Jeton Shaqiri

Jeton Shaqiri Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Министер за образование и наука

“Historia nuk shkruhet brenda një dite; ajo ndërtohet me përkushtim, vit pas viti.”
05/06/2026

“Historia nuk shkruhet brenda një dite; ajo ndërtohet me përkushtim, vit pas viti.”

Helidon Kica në krye të Nëndegës së BDI-së Struga 1.Me përvojën e tij institucionale, profesionalizmin dhe përkushtimin ...
04/06/2026

Helidon Kica në krye të Nëndegës së BDI-së Struga 1.

Me përvojën e tij institucionale, profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmuar ndër vite, Helidoni është zgjedhja e duhur për të udhëhequr një nga strukturat më të rëndësishme të BDI-së në Strugë.

Jam i bindur se energjia e tij, afërsia me qytetarët dhe vizioni për organizim do t’i japin Strugës energji të re, ide të reja dhe rezultate të reja.

Urime dhe suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme! 💙

Helidon Kica në krye të Nëndegës së BDI-së Struga 1
Helidon Kica është zgjedhur Kryetar i Nëndegës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Struga 1, duke marrë përsipër një përgjegjësi të rëndësishme në drejtimin dhe organizimin e strukturës partiake. Angazhimi i tij i vazhdueshëm ndër vite në kuadër të BDI-së, përkushtimi ndaj vlerave të partisë dhe afërsia me anëtarësinë e qytetarët e kanë bërë atë një nga figurat më aktive dhe më të respektuara në strukturat lokale të partisë.
Me një përvojë të gjatë në administratën shtetërore dhe një bagazh të pasur akademik e profesional, Helidon Kica përfaqëson një profil të dëshmuar të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit institucional. Gjatë karrierës së tij, ai ka kontribuar për më shumë se tetë vite në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ushtruar funksione me përgjegjësi të lartë, ndër të cilat edhe detyrën e Udhëheqësit të Kabinetit të Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë. Në këtë rol