për ta parë sot duke u përçarë, duke u dobësuar dhe duke u copëtuar nga njerëzit që duhet ta mbrojnë.
Mjaft më me luftë brenda LDK-së! Mjaft më me përjashtime! Mjaft më me dorëheqje! Mjaft më me hakmarrje politike! Mjaft më me njerëz që duhet të heshtin vetëm pse nuk mendojnë si kryetari!
Një parti e madhe nuk ndërtohet duke i eliminuar njerëzit e vet.
Një parti e madhe ndërtohet duke i bashkuar ata.

Dhe po jua them shumë qartë:
Nëse nuk e ndieni më veten pjesë të rrugës së LDK-së dhe të vizionit rugovist, atëherë bëjeni një gjë me dinjitet: largohuni!
Shkoni në rrugën tuaj politike, por mos e merrni LDK-në me vete në atë rrugë.
Dhe mos i merrni me vete as ata që ju rrethojnë vetëm për interesa personale, ata që ju thonë “po” për çdo gjë dhe që e duartrokasin çdo vendim, sado i dëmshëm të jetë për partinë.

LDK-ja nuk ka nevojë për servilë. LDK-ja ka nevojë për njerëz me ideal. Ka nevojë për njerëz me karakter. Ka nevojë për rugovistë. Ka nevojë për bashkim.
Mos e harroni se për shumë prej nesh, LDK-ja nuk është vetëm një logo në një fletëvotim.

LDK-ja është një pjesë e jetës sonë.
Është historia jonë.
Është sakrifica jonë.
Është besimi ynë.
Është kujtimi i njerëzve që nuk janë më në mesin tonë, por që dhanë gjithçka për Kosovën dhe për këtë subjekt politik.

Dhe mbi të gjitha, LDK-ja është e lidhur me emrin dhe veprën e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Prandaj, z. Abdixhiku, mos e ktheni LDK-në në një arenë lufte të brendshme.
Mos e çoni edhe më tej drejt përçarjes.
Mos i largoni njerëzit që kanë dhënë dekada të jetës së tyre për këtë parti.
Mos e shkatërroni shtëpinë që shumë njerëz e ndërtuan me mund, sakrificë dhe besim.

Dhe nëse mendoni se problemi i LDK-së janë të gjithë ata që nuk pajtohen me ju, atëherë ndaluni dhe mendoni edhe një herë.
Sepse ndoshta problemi nuk janë gjithmonë të tjerët.
Ndoshta duhet ta shikoni edhe veten në pasqyrë.

LDK-ja ka mbijetuar shumë stuhi. Ka mbijetuar shumë përçarje. Ka mbijetuar shumë goditje.
Por mos e detyroni edhe një herë këtë parti të luftojë kundër vetvetes.

Unë po ju bëj thirrje publikisht, me gjithë respektin që kam për institucionin e LDK-së:

LËRENI LDK-në TË MARRË FRYMË!
Lëreni të bashkohet.
Lëreni të shërojë plagët.
Lëreni të kthehet te rrënjët e veta.
Lëreni të kthehet te Rugova, te urtësia, te toleranca, te demokracia dhe te uniteti.

Sepse LDK-ja është më e madhe se çdo kryetar.
LDK-ja është më e madhe se çdo deputet.
LDK-ja është më e madhe se çdo grup interesi.
LDK-ja është e njerëzve të saj.

Prandaj, po jua them për herë të fundit, me zemër të thyer, por me ndërgjegje të pastër:

BOLL ËSHTË BOLL, LUMIR!
Mos e bëni më këtë dëm ndaj LDK-së.
Mos i shtoni më plagë.
Mos e çoni më tej në këtë rrugë.
Nëse nuk mund ta bashkoni LDK-në, të paktën mos e përçani më shumë.

Ne që kemi qenë këtu prej fillimit nuk do të heshtim kur shohim se shtëpia jonë politike po rrënohet para syve tanë.
LDK-ja ka qenë, është dhe duhet të mbetet e LDK-istëve — jo e individëve dhe interesave personale.
Rroftë LDK-ja! Rroftë vizioni rugovist! Rroftë Kosova! 🇽🇰✌️✌️

Një LDK-ist prej themelimit, një veprimtar i Çështjes Kombëtare, një Rugovist i përbetuar.
Nji Sportist,
Nji Pedagog,

Me Respekt, Miftar Rama!
Sekretar i Degës se parë te LDK-së ne Zvicër!

