INICIATIVA QYTETARE PËR DRENASIN
Drenas
1. Misioni i kësaj organizate politike është:
Misioni
Misioni i Iniciatives qytetare për Drenasin është ngritja e vetëdijes, përhapja e përvojës dhe burimeve të informacionit për t’i ndihmuar qytetarët me procesin e zgjedhjeve, dhe për tu ofruar një platformë komunikimi për shkëmbim idesh e informatash që lidhen me qëllimin tonë si dhe pjesmarrja aktive në t
ë gjitha proceset politike në Drenas si dhe përgatitja për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vizioni
Vizioni i IQD-së është që fitorja në zgjedhjet e ardhshme lokale do të shënojë një moment historik për gjithë banorët e komunës së Drenasit. Një udheheqje e motivuar do të ringjallë shpresën për të ardhmen me rishikimin e prioriteteve të Drenasit, me fillimin e një periudhe të investimeve në vendlindje nga mergimtarët tanë dhe nga investitorë tjerë të jashtëm dhe të brendshëm. IQD do të ndalojë keqmenagjimet në komunën tonë. Këtë mision ne synojmë ta realizojmë me përfshirjen e gjithë banorëve të komunës së Drenasit pavarësisht vendndodhjes – të gjithë bashkë të punojmë e ndajmë mendimet për tu gjetur zgjidhje të gjitha sfidave që shtrohen para nesh në zgjedhjet lokale kurdo që mbahen ato. Qëllimet
Qëllimi kryesor i IQD-së është ngritja e vetëdijes për arritjen e fitores në zgjedhjet lokale. Qëllimi tjetër është të rrisë ndërgjegjen e qytetarëve se jo vetëm politika sjell ndryshim, por edhe një shoqëri aktive është në gjëndje të përballojë sfida të mëdha, qytetarët të jenë ata që kurdodoherë kanë të drejtë të kërkojnë llogaridhënie nga ata që marrin përgjegjësinë për të udhëhequr. Vlerat
Vlerat themelore mbi të cilat mbështet puna jonë janë:
• Demokracia, diversiteti dhe bashkëpunimi
• E drejta për përzgjedhje personale
• Kreativiteti dhe inovacioni
• Respekti dhe nderi për të gjithë
• Përgjegjësia dhe integriteti
• Dëshira për tu zhvilluar
• Përkushtimi për të shërbyer
Parimet
Në të gjitha format e veprimit dhe komunikimi të kësaj iniciative përfillen këto parime:
• Respekt dhe përkrahje për fjalën e lirë dhe largimi i frikës që është futur tek qytetarët.
• Në të gjitha faqet virtuale, apo mediat tjera opinionet tuaja mund t’i shprehni lirshëm, ata nuk do të cënohen.