Partia Demokratike - Bujanoc

Partia Demokratike - Bujanoc Profili Zyrtar i Partisë Demokratike - Në Bujanoc PD është parti e pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Serbisë.

Partia Demokratike i bashkohet thirrjes për pjesëmarrje masive në marshin "Drejtësi, jo politikë"​Në ditën e Pavarësisë ...
13/02/2026

Partia Demokratike i bashkohet thirrjes për pjesëmarrje masive në marshin "Drejtësi, jo politikë"

​Në ditën e Pavarësisë së shtetit të Kosovës, kur festojmë lirinë dhe shtetësinë, Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen marsh*t paqësor në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të shenjtë. Nën moton "Drejtësi, jo Politikë", ne bashkohemi për të mbrojtur të vërtetën historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

​Liria që gëzojmë sot erdhi si rezultat i sakrificës së pashoq të djemve dhe vashave më të mirë të kombit. Sot, kur përpjekjet për të njollosur këtë luftë të pastër e mbrojtëse po shtohen, heshtja nuk është opsion.

Mbrojtja e vlerave të UÇK-së është mbrojtje e vetë zanafillës së shtetit të Kosovës.
Kërkojmë që proceset gjyqësore të mos bazohen në agjenda politike, por në fakte dhe të vërteta historike.

​Në këtë rrugëtim për drejtësi, Partia Demokratike u bën thirrje të veçantë vëllezërve dhe motrave nga Lugina e Preshevës që më 17 Shkurt 2026, në ora 14:00 në Sheshin "Skenderbeu" t’i bashkohen këtij marshi paqësor në Prishtinë.

​Lidhja jonë kombëtare është e pathyeshme dhe zëri i Luginës është jetik për të treguar se mbrojtja e luftës çlirimtare është amanet i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Drejtësia për UÇK-në është drejtësi për Kosovën!

Partia Demokratike ishte pjesë e manifestimit zyrtar për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, të organizuar nga Ambasada e Rep...
29/11/2025

Partia Demokratike ishte pjesë e manifestimit zyrtar për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me KKSh-në. Në një atmosferë të ngrohtë, me njerëz që e ndjejnë këtë ditë njësoj thellë si ne përfaqësuam me respekt qytetarët tanë shqiptarë dhe vlerat që na bashkojnë kudo ku jemi.

Këto momente nuk janë vetëm ceremoni. Janë kujtesë e rrugës sonë si komb, e sakrificave që na sollën deri këtu dhe e përgjegjësisë që kemi sot për ta ruajtur e forcuar identitetin tonë. Për ne është nder me qenë pranë institucioneve të Shqipërisë dhe pranë njerëzve që punojnë çdo ditë për t’i hapur rrugë bashkëpunimit dhe për të forcuar pozitën e shqiptarëve në Luginë.

Uroj që kjo ditë të na gjejë më të bashkuar dhe më të vendosur për të ardhmen që duam.

Partia Demokratike dënon ashpër vendimin e institucioneve të Serbisë për të bllokuar fondet financiare të destinuara nga...
13/11/2025

Partia Demokratike dënon ashpër vendimin e institucioneve të Serbisë për të bllokuar fondet financiare të destinuara nga Republika e Kosovës për financimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Ky veprim është goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Serbi dhe përpjekjeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar. Arsimi në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me ligje vendore dhe marrëveshje ndërkombëtare, të cilat Serbia po i shkel në mënyrë të hapur me këtë bllokadë politike.

Ndihma e Republikës së Kosovës nuk është ndërhyrje, por mbështetje legjitime për fëmijët shqiptarë që ende përballen me mungesë të teksteve dhe kushteve të barabarta në arsim. Pengimi i këtyre fondeve tregon mungesë vullneti për integrim real dhe trajtim të barabartë të qytetarëve shqiptarë në Luginë.

PD kërkon që autoritetet serbe të tërhiqen menjëherë nga ky vendim diskriminues dhe të mundësojnë shpërndarjen e këtyre fondeve.

U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimit Evropian dhe organizatave për të drejtat e njeriut, që të reagojnë ndaj këtij akti të padrejtë dhe të ushtrojnë presion mbi Serbinë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

KOMUNIKATËPartia Demokratike me seli në Bujanoc kundërshton ashpër deklaratat gjatë takimit të djeshëm të ministrit Demo...
24/09/2025

KOMUNIKATË

Partia Demokratike me seli në Bujanoc kundërshton ashpër deklaratat gjatë takimit të djeshëm të ministrit Demo Berisha me kryetarin e komunës së Bujanocit, të cilin e konsiderojmë një akt politikisht të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm për interesat e shqiptarëve në këtë komunë.

