Ora e Mirditës

Ora e Mirditës Ora e MIRDITES, krijohet si nevoje per te nxjerre ne drite problemet e zones dhe per te dhene alterna Bashke, NE e bejme Mirditen siq e meriton te jete..!

"Ora e Mirditës" është e regjistruar në Gjykatën e Tiranës me vendimin nr. 6535 datë 22.09.2020.

“Ora e Mirdites”, si Vlere Arbnore! MIRDITA IME·WEDNESDAY, AUGUST 21, 2019·

Vlera Arbnore, si shprese per Mirditen ! Duke pare zvarritjen 28 vjecare te demokracise shqiptare, te plagosur nga krimi e te kapur nga ish-sigurimi i shtetit dhe bijte e ish- pushtetareve , lindi nevoje krijimi i nje levizj

e te paster Mirditase, te pa ndyer me krim, korrupsion e lidhje me sistemin diktatorial. Mirdita e Shqiperia po lengon ne nje kryqezim anarkik, te pashprese e ne dore te krimit politik. Mirditoret e shqiptaret, si rruge shpetimi, po marrin “arratine” nga toka e tyre dhe po kthehen ne popull biblik qe perserit cdo 5 vite eksodin masiv. Bashke me te pashpreset, po iken edhe truri e syri i saj!-Intelektualet, rinia,shtresa e mesme e popullsise dhe emigrantet e zhgenjyer nga rikthimi ne vend, kane kthyer vemendjen e tyre drejt Gjermanise, Italise e Anglise, si “toke e premtuar” dhe e sigurt per familjet e tyre! Europa ankohej per vite me radhe se po plakej e kishte rendiment te ulet lindshmerie, se kishte nevoje per krah pune e vrull rinor..! - Tani,Mirdita e Shqiperia, po futen ne te njejtin “tunel” te zi, pasi djemt e vajzat e saj po migrojne me ritme te shpejta drejt vendeve te zhvilluara e me demokraci te konsoliduar..! Por, pse po ndodh kjo?!-Si eshte e mundur qe vendi yne te mes kete mundesi ringritje, zhvillimi, zbatimi ligji e perspektive per te ardhmen e Mirdites ?! A eshte e mundur qe mirditoret e shqiptaret, nga aktive ne lindjen e demokracise, te jene kthyer ne naive, frikacake,servile e puthadore te politikes rrugace..?! Ajo krenaria e theksuar ne origjinen pellazge, ne origjinen e Gjergj Kastriotit, At Gjergj Fishtes,Abat Prend Docit,Nane Terezes,Pashko Vases,Ndrec Lufit e Kapedanit te Mirdites, te lendohet aq shume ne te drejten e jeteses me Nder e Pune, ne Familjen Tradicionale Mirditase...?! Si mundet qe jeten politike , ne Mirdite e Shqiperi, e kontrollon e njejta klase tani e 75 vite, zevendesuar me bijte e saj te pashkolle e injorante... ?! Aq shume parti e shoqata te krijuara ne terr e per interesa te ngushta dhe pak prej tyre ne interes te Mirdites. Mirditoret duhet te shkeputen nje here e pergjithmone nga ndikimi i injorances se shekullit XIX qe vazhdon te mbaje peng zhvillimin e Mirdites!

28 vite demokraci, anarki, korrupsion, mitmarrje, mungese drejtesie, mungese arsimi, mungese pune, mungese mirqenjeje, mohim te drejtash qytetare, mungese sigurie per jeten, mungese shendetesie e mungese vote te lire...! Te gjithe flasim, protestojme ne familje, kafene e gosti dasmash, por asnjeri nuk merr persiper pergjegjesine per te shpetuar Mirditen e per te risjelle shpresen per Rinine..! Ndaj, NE, nje grup shoqeror intelektual pa ngjyrim politik, te pa lidhur me krimin, korrupsionin, mafian, ish-sigurimin e komunizmin gjakatar, qeverine, bashkine, te shkolluar brenda e jashte vendit e te kualifikuar per ti dale zot familjes e shoqerise qe na beson, sjellim Dritaren e Hapur per te gjithe Ju bashkepatriote qe doni Mirditen dhe zhvillimin e saj, siq e meriton. Tek “Ora e Mirdites” do te gjeni hapesiren e duhur dhe pa censure, qe te denonconi korrupsionin, te percillni ankesen Tuaj e te nxjerrim ne dukje per te gjithe shqiptaret e boten mbare, ate Mirditen e bukur, te vecante me art, kulture, tradite, histori, bujari e bese..! Te gjitha pushtetet kane ardhur ne Mirdite, kane vjedhur, masakruar, percudnuar dhe e kane lene me keq se ne kohen e “nepses”... ! Asnjehere deri me sot, nuk kemi zgjedhur njeriun e vlerave dhe te duhurin per Mirditen, por vec kemi shtuar nje hajdut me shume e nje injorant me teper..!