NJË PËRGJIGJE PËR KRYETARIN E LDK-së, Z. LUMIR ABDIXHIKU I CILI DOLI SOT DHE DEKLAROIZ. Kryetar,Është dashur të konsulto...
02/09/2026

NJË PËRGJIGJE PËR KRYETARIN E LDK-së, Z. LUMIR ABDIXHIKU I CILI DOLI SOT DHE DEKLAROI

Z. Kryetar,

Është dashur të konsultohesh shumë më herët me njerëzit e LDK-së dhe, mbi të gjitha, me deputetët e saj. Nuk është e drejtë që fillimisht të merren vendime në emër të LDK-së e pastaj të dilni para mediave për t’i kundërshtuar publikisht deputetët e LDK-së.

Nëse qëllimi është me të vërtetë forcimi dhe bashkimi i LDK-së, atëherë duhet të flasim edhe për përgjegjësinë e udhëheqjes për gabimet e bëra, përfshirë këtu edhe humbjen e tri palë zgjedhjeve.

Por një nga gabimet më të mëdha ishte edhe kërkesa për dorëheqjen apo shkarkimin e tre Kryetarëve të komunave më të mëdha të Kosovës, të cilët janë zgjedhur nën siglën e LDK-së dhe vazhdojnë t’i udhëheqin këto komuna.

Si mund të kërkohet shkarkimi i një Kryetari të LDK-së, kur ai e ka udhëhequr për dy mandate Kryeqytetin e Kosovës nën siglën e LDK-së?
Po flas për z. Përparim Rama, Kryetarin e Prishtinës.

Po ashtu, z. Gazmend Muhaxheri, i cili ka udhëhequr për vite me radhë Pejën dhe ka qenë një prej figurave të rëndësishme të LDK-së në Dukagjin.

Dhe z. Imri Ahmeti, i cili udhëheq Lipjanin prej disa mandatesh dhe ka qenë edhe Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së.

Në vend që të kërkohej forcimi i këtyre bastioneve të LDK-së, u kërkua largimi i tyre. A është kjo mënyra se si ndërtohet dhe forcohet një parti politike?

PO MERGATA?

Këtu është bërë një tjetër gabim i madh.
I kemi humbur mbi 20 mijë vota në Perëndim, në një pjesë të elektoratit ku LDK-ja ka një potencial shumë të madh dhe një elektorat tradicionalisht të fuqishëm.

Deri më 9 shkurt 2025, në Mërgatë kishim arritur rezultate shumë më të mira. Kur z. Armend Zemaj ishte i angazhuar seriozisht me Mërgatën, ajo arriti rreth 20 mijë vota, ndërsa sot rezultati ka rënë në rreth 4 mijë vota.

Ku është përgjegjësia për këtë rënie?
Pse u larguan njerëzit që kishin krijuar lidhje dhe besim me Mërgatën dhe u vendosën njerëz pa autoritetin dhe përgatitjen e nevojshme për ta përfaqësuar LDK-në atje?

E theksoj: nuk po flas për të gjithë, por për disa persona në Degë e Nëndegë që nuk e kanë dëshmuar me punë se i meritojnë ato pozita.

Për problemet që janë shfaqur që nga shkurti i vitit 2025 e deri më sot, është paralajmëruar shumë herë. Janë dërguar shqetësime dhe janë bërë thirrje për ndërhyrje.
Por këto shqetësime, për fat të keq, kanë rënë në veshë të shurdhër.

Pse?
Sepse njerëzit që duhej ta informonin Kryetarin dhe Kryesinë nuk e kanë bërë punën e tyre siç duhet. Në vend të interesit të LDK-së, në shumë raste janë parë interesa personale.
Dhe këta nuk ishin njerëz të zakonshëm. Ishin persona të vendosur në ato pozita nga Kryetari apo nga Kryesia e LDK-së.
Pra, përgjegjësia është edhe e atyre që i kanë emëruar dhe i kanë mbajtur në ato poste.
Ju është thënë shumë herë. Është paralajmëruar edhe Kryesia e LDK-së.

DHE SOT?

Sot po i kundërshtoni publikisht, me emër e mbiemër, disa prej njerëzve më të devotshëm të LDK-së:
Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Arben Gashin, Armend Zemajn, Kujtim Shalën dhe Janina Ymerin.

A nuk do të ishte më e drejtë që fillimisht të konsultohesh*t me deputetët e LDK-së, të dëgjonit mendimin e tyre dhe pastaj të dilnit me një qëndrim të përbashkët?
Kryesia duhet të mblidhet para se të merren vendimet, jo pasi vendimet janë marrë.

Nuk mund të mblidhen dy apo tre persona, të vendosin për një çështje dhe pastaj të thuhet se është vendim në emër të gjithë LDK-së.

LDK-ja nuk është pronë e askujt.
Me shumë respekt për ju si Kryetar, z. Lumir Abdixhiku, por për hir të së vërtetës, këtë shqetësim ua kam ngritur edhe para një viti:

Nuk jeni duke ecur në drejtimin e duhur për ta ngritur, forcuar dhe bashkuar LDK-në.

LDK-ja nuk mund të ndërtohet duke u rrethuar vetëm me njerëz që kanë ardhur dje dhe sot pretendojnë të flasin në emër të gjithë partisë.

LDK-ja u përket edhe atyre njerëzve që kanë rrënjë në këtë parti, që nuk janë ndarë prej saj asnjëherë dhe që i kanë qëndruar besnikë LDK-së në ditë të mira dhe në ditë të vështira.

Prandaj, gabimet e Kryesisë nuk mund t’u atribuohen deputetëve apo njerëzve të tjerë vetëm pse nuk janë pajtuar me ju apo nuk kanë pranuar të bëhen vegla të askujt.

Të jesh kundër Albin Kurtit nuk do të thotë të jesh automatikisht me Kryetarin e LDK-së.

Deputetët e LDK-së kanë të drejtë të kenë qëndrimin e tyre. Kanë të drejtë të mendojnë ndryshe. Kanë të drejtë të kritikojnë. Dhe mbi të gjitha, kanë përgjegjësi ndaj votuesve që i kanë zgjedhur.

Prandaj, z. Kryetar, para se të kërkoni fajtorë te deputetët dhe te njerëzit që nuk pajtohen me ju, duhet të shikoni edhe te vendimet e Kryesisë që ju drejtoni

LDK-së nuk i duhen përçarje. LDK-së nuk i duhen akuza të ndërsjella. LDK-së nuk i duhen vendime të marra nga pak njerëz.
LDK-së i duhet konsultim, transparencë, përgjegjësi dhe bashkim.
Sepse LDK-ja është shumë më e madhe se një Kryetar, një Kryesi apo një grup njerëzish rreth Kryetarit.

LDK-ja u përket të gjithë atyre që i kanë qëndruar besnikë dhe që duan ta shohin përsëri të fortë, të bashkuar dhe fituese.

Mendim i imi personal!

Me Respekt, Miftar Rama Sekretar i Degës se parë te LDK-së ne Zvicër 01.09.2026.

Lamtumirë, z. Eqrem Kryeziu – nji jetë në shërbim të Kosovës!Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z...
25/08/2026

Lamtumirë, z. Eqrem Kryeziu – nji jetë në shërbim të Kosovës!

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Eqrem Kryeziu, një personalitet i shquar i LDK-së dhe i jetës politike e intelektuale të Kosovës.

Eqrem Kryeziu nuk ishte vetëm një LDK-ist dhe ish-Kryetar i Komunës së Prizrenit. Ai ishte një intelektual i respektuar, atdhetar i devotshëm dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Pothuajse gjithë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, lirisë, demokracisë dhe çështjes kombëtare.

Kontributi dhe veprimtaria e tij do të mbeten pjesë e kujtesës sonë dhe e historisë së Kosovës.

Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë strukturës së LDK-së.
Zoti e mëshiroftë dhe e pastë në Dritën e Tij!

I paharruar qoftë kujtimi për z. Eqrem Kryeziu!

Ngushëllime të përzemërta familjes Kryeziu. Ne emër te Antarsisë se Degës!

Miftar Rama, Sekretari i Degës se 1-rë te LDK-së ne! Zvicër

QËNDRIMI IM POLITIK KA QENË I QARTË QË NGA FILLIMIQë nga fillimi, para dhe pas zgjedhjeve, në shkrimet e mia e kam thënë...
14/08/2026

QËNDRIMI IM POLITIK KA
QENË I QARTË QË NGA FILLIMI

Që nga fillimi, para dhe pas zgjedhjeve, në shkrimet e mia e kam thënë qartë që LDK-ja nuk duhet të bashkëpunojë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, me Kusari-Lilën, Dajanën apo Gërvallën.

Për mua, kjo nuk është çështje personale, por një çështje parimesh politike dhe e vizionit për shtetin. LDK-ja, me traditën dhe historinë e saj, nuk i përshtatet një force politike të majtë radikale si Vetëvendosja.

Kam ngritur zërin me kohë sepse kam besuar dhe ende besoj se pushteti nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Kosova ka nevojë për institucione të forta, demokraci, përgjegjësi dhe shtet ligjor — jo për përqendrim të pushtetit dhe dobësim të kundërshtimit politik.

Për këtë arsye, kam qenë kundër çdo bashkëpunimi politik që, sipas bindjes sime, e largon LDK-në nga identiteti, parimet dhe rruga e saj historike.

E di se shumë miq të mi të mirë, me të cilët kemi punuar dhe sakrifikuar për ta ngritur LDK-në, u distancuan nga shkrimet e mia. Disa, ndoshta, u ndikuan nga shpresa apo bindja se përmes pushtetit mund të arriheshin qëllime të caktuara.

Por parimet nuk duhet të ndërrohen për pushtet.

Unë, Miftar Rama, kam folur atëherë kur shumë të tjerë heshtën dhe vazhdoj të qëndroj pas qëndrimeve të mia. Mund të kemi mendime të ndryshme, por koha dhe veprimet politike do të tregojnë se kush kishte të drejtë.

LDK-ja duhet të mbetet LDK — parti e demokracisë, e shtetit ligjor dhe e parimeve të saj. Jo një shtojcë e askujt për hir të pushtetit.

Me Respekt, Miftar Rama,
Sekretari i Degës
së parë te LDK-së ne Zvicër! ✌️

LDK-ja NUK MBROHET DUKE LUFTUAR KUNDËR VETVETESLDK-ja nuk mbrohet nga ata që organizojnë protesta kinse për ta mbrojtur ...
20/07/2026

LDK-ja NUK MBROHET DUKE
LUFTUAR KUNDËR VETVETES

LDK-ja nuk mbrohet nga ata që organizojnë protesta kinse për ta mbrojtur LDK-në nga vetë LDK-ja. Një parti politike nuk forcohet duke u përçarë, duke u ballafaquar me vetveten apo duke e shndërruar pakënaqësinë në një luftë të brendshme. Kjo nuk është mbrojtje – është dobësim.
Prej kohësh e kam thënë se rreziku më i madh për LDK-në nuk vjen nga kundërshtarët politikë, por nga ata që, në emër të dashurisë për LDK-në, e godasin atë nga brenda. Historia ka treguar se asnjë parti nuk është rrënuar vetëm nga sulmet e jashtme; ajo rrënohet kur humbet unitetin, maturinë dhe aftësinë për t’i zgjidhur mospajtimet brenda institucioneve të saj.
Është paradoksale që disa pretendojnë se po e shpëtojnë LDK-në, ndërsa me veprimet e tyre po e dëmtojnë besimin e qytetarëve tek ajo. Protesta kundër vetë partisë nuk ndërton alternativë, nuk sjell reformë dhe nuk krijon shpresë. Përkundrazi, ajo i jep argument kundërshtarëve politikë dhe e dobëson pozitën e LDK-së para qytetarëve.
LDK-ja nuk ka nevojë për zhurmë, por për urtësi. Nuk ka nevojë për përçarje, por për bashkim. Nuk ka nevojë për heroizma të rreme, por për përgjegjësi politike dhe morale. Ata që e duan sinqerisht LDK-në duhet ta mbrojnë me ide, me punë, me argumente dhe me respekt për institucionet e saj, jo me veprime që e vendosin atë përballë vetvetes.
Kritika është e domosdoshme në çdo subjekt demokratik. Por kritika duhet të jetë e ndershme, e bazuar në fakte dhe e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, jo drejt thellimit të krizës. Nuk mund të pretendohet mbrojtja e LDK-së duke mbrojtur të pavërtetën ose duke ushqyer konflikte që i shërbejnë vetëm interesave personale.
LDK-ja është shumë më e madhe se çdo individ. Ajo është ndërtuar mbi sakrificën, urtësinë dhe vizionin e shumë brezave që e kanë parë politikën si shërbim ndaj shtetit dhe qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye, askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin e LDK-së për beteja personale apo për interesa që nuk përfaqësojnë frymën e saj.
Sot më shumë se kurrë, LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe unitet. Ka nevojë për njerëz që flasin me guxim, por me përgjegjësi; që kritikojnë me argumente, por nuk shkatërrojnë; që mbrojnë të vërtetën edhe kur ajo është e vështirë për t’u dëgjuar.
Sepse LDK-ja nuk mbrohet duke i fryrë zjarrit të përçarjes. Ajo mbrohet duke e fikur atë.
LDK-ja nuk mbrohet me protesta kundër vetvetes. LDK-ja mbrohet me të vërtetën, me unitetin, me respektin ndaj vlerave të saj dhe me përkushtimin për ta bërë më të fortë. Vetëm kështu nderohet historia e saj dhe ndërtohet e ardhmja që e meritojnë anëtarët dhe qytetarët që besojnë në të.

Me Respekt, Sekretari i LDK-së, Dega e 1-rë ne Zvicër.
Miftar Rama!

Adresse

Zürich

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega e parë Lindore-CH erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega e parë Lindore-CH senden:

Verknüpfungen

Teilen