Me deklaratat e tyre gjatë konferences për shtyp, të apostrofuarit kanë zgjedhur të legjitimojnë politikat e dështuara të pushtetit qendror ndaj bashkësisë shqiptare në Luginë dhe u bënë vegël e tyre, në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve.

Partia Demokratike kundërshton fuqishëm çdo plan pa koncensus të të gjitha partive shqiptare, i cili po përgatitet në mënyrë jotransparente dhe që synon të zëvendësojë planin 7-pikësh të miratuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë.

Demo Berisha, me qëndrimet e tij, ka treguar se është i gatshëm të hedhë poshtë konsensusin e arritur mes shqiptarëve, duke dobësuar pozitën tonë të përbashkët dhe duke i shërbyer interesave të ngushta të pushtetit qendror.

Çdo përpjekje për marrëveshje të fshehta dhe plane të imponuara në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ne e konsiderojmë tradhti politike ndaj kauzës së shqiptarëve në Bujanoc dhe në mbarë Luginën.

PD vlerëson se dokumentet e vetme që duhen respektuar janë ato të cilat dalin me një koncensus të plotë të faktorit politik shqiptar, e që më së miri shprehen permes Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar, dhe nuk përkrah asnjë iniciativë tjetër që bëhet me skenarë nga Beogradi.

Partia Demokratike –Bujanoc

HOMAZHE PËR JETËN DHE VEPRËN E HAJREDIN HYDËSGjatë ditës së sotme, kryetari i PD-së Nagip Arifi me disa nga bashkëpunëto...
23/09/2025

HOMAZHE PËR JETËN DHE VEPRËN E HAJREDIN HYDËS

Gjatë ditës së sotme, kryetari i PD-së Nagip Arifi me disa nga bashkëpunëtorët e tij partiak, bënë homazhe pranë varrit të Hajredin Hydës me rastin e 3 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Hajredin Hyda ishte profesor i gjuhë shqipe, njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike, veprimtar i çështjes kombëtare, këshilltar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, kurse së fundmi ushtronte postin e ndihmës kryetarit të komunës së Bujanocit.

Qoftë i lehtë dheu për Hajredin Hydën!

30/07/2025

Një vit nga marrja e pushtetit – askush nuk i tha: “Puna mbarë!

Partia Demokratike e konsideron se pas një viti të plotë të qeverisjes lokale në Komunën e Bujanocit, është më se e qartë se ky pushtet ka dështuar në çdo aspekt të menaxhimit, përfaqësimit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve, në veçanti të shqiptarëve.

Ky pushtet, që nga dita e parë ka zgjedhur të orientohet politikisht kah Beogradi, duke u distancuar nga bashkëpunimi institucional me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, me çka ka humbur çdo mundësi për të krijuar ura zhvillimi dhe përkrahje për komunën tonë. Qëndrimi kundër protestave të shqiptarëve për të drejtat e tona legjitime dhe ngjajshmëria e qëndrimeve me partinë shtet rreth këtyre protestave, flet shumë për orientimin e këtij pushteti.

Kjo qasje e gabuar politike nuk ka prodhuar asnjë përfitim real – asnjë ndihmë financiare nga Qeveria e Serbisë, asnjë projekt madhor zhvillimor dhe asnjë angazhim konkret për nevojat e qytetarëve të Bujanocit.

Përkundrazi, jemi dëshmitarë të një sërë skandalesh dhe bllokadash të njëpasnjëshme në sistemin financiar të komunës. Mungesa e dijes dhe papërgjegjësia në menaxhim ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në shërbimet publike dhe funksionimin e rregullt të administratës komunale. Hiç më mire nuk janë duke funksionuar as ndërmarrjet publike dhe institucionet tjera ku themelues është komuna, ku po karakterizohen me vonesa të pagave dhe paaftësisë për të kryer pagesa për funskionim të rregullt.

