Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci
Veleposlanstvo Republike Kosova u Hrvatskoj
Embassy of the Republic of Kosova in Croatia

Në Starigrad të Koprivnicës u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë TerezësNë Starigrad të Koprivnicës u shënua Dita ...
07/09/2026

Në Starigrad të Koprivnicës u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Në Starigrad të Koprivnicës u shënua Dita e Shën Nënë Terezës, këtë vit në kuadër të 10-vjetorit të shenjtërimit të saj. Kjo ditë iu kushtua nderimit të jetës dhe veprës së humanistes shqiptare, e cila, përmes dashurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë, la një trashëgimi të përbotshme solidariteti dhe dhembshurie.

Në famullinë që mban emrin e saj u kremtua një meshë solemne në gjuhën shqipe dhe kroate, duke bashkuar besimtarët dhe bashkatdhetarët në frymën e lutjes dhe të respektit për vlerat njerëzore që mishëroi Nënë Tereza.

Me ftesë të përfaqësuesit të pakicës shqiptare në Prefekturën Koprivnicë-Križevac, z. Driton Prekazi, në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ambasadave të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues të Prefekturës. Pjesëmarrja e tyre i dha kësaj ngjarjeje edhe një dimension miqësie dhe afrimi ndërmjet popullit shqiptar dhe atij kroat, të bashkuar në nderimin e figurës dhe të mesazhit universal të shenjtores shqiptare.

Aktiviteti u përmbyll me një program kulturor dhe muzikor në gjuhën shqipe dhe kroate, në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë. Programi u madhështua me praninë e SHKA "Shkëndija" nga Zagrebi. Shënimi i këtij përvjetori rikujtoi se trashëgimia e Nënë Terezës mbetet një thirrje e gjallë për mirësi, solidaritet dhe mbrojtje të dinjitetit të çdo njeriu.


Në Rijekë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë TerezësNë Shenjtëroren e Zojës së Trsatit në Rijekë, me pjesëmarrje...
06/09/2026

Në Rijekë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Në Shenjtëroren e Zojës së Trsatit në Rijekë, me pjesëmarrjen e një numri të madh bashkatdhetarësh, u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. Veprimtaria, e organizuar nga Bashkësia Shqiptare e Qarkut Primorsko Goranska Županija me kryetar z. Gjergj Lekaj dhe Misioni Katolik Shqiptar me misionarin don Robert Jakaj, ndërthuri përkujtimin shpirtëror me muzikën dhe artin, në nderim të bijës shqiptare që ia kushtoi jetën shërbimit ndaj njerëzve në nevojë.

Në shenjë nderimi, ambasadorët e Kosovës dhe të Shqipërisë në Kroaci vendosën lule pranë shtatores së Nënë Terezës në Trsat, duke shprehur mirënjohjen për trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpirtërore. Mesha e celebruar në gjuhën shqipe bashkoi besimtarët dhe bashkatdhetarët në lutje e reflektim mbi mesazhin e saj të dashurisë, përulësisë dhe solidaritetit.

Një dimension të veçantë artistik i dha kësaj veprimtarie koncerti i Orkestrës së të Rinjve të Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Kushtrim Gashi, dhe me
Interpretimin mbresëlënës të sopranistes Aurela Murtezaj (“Ave Maria” e Franz Schubertit) dhe solisti në korno Rrezart Gërbeshi, duke pasuruar karakterin solemn të këtij përkujtimi në Kishën e Zojës së Trsatit. Programi ndërthuri vepra të muzikës klasike evropiane me krijimtarinë shqiptare: si dhe “Nji lule” e “Baresha” të Rexho Mulliqit.

Në kuadër të veprimtarisë u prezantua edhe ekspozita e Lena Markut, kushtuar këtij përvjetori. Përmes artit pamor, ekspozita i shtoi përkujtimit një hapësirë reflektimi mbi figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, duke e afruar mesazhin e saj me publikun përmes një forme tjetër të shprehjes artistike.

Ky përvjetor dëshmoi lidhjen e gjallë të bashkësisë shqiptare në Kroaci me rrënjët e saj kulturore e shpirtërore, si dhe rolin e kulturës në forcimin e miqësisë ndërmjet popujve. Në Trsat, lutja, muzika dhe arti u bashkuan në nderim të një trashëgimie që na fton ta dëshmojmë dashurinë për njeriun përmes veprave të përditshme.

Sot, dr Mentor Tahiri, Keshilltar ne Ambasaden e Republikës së Kosovës në Zagreb u nënshkrua në Librin e Zisë të hapur n...
01/09/2026

Sot, dr Mentor Tahiri, Keshilltar ne Ambasaden e Republikës së Kosovës në Zagreb u nënshkrua në Librin e Zisë të hapur në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, me rastin e ndarjes nga jeta të Madhërisë së Tij, Mbretit Harald V.

Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, shprehëm ngushëllimet më të sinqerta Familjes Mbretërore, institucioneve shtetërore dhe popullit mik norvegjez në këtë moment të dhimbshëm. Mendimet tona janë me popullin e Norvegjisë, ndërsa nderojmë jetën, veprën dhe trashëgiminë e Mbretit Harald V.

NË KUJTIM TË SEJFEDIN PREKAZITNjë jetë në shërbim të fjalës, kujtesës dhe çështjes shqiptareMe dhimbje të thellë morëm l...
31/08/2026

NË KUJTIM TË SEJFEDIN PREKAZIT

Një jetë në shërbim të fjalës, kujtesës dhe çështjes shqiptare

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sejfedin Prekazit, veprimtarit të palodhur, bashkëpunëtorit të çmuar dhe njeriut që për më shumë se tri dekada i shërbeu me përkushtim të rrallë komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.

Ndarja e tij nga jeta nuk është humbje vetëm për familjen dhe njerëzit e tij më të afërt. Ajo është humbje për mbarë bashkësinë shqiptare në Kroaci, së cilës Sefedini i kushtoi një pjesë të madhe të jetës, dijes dhe energjisë së tij. Ai i shërbeu komunitetit jo vetëm përmes përgjegjësive që mbajti, por, mbi të gjitha, përmes dashurisë së sinqertë për gjuhën shqipe, kulturën, traditat dhe identitetin tonë kombëtar.

Për një periudhë të gjatë, Sejfedin Prekazi drejtoi Bashkësinë Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe të Qarkut të Zagrebit. Në këtë përgjegjësi u dallua për urtësinë, përkushtimin dhe aftësinë për t’i afruar njerëzit. Ai ishte ndër ata veprimtarë që e kuptuan se identiteti kombëtar, larg trojeve të të parëve, nuk ruhet vetëm me fjalë, por me punë të përditshme, me bashkim, me kujtesë dhe me përcjelljen e dashurisë për atdheun nga një brez te tjetri.

Për më shumë se tridhjetë vjet, ai ishte një nga shtyllat kryesore të revistës shqiptare në Kroaci, “Informatori”. Si redaktor, u kujdes që fjala shqipe të kishte hapësirën, dinjitetin dhe vazhdimësinë e saj. Në faqet e kësaj reviste u pasqyruan jeta, shqetësimet, arritjet dhe shpresat e shqiptarëve në Kroaci. Përmes punës së tij, “Informatori” u bë më shumë se një revistë: u bë kronikë e një bashkësie, dëshmi e qëndresës së saj kulturore dhe urë shpirtërore me atdheun.

Sejfedini nuk e dokumentoi jetën e komunitetit vetëm me fjalë. Me aparatin fotografik në dorë, ai ruajti fytyrat, takimet, festat, manifestimet kulturore dhe çastet më të rëndësishme të veprimtarisë shqiptare në Kroaci. Fotografitë e tij janë sot pjesë e kujtesës sonë të përbashkët. Në to jetojnë njerëz, ngjarje dhe çaste që koha do të mund t’i zbehte, po të mos ishte kujdesi dhe dashuria e tij për t’i ruajtur.

Ai ishte bashkëpunëtor i afërt i shumë drejtuesve, shoqatave dhe organizatave shqiptare. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, ai nuk kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes. Për të kishte më shumë rëndësi puna e përbashkët, afrimi i njerëzve dhe e mira e komunitetit. Në sjelljen e tij kishte miqësi, thjeshtësi dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj emrit shqiptar.

Ai dëshmoi se shërbimi ndaj çështjes kombëtare nuk ishte për të një detyrë e përkohshme apo një funksion institucional, por një mision jetësor – një besnikëri e heshtur dhe e pandërprerë ndaj rrënjëve, gjuhës dhe bashkësisë së cilës i përkiste.

Sejfedin Prekazi i përkiste atij brezi të veprimtarëve që e mbajtën të gjallë frymën shqiptare larg atdheut. Nëpërmjet punës së tyre, shqiptarët në Kroaci nuk mbetën vetëm individë të shpërndarë, por u organizuan, ruajtën gjuhën, afirmuan kulturën dhe ndërtuan ura të qëndrueshme miqësie ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit kroat.

Sot, kur ai nuk është më fizikisht mes nesh, mbetet vepra e tij. Mbeten faqet e shkruara, fotografitë e ruajtura, bashkëpunimet e ndërtuara dhe kujtimet e njerëzve që patën fatin ta njihnin. Mbetet gjurma e një njeriu të mirë, të urtë dhe të përkushtuar, i cili një pjesë të jetës së vet ia fali komunitetit dhe identitetit shqiptar.

Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, familjes Prekazi, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij u shprehim afërsinë tonë njerëzore dhe ngushëllimet më të sinqerta. Dhimbjen e tyre e ndan sot mbarë komuniteti shqiptar në Kroaci.

Sejfedin Prekazi do të jetojë në kujtesën tonë si njeri i fjalës shqipe, i miqësisë dhe i përkushtimit kombëtar.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të. Pushoftë në paqë dhe e pastë tokën e lehtë!

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenković, morëm pjesë në Konferencën Vjetore të ambasado...
27/08/2026

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenković, morëm pjesë në Konferencën Vjetore të ambasadorëve, konsujve të përgjithshëm, konsujve dhe atasheve ushtarakë të Republikës së Kroacisë, një takim tradicional që mbledh përfaqësuesit diplomatikë dhe ushtarakë kroatë të akredituar në vende të ndryshme të botës.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Dr. Martin Berishaj, Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë.

Kryeministri Plenković, në adresimin e tij, theksoi forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kroacisë gjatë dekadës së fundit, si dhe prioritetet e politikës së saj të jashtme në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks. Në fokus të veçantë ishin siguria energjetike, fuqizimi i kapaciteteve mbrojtëse, mbështetja për Ukrainën, ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve transatlantike, multilateralizmi dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla.
Një vend të rëndësishëm në diskutim zuri edhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një çështje me rëndësi të drejtpërdrejtë për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit dhe të Evropës.
Pjesëmarrja në këtë takim ishte një mundësi e mirë për shkëmbim pikëpamjesh dhe kontakte me përfaqësuesit e diplomacisë kroate, si dhe për të riafirmuar rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, të ndërtuara mbi miqësi, partneritet dhe interesa të përbashkëta euroatlantike.

🇽🇰🤝🇭🇷

Ekspozita fotografike “Majka Terezija – St Teresa of Calcutta” në ZagrebSonte, më 26 gusht 2026, në Atelier LM në Zagreb...
26/08/2026

Ekspozita fotografike “Majka Terezija – St Teresa of Calcutta” në Zagreb

Sonte, më 26 gusht 2026, në Atelier LM në Zagreb, u hap ekspozita fotografike “Majka Terezija – St Teresa of Calcutta” e fotografit të njohur kroat Zvonimir Atletić, kushtuar figurës universale të Shën Nënë Terezës.

Ekspozita, e organizuar nga Qendra Kroate e Fotografisë (Hrvatski Fotografski Centar), e drejtuar nga z. Luka Mjeda, sjell përmes objektivit fotografik momente që dëshmojnë thjeshtësinë, përkushtimin dhe humanizmin e Nënë Terezës – bijës shqiptare që, përmes veprës së saj, u bë simbol botëror i dashurisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor.

Kjo ngjarje kulturore u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Medias të Republikës së Kroacisë, Qytetit të Zagrebit, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Ambasadës së Republikës së Indisë dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci.

Në ceremoninë e hapjes, Ambasadën e Republikës së Kosovës e përfaqësoi znj. Senada Dushi, Këshilltare në Ambasadë.

Mbështetja e përbashkët e përfaqësive diplomatike të Kosovës, Shqipërisë dhe Indisë bart një simbolikë të veçantë: ajo lidh prejardhjen dhe identitetin shqiptar të Nënë Terezës me Indinë, vendin ku ajo e shndërroi thirrjen e saj shpirtërore në një mision të jashtëzakonshëm humanitar, ndërsa Zagrebi bëhet hapësirë e kujtesës, respektit dhe dialogut kulturor.

Për Ambasadën e Republikës së Kosovës, mbështetja e kësaj ekspozite përbën njëkohësisht një nderim për trashëgiminë e Shën Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiut – dhe një afirmim të diplomacisë kulturore, e cila ndërton ura ndërmjet popujve përmes vlerave universale që ajo mishëroi gjatë gjithë jetës së saj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 9 shtator 2026.

DIPLOMACIA KULTURORE E KOSOVËS NË SARAJEVËNë kuadër të edicionit të 32-të të Sarajevo Film Festival, Qendra Kinematograf...
20/08/2026

DIPLOMACIA KULTURORE E KOSOVËS NË SARAJEVË

Në kuadër të edicionit të 32-të të Sarajevo Film Festival, Qendra Kinematografike e Kosovës organizoi Industry Drink, një mbrëmje që bashkoi kineastë, profesionistë të industrisë së filmit, partnerë ndërkombëtarë dhe miq të kinematografisë së Kosovës.

