Aleanca për Shqiptarët,Dega e Kërçovës

Aleanca për Shqiptarët,Dega e Kërçovës Political

26/07/2026

KOMUNIKATË

Situata e krijuar në qytetin e Gostivarit po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u jemi mirënjohës për gatishmërinë e lartë dhe mbështetjen e treguar.

Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, po funksionojnë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Komuna e Gostivarit po bashkëpunon plotësisht me të gjitha institucionet kompetente dhe ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës.

Punohet intensivisht për kthimin e situatës në normalitet. Presim që shumë shpejt të sigurohet ujë për përdorim teknik dhe, më pas, edhe ujë i sigurt për pije.

Njëkohësisht, sinqerisht u bëjmë thirrje të gjithëve që kjo situatë të mos përdoret për pikë politike, në dëm të qytetarëve, veçanërisht nga ata që nuk kanë sjellë as edhe një shishe ujë në Gostivar, por janë mjaftuar vetëm me kritikimin e veprimeve të institucioneve.

Nuk ndërtohet rejting politik mbi fatkeqësitë e dikujt tjetër. Në këtë moment, prioriteti duhet të jetë tejkalimi i situatës dhe mbështetja e qytetarëve.

Të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë duhet të përcaktohen përmes një procedure të drejtë, objektive dhe transparente.

Aleanca për Shqiptarët

14/07/2026

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Kuvend, Stoilkoviq duhet të përgjigjet për gjuhën e tij denigruese ndaj një gruaje

Sjellja arogante, përçmuese dhe e papërgjegjshme Ivan Stoilkoviqit dje në Kuvend nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si normale. Ajo është një sjellje e patolerueshme që pasqyron një mënyrë veprimi të përsëritur, ku në vend të debatit dhe argumenteve zgjidhen fyerjet, provokimet dhe tensionimi i situatës. Kur një përfaqësues publik arrin deri në konfrontime verbale me fjalë përçmuese dhe denigruese sidomos ndaj një gruaje, kjo tregon qartë mungesë respekti jo vetëm ndaj kolegëve, por edhe ndaj institucionit që përfaqëson dhe institucionit më të lartë ligjvënës në vend.Kjo sjellje dhe kjo gjuhë urrejtjeje nuk mund të kalojnë pa pasoja duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Prandaj, u bëjmë thirrje organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë, që të veprojnë sa më parë, në përputhje me ligjin.

Fakti që kësaj radhe objekt i sulmeve verbale ishte një grua e bën ngjarjen edhe më shqetësuese. Asnjë grua nuk duhet të përballet me gjuhë denigruese apo poshtëruese për shkak të angazhimit të saj politik. Respekti për dinjitetin e grave nuk duhet të varet nga bindjet politike, por të jetë një parim i panegociueshëm.

Demokracia nuk ndërtohet me ofendime dhe kërcënime, por me kulturë dialogu dhe respekt të ndërsjellë. Kur fjalori fyes zë vendin e argumenteve, dëmtohet seriozisht klima politike dhe dërgohet një mesazh i gabuar për çdo grua që dëshiron të kontribuojë në jetën publike.

Retorika dhe sjellja e Stoilkoviqit krijojnë përshtypjen e një politikani që vepron me bindjen se nuk do të përballet me pasoja. Pikërisht kjo ndjenjë paprekshmërie është ajo që ushqen arrogancën dhe e bën të përsërisë të njëjtën sjellje.

Institucionet dhe Qeveria kanë detyrimin të reagojnë qartë dhe pa asnjë hezitim ndaj çdo forme të fyerjes dhe gjuhës së urrejtjes. Heshtja ose relativizimi i rasteve të tilla nuk ndihmojnë në mbrojtjen e demokracisë, por krijojnë përshtypjen se sjellje të tilla tolerohen.Qëndrimi ndaj çdo sulmi verbal apo poshtërimi të grave duhet të jetë i njëjtë, pavarësisht se kujt force politike i përkasin ato apo autori i sulmit. Respekti, barazia dhe dinjiteti nuk janë çështje partiake, por vlera themelore që duhet të mbrohen gjithmonë.

13/07/2026
09/07/2026
02/07/2026

Shqiptarët janë pro ndryshimeve kushtetuese, konsensusi duhet të vijë nga pala maqedonase

Eksponent të lartë të Bashkimit Evropian dhe çdo shtet anëtar që vjen në Maqedoni përcjellin një mesazh të qartë nëse duam të fillojmë zyrtarisht negociatat me BE-në dhe t’i përfundojmë ato një kusht i domosdoshëm janë ndryshimet kushtetuese. Nuk ekziston alternativë tjetër për të nisur negociatat.
Kuptoj plotësisht kërkesën e Kryeministrit për një farë garancie, por në fund të ditës duhet ta pranojmë se nëse synojmë anëtarësimin në BE, ne domosdoshmërisht duhet t’i bëjmë këto ndryshime. Prandaj nuk shoh tjetër opcion, ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejt, në mënyrë që negociatat të nisin.
Ndërkohë, është e kuptueshme të kërkohet një garanci megjithëse asnjëherë nuk ka garanci 100% por nëse doni siguri, partitë politike shqiptare duhet dhe janë të gatshme të jenë pro nisjes së negociatave dhe, automatikisht, pro ndryshimeve kushtetuese. Nuk njoh parti shqiptare në Maqedoni që të jetë kundër këtij orientimi.

22/06/2026

ASH nuk kthehet në Qeveri për poste, por vetëm me marrëveshje të re dhe garanci për BE

Aleanca për Shqiptarët e ka të qartë qëndrimin e saj. Rikthim mekanik në një qeveri prej së cilës kemi dalë nuk mund të ketë, sepse një gjë e tillë do të ishte nënçmuese dhe politikisht e papranueshme.

Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët nuk i mbyll dyert për asnjë proces që i shërben interesit shtetëror, qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të vendit. Çdo bisedim eventual mund të ndodhë vetëm mbi baza krejtësisht të reja, me marrëveshje të re politike dhe me garanci të qarta për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Për Aleancën për Shqiptarët nuk janë prioritet funksionet, por drejtimi i shtetit. Pa garanci për rrugën evropiane, pa ndryshime kushtetuese dhe pa marrëveshje serioze politike, çdo diskutim për rikthim në Qeveri është i pakuptimtë.

Address

Kicevo
6250

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca për Shqiptarët,Dega e Kërçovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share