Një nga aspektet më shqetësuese është punësimi selektiv, ku vendet e punës në institucionet lokale po shpërndahen në mënyrë diskriminuese, me përparësi për komunitetin serb, duke anashkaluar qytetarët shqiptarë dhe duke shkelur parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Gjithashtu, është e papranueshme që pas një viti të plotë të qeverisjes, dhjetëra vendbanime shqiptare nuk kanë parë asnjë investim. Mungojnë projektet për infrastrukturë, zhvillim ekonomik, kulturë dhe arsim, kurse për studentët nuk është paraparë asnjë dianrë – gjë që tregon qartë për neglizhencën dhe mosinteresimin e këtij pushteti për hallet reale të qytetarëve. Gjendja me furnizim të ujit është përkqesuar, kurse deponia vazhdon t’i helmojë qytetarët.

Se ky pushtet është i paaftë për të udhëhequr me Bujanocin e tregon edhe fakti se pothuajse çdo e dyta séancë e Kuvendit Komunal në rend të ditës ka rishqyrtimin e buxhetit, duke shpërfaqur mungesën e aftësisë për të planifikuar një buxhet në dobi të qytetarëve. Në anën tjetër, duke u bazuar nga raporti i revizorit shtetëror, ky pushtet i padijshëm ka zgjedhur drejtorë në ndërmarrje publike jashtëligjshëm, me ç’rast u detyruan t’i shkarkojnë pas pothuajse një viti.

Partia Demokratike vlerëson se ky pushtet më shumë po i shërben interesave të Beogradit dhe po margjinalizon popullin e vet.

PD shpreson që tetë këshilltarët shqiptarë që janë pakicë në këtë pushtet, të gjejnë guximin dhe kurajon për të ndalur këtë politike diskriminuese dhe të fillojnë të punojnë në dobi të qytetarëve të vet, që të paktën dikush t’i thotë ‘’Puna mbarë’’.

PARTIA DEMOKRATIKE
Bujanoc
30.07.2025

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE (LPD, PD, PVD)Arbër Pajaziti refuzoi shumicën gjithshqiptare - zgjo...
08/05/2025

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE (LPD, PD, PVD)

Arbër Pajaziti refuzoi shumicën gjithshqiptare - zgjodhi të vazhdojë bashkëqeverisjen e tij me SNS-in!

Nën patronatin e Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇPMB-së, e me qëllim të ndërtimit të një bashkëpunimi mbrenda subjekteve politike shqiptare në Bujanoc, ditëve që po i lëmë pas u mbajtën dy takime të përfaqësuesve politik shqiptar në Bujanoc.

Në takimin e parë të mbajtur më 5 Maj, në orën 14:00, në hapsirat e Restorant “Rozafa” në Bujanoc, nën organizimin e udhëheqësve të OVL-së së UÇPMB-së, u takuan përfaqësuesit e partive politike shqiptare.

Opozita shqiptare (LPD, PD, PVD) u përfaqësua nga Shqiprim Musliu, Ahmet Mustafa, Sali Salihi, Jetmir Memeti dhe Enver Ramadani ndërsa Frontin për Ndryshim në këtë takim e përfaqësoi Arbër Pajaziti, Levent Qazimi dhe Enes Selimi.

Edhe pse të ftuar, në takim nuk morrën pjesë përfaqësuesit e Unionit Demokratik Shqiptar (Adem Hasani) dhe Lëvizjes për Bujanocin (Driton Rexhepi).

Qëllimi i kësaj nisme ishte i qartë që nga fillimi. OVL kishte ftuar partite politike shqiptare për të bërë përpjekjet e përbashkëta për ta shpëtuar Bujanocin nga një koalicion, i cili me të drejtë po konsiderohet si i dëmshëm për shqiptarët e komunës së Bujanocit.

Duke u pajtuar me konstatimin se përderisa në Bujanoc po vazhdon të qëndroj në pushtet SNS ndërsa Qeveria qëndrore nga Beogradi po vazhdon me diskriminimin e skajshëm të shqiptarëve të Luginës, duke e konsideruar se koalicioni aktual që po udhëheq me Bujanocin është i dëmshëm për shqiptarët, duke vlerësuar se pushteti ku 40% iu është dhënë partive politike serbe, ndërsa me regjistrimin e fundit në Bujanoc jetojnë jo më shumë se 28% serb, është i papranueshëm dhe duke shprehur shqetësimin për zëvendësimin e përditshëm të punëtorve shqiptar me punëtor nga komunitet tjera në institucionet komunale, opozita shqiptare përveç që iu përgjigjë ftesës për takim shprehi edhe vullnetin e sajë politik dhe përpiloi ofertë konkrete për Frontin për Ndryshim!

Oferta politike e cila i ofronte Frontit për ndryshim mbështetjen blanko të të gjithë subjekteve politike opozitare për të ndërtuar një shumicë gjithëshqiptare dhe me të cilën kërkohej përjashtimi i SNS-it dhe subjekteve tjera nga koalicioni aktual, u nënshkrua nga tre kryetarët e partive politike opozitare.

Në takimin e dytë, të mbajtur me 7 maj, me fillim prej orës 14:00, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, opozita shqiptare dhe delegacioni i sajë të cilën e kryesonte kryetari i LPD Shqiprim Musliu i dorëzoi ofertën konkrete kryetarit të OVL Bejtullah Bejtullahu dhe kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Me të lexuar dokumentin e nënshkruar nga kryetarët e partive politike shqiptare në të cilin shihej përkrahja e ndërtimit të një koalicioni gjithshqiptarë, përfaqësuesi i Frontit për Ndryshim, njëherit kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, i ndodhur në një situatë “merre ose leje” dhe i sfiduar që përfundimisht të heq dorë nga bashkëqeverisja e tij me SNS-in e Aleksandar Vuçiqit, nuk pranoi të nënshkruaj të njejtin dhe u largua nga takimi.

Sipas tij, për të, do të ishte e pranueshme që të bashkëpunojë me vetëm njërën nga subjektet politike shqiptare por që në asnjë mënyrë nuk do të pranonte bashkëpunimin i cili do të siguronte së paku 21-shin shqiptarë!

Kjo më së miri vërteton faktin se kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, nuk ka as interesimin e as guximin për të bashkëqeverisur me shqiptarët. I njejti, partneritetin me SNS-in dhe partitë tjera serbe e sheh si mundësinë e vetme me të cilët dëshiron të vazhdojë qeverisjen e tij multietnike.

Për të, nuk është i rëndësishëm as diskriminimin permanent i shtetit ndaj shqiptarëve, as largimi i shqiptarëve nga puna, as mungesa e ndihmesës finansiare nga qeveria e as ngecja e zhvillimit të Bujanocit në përgjithësi. Për Arbërin, siç u pa, rëndësi të vetmen ka qëndrimi i tij besnik ndaj partnerëve të tij strategjik serb.

Shqiptarëve të Bujanocit, edhe në majin e këtij viti, njejt sikur në qershorin e korrikun e vitit të kaluar, ua mohoi të drejtën që të qeverisën nga shqiptarët.

Qytetarë të dashur, Edhe pak orë na ndajnë deri te ndrrimi i motmoteve. Derisa po i numërojmë orët e fundit të këtij vit...
31/12/2024

Qytetarë të dashur,

Edhe pak orë na ndajnë deri te ndrrimi i motmoteve. Derisa po i numërojmë orët e fundit të këtij viti, është momenti që t'i kujtojmë ngjarjet kryesore të vitit 2024, e që padyshim ishin zgjedhjet lokale të mbajtura në qershor.

Angazhimi i Partisë Demokratike për të ruajtur shumicën shqiptare në Komunën e Bujanocit nuk arriti të realizohet. Për fatin e keq të shqiptarëve, gjysma e dytë e vitit 2024 ishte zhgënjyes, fyes dhe pa dinjitet, ngase pas më shumë se 20 vite, shqiptarët ndjehen pakicë në komunë, pavarësisht se shumica prej 62% e popullësisë është shqiptare.

Këtë faturë shqiptarëve ia sollën qarqet e dyshimta nga Beogradi me ndihmën e 8 këshilltarëve shqiptarë, të cilët mbeten marioneta të llojit të vet, dhe pa asnjë fuqi vendimmarrëse.

Partia Demokratike uron që viti 2025 të jetë vit i reflektimit mbi ngjarjet në Bujanoc, por edhe në rajon. Të jetë vit ku do qytetarët do të jetojnë të barabartë dhe me dinjitet. Të ketë unitet të faktorit shqiptar, e të ketë prosperitet.

Gëzuar viti i ri 2025!

URIME 28 NËNTORIPartia Demokratike uron të gjithë shqiptarët kudo që janë festën e 28 Nëntorit - Ditën e Flamurit, me sh...
28/11/2024

URIME 28 NËNTORI

Partia Demokratike uron të gjithë shqiptarët kudo që janë festën e 28 Nëntorit - Ditën e Flamurit, me shpresën që Nëntorët tjerë të zgjidhet çështja e përdorimit të flamurit lirshëm.

Address

Rruga P. Drapshina Nr 2
Bujanovc
17520

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike - Bujanoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike - Bujanoc:

Share