Përtej dimensionit artistik dhe profesional, kjo mbrëmje dëshmoi edhe një herë rëndësinë e diplomacisë kulturore si një nga format më autentike të përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kinematografia jonë, përmes krijimtarisë, historive dhe perspektivës së një brezi të jashtëzakonshëm autorësh, po ndërton ura komunikimi dhe bashkëpunimi që shpesh arrijnë aty ku diplomacia tradicionale nuk mund të arrijë vetëm me fjalë.

Sarajeva, si një nga qendrat më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore, është një hapësirë e veçantë për këtë dialog. Prania e Kosovës në Sarajevo Film Festival nuk është vetëm prezantim i filmit tonë, por edhe afirmim i identitetit kulturor, kreativitetit dhe hapjes së Kosovës ndaj rajonit, Evropës dhe botës.

Kultura është një nga gjuhët më të fuqishme të diplomacisë. Filmi, ndërkaq, është një gjuhë universale që kapërcen kufijtë, afron shoqëritë dhe krijon mirëkuptim mes njerëzve.

Mbrëmja u organizua nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë.

Përmes kulturës dhe filmit, Kosova vazhdon të tregojë historinë e saj me zërin e vet – një Kosovë krijuese, evropiane dhe e hapur ndaj botës.

Nga Konferena e IX e ambasadorëve !
10/08/2026

Nga Konferena e IX e ambasadorëve !

Povodom Dana pobjede i domovinske zahvalnosti, Dana hrvatskih branitelja i 31. obljetnice vojno-redarstvene operacije Ol...
04/08/2026

Povodom Dana pobjede i domovinske zahvalnosti, Dana hrvatskih branitelja i 31. obljetnice vojno-redarstvene operacije Oluja, Veleposlanstvo Republike Kosovo u Republici Hrvatskoj upućuje iskrene čestitke predsjedniku Republike Hrvatske, Vladi Republike Hrvatske i svim građanima Republike Hrvatske.

S posebnim poštovanjem odajemo priznanje svim hrvatskim braniteljima, među kojima su bili i brojni branitelji albanskog podrijetla, koji su rame uz rame sa svojim suborcima dali nemjerljiv doprinos obrani slobode, neovisnosti i teritorijalne cjelovitosti Republike Hrvatske. Njihova hrabrost, požrtvovnost i odanost trajno su utkani u temelje suvremene hrvatske države te ostaju simbol zajedništva i zajedničke borbe za slobodu.

Republiku Kosovo i Republiku Hrvatsku povezuju iskreno prijateljstvo, zajedničke demokratske vrijednosti i snažno partnerstvo, izgrađeno na uzajamnom poštovanju, solidarnosti i zajedničkoj predanosti miru, sigurnosti i europskoj budućnosti.

Sretan Dan pobjede i domovinske zahvalnosti, Dan hrvatskih branitelja i obljetnica Oluje!
——-

Me rastin e Ditës së Fitores, Ditës së Mirënjohjes ndaj Atdheut, Ditës së Mbrojtësve Kroatë dhe 31-vjetorit të Operacionit Ushtarako-Policor “Oluja”, Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë u përcjell urimet më të sinqerta Presidentit të Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Me respekt të veçantë nderojmë të gjithë mbrojtësit kroatë, ndër ta edhe luftëtarët me prejardhje shqiptare, të cilët, krah për krah me bashkëluftëtarët e tyre, dhanë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kroacisë. Trimëria, sakrifica dhe përkushtimi i tyre mbeten përgjithmonë pjesë e themeleve të shtetit modern kroat dhe simbol i solidaritetit dhe i luftës së përbashkët për liri.

Republikën e Kosovës dhe Republikën e Kroacisë i lidhin miqësia e sinqertë, vlerat e përbashkëta demokratike dhe partneriteti i fuqishëm, i ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen evropiane.

Urime Dita e Fitores, Dita e Mirënjohjes ndaj Atdheut, Dita e Mbrojtësve Kroatë dhe përvjetori i Operacionit “Oluja”!


Lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare të ...
03/08/2026

Lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë, sot zhvilluan një bisedë telefonike Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman.

Lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë, sot zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman.

Shpreha shqetësimin tim për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve tanë në kulmin e sezonit veror. Ministri Grlić Radman më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente kroate, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes.

Fluksi i lartë i udhëtarëve po përkon edhe me masa të shtuara të sigurisë dhe kontrolle më të rrepta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, pas krizës kufitare të ditëve të fundit në Spanjë. Këto masa kanë ndikuar në zgjatjen e procedurave të kontrollit në pikat kufitare.

E falënderoj Ministrin Grlić Radman për mirëkuptimin, gatishmërinë dhe qasjen konstruktive ndaj kësaj çështjeje, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe miqësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë në komunikim të ngushtë me autoritetet kroate, duke e ndjekur nga afër situatën dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë.

Address

Antuna Nemčića 7/2
Zagreb

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share