“Per Mirditen n’Drite !”- eshte e vetmja rruge qe te shpetojme krahinen tone Arbnore! Te behemi te gjithe bashke per nje Mirdite te Vlerave te Verteta, pse jo ne kufijte e saj etnike para ’44, sepse vetem keshtu mendojme per familjet tona duke dale nga skamja e varferia e duke u rrjeshtuar me krahinat e zhvilluara europiane! Pas 70 vitesh nga masakrimi pa gjyq i 14 burrave me te mire te Mirdites, ne te njejtin vend, nen hijen e Lisit te Kuvendeve e Beses mirditore, NE themeluam “Oren e Mirdites” me shprese qe do rikthejme shpresen e besimin se mund ta bejme siq duhet krahine tone te pervujtun e e sakatosur nga maskarenjt politike e dallkauket mafioze! Te gjithe mirditoret pa dallime politike si dhe ata qe e duan Mirditen, jane te mirepritur te antaresohen e bashkohen per te njejtin qellim e per femijet tane !-Nuk mund te behen pjese, vetem ata qe me dokumenta zyrtare rezultojne si ish-bashkepuntore te sigurimit famekeq! Rinia, intelektualet, gra e vajza te ditura e me integritet, mesues, pensioniste, emigrante e shume te tjere vullnetmire, do gjejne deren e hapur gjithnje tek Ora e Mirdites! Mos hezitoni, por besoni e kontribuoni !



Grupi Themelues i “Ora e Mirdites”
Kisha e Shpalit,Mirdite
17 Gusht 2019

https://www.facebook.com/share/18JzATW3n2/
24/03/2026

https://www.facebook.com/share/18JzATW3n2/

𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝘇𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗲 𝗯𝘂𝗿𝗴𝗼𝘀𝗲̈𝗻- 𝘂 𝗯𝗲̈ 𝗻𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗸𝗮𝗺𝗽 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗮𝗷𝘇𝗮 𝗲 𝘃𝗼𝗴𝗲̈𝗹 𝘂 𝗻𝗱𝗮 𝗻𝗴𝗮 𝗷𝗲𝘁𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝘀𝗵𝗸𝗮𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗺𝗲𝗿𝗿𝘀𝗵𝗺𝗲...

Mrika Gjikola u internua bashkë me kunatën e saj Gjelën dhe vjehrrin plak, menjëherë pas arratisjes së dy vëllezërve, Prengë dhe Bibë Gjikola, në gusht të vitit 1948. Mrika ishte shtatzënë ditën që e morën forcërisht nga shtëpia në shenjë hakmarrje për arratisjen e të shoqit dhe kunatit. E nisën për në hetuesinë e Burrelit së bashku me kunatën e saj Gjelën, e cila kishte edhe vajzën e sapolindur Dila.

Sipas dëshmisë së lënë nga Gjela Gjikola në ciklin e dokumentarëve të gazetares Admirina Peçi “Dosja K” të dy gratë përjetuan ferrin në atë udhëtim të vështirë nga Kurbneshi drejt dhomave të izolimit në hetuesinë e Burrelit. Gjatë udhëtimit, siç ka dëshmuar Gjela, Mrikës i nisën dhimbjet e lindjes dhe nën presionin e policëve të armatosur, ajo solli në jetë vajzën e saj të pafat Prena e cila i kaloi ditët e para të jetës në birucat e Burrelit.
Pas katër muajve hetuesi, pasi iu deklaruan se burrat e tyre kundërshtarë të regjimit ishin vrarë gjatë arratisë për në Jugosllavi, dy gratë me foshnjet dhe vjehrrin plak i internuan në Tepelenë, fillimisht në Turan. E më pas, në kampin me tela me gjemba buzë lumit të Bëncës, ku dikur kishin qenë kazermat e ushtrisë italiane.

Pas një epidemie të tifos, që ju mori jetën shumë fëmijëve që jetonin në kushte të tmerrshme në Turan pa ujë dhe ushqim, vajza e vogël e Mrikës, Prena u sëmur rëndë. U dërgua për ta kuruar në Gjirokastër, por u kthye e pajetë. Ndërkohë, në kamp ishte sëmurë edhe vajza e vogël 3 vjeç e Gjelës, Dila- e cila kishte dhënë shpirt në krahët e të ëmës, ndërsa i kërkonte ujë.
Pas vdekjes së vajzave, dy kunatat jetuan një jetë të vështirë në vetmi me burrat e
push katuar nga regjimi komunist. Dhe me dy vajzat e vogla, që u detyruan t’i varrosnin atje në kamp, pranë një varri të një ushtari italian, ku edhe do t’i linin për 55 vjet.

Vetëm në vitin 2006, dy gratë e moshuara u kthyen në vendin e tmerrit për të gjetur eshtrat e foshnjeve të tyre.

Identifikimi, gjetja dhe zhvarrosja e vajzave më 13 qershor të 2006 dhe rivarrimi në tokën e tyre, erdhi pas një procesi të gjatë edhe rehabilitues, të mbështetur nga të tretë. U bë dhe sistemimi i tyre në arkivole të vegjël.

Në librin e studiueses Fatbardha Saraçi me titull “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, Mrika shprehet në këtë formë: “Nuk mund të vdisnim pa gjetur eshtrat e dy vogëlusheve që na vdiqën në internim… Iu referuam shenjave të tjera, por mbi të gjitha instiktit të nënës. Pas disa gërmimeve, u bë e mundur gjetja e eshtrave të fëmijëve të varrosur para 55 vitesh. U bë sistemimi i tyre në arkivole të vegjël dhe ne, dy kunatat – punuam veshjet e tyre si nuse, me kostume të vogla mirditore. Dy arkivolët i mbuluam me flamurin kombëtar. I vendosëm arkivolat në oborrin e shtëpisë ku jetojmë, e gjithë zona u mblodh për ngushëllim.”

#𝗢𝗯𝘀𝗲𝗿𝘃𝗲𝗿𝗞𝘂𝗹𝘁

Nuk ka kompromis për ashtin e një kombi: Familja!!!
12/11/2025

Nuk ka kompromis për ashtin e një kombi: Familja!!!

Po del fjala jonë para ditës  së votimeve!Koalicioni për Shqipërinë në Bashkimin Europian po merr mandatin e 4 në Qarkun...
17/05/2025

Po del fjala jonë para ditës së votimeve!

Koalicioni për Shqipërinë në Bashkimin Europian po merr mandatin e 4 në Qarkun Lezhë!

Do ta provojmë dhe në 2027-ën... për Mirditën tonë Europiane!


16/05/2025



Një grua "ia shkuli dhëmbët" Gjin Gjonit në katundin e tij!

Në Blinisht të Lezhës, njësia administrative që përfaqëson jashtëqitja e drejtësisë së vjetër Gjin Gjoni, votuesit folën qartë: Pranvera Skana, një grua nga Mirdita, mori 554 vota personale, ndërsa vetë Gjini – vetëm 406!
Por çnderimi më i madh i erdhi nga vetë bashkëfshatarët e tij. Në Fishtë, fshati i lindjes së jashtëqitjes Gjin Gjoni, nga 217 votues, Gjini mori vetëm 63 vota personale.
Pra, Gjin Gjonin, që nuk e do as Blinishti, as Fishta – kërkon të bëhet “opozitari i madh” në Parlament!
Si mund t’i bëjë opozitë dikujt Gjini, që nuk ka besimin as të katundarëve të vet?
Eh, mor Gjin, në politikën e Lezhës e të Shqipërisë, do mbahesh mend si meci i Gjon Gjonit, që bëre fushatë me një tufë badiguardësh e me makina lluksoze në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, por që të mundi në derë të shtëpisë Pranvera Skana, mecja e Bib Skanës prej Orosh*t të Mirditës, me duar në xhepa dhe pa makinë!

**********************************

E tash si asht tuj ra shi,bari po rritet e ka boll deri ne 2030-ēn për gjith ato që i ran murit me krye, tuj i shkue mrapa njaj qoftlargu komunist..

Qarku i Lezhës ka 70% banor prej Mirdite që nuk sajdisën bijën e vet, po shkun e u marruen tuj u servilue me vota ke do si as nuk e njofin e as kan për ta njoft naj her.

Pranvera Skana ishte ylli i fushatës që bani nji paraqitje model para gjith njerzve që u shtërngoj dorën nga Zadrima e deri në Thumanë, u buzqeshi të gjithve pa dallim partiak e klani, sepse ka lè me zemrën e bardh në shpinë e Dom Zef Skanës.

Ajo nuk foli asnji fjal për asnji kandidat mrena e jasht partisë saj, ani'pse e meritonin me ua than dy fjal sejcilit.

Pranvera nuk dha as kafe e as birra,as dreka e as thas milli,as pare e vene pune.

Ajo s'kishte pare te pista veç rrogës së saj e as kollon makinash që as shteti nuk i blen dot.

Për ne asht Deputetja morale e fituese në gjith Lezhën dhe asnji ska shans me e zh'ba fitoren që njerzit e ndershëm ja dhanë me gjith zemër.

Dhe mos harroni....Diaspora ka surprizën e rradhës për deputetin e 4-t që ka me ju tha fytin e shtu rracionin e barit.

Bash e keni meritu nji shpull prej lidërve të fushatës PS-së n'Qark, e tash po ju vjen deri n'dark me mandatin tjetër për ekipin e fitores mbi qoftlargun komunist që nuk heq dor prej 1968 e deri m'sot.

09/05/2025

Kaq mjafton për ti vùe kapak zgjedhjeve n'Mirditë e kudo n'Qarkun Lezhë!

Familja princnore e Mirditës, si i pari sofrës "Orës Mirditës" e i 12 Bajrakve, u ban me dije tan shqiptarve se vota e 11 majt nuk duhet me shkue dàm...!

Sojnikët lejnë e trashgohen, nuk piqen nan hijen e qoftlargut...!





Indirizzo

Ro

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Ora e Mirditës pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Condividi