12/09/2026
🇦🇱 LIRIA KA EMËR!
Sot, Prishtina u bë zëri i gjithë shqiptarisë!
Me një pjesëmarrje masive, qytetarë nga Kosova dhe trevat shqiptare u bashkuan në “Marshin për Liri”, duke ngritur fuqishëm zërin për drejtësi, dinjitet dhe në mbrojtje të çlirimtarëve të UÇK-së.
Rrugët e kryeqytetit u mbushën me flamuj kuqezi, flamurin e UÇK-së dhe një mesazh të qartë: sakrifica për lirinë e Kosovës nuk harrohet!
Sot, Prishtina dëshmoi se uniteti i shqiptarëve është më i fortë se çdo përpjekje për të zbehur historinë dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga zemra e Kosovës, jehon një thirrje që i bashkon të gjithë shqiptarët: drejtësi, dinjitet dhe respekt për ata që luftuan për lirinë tonë.
Liria ka emër. Liria ka histori. Liria ka çlirimtarët e saj!
🇦🇱🇽🇰 Për Kosovën, për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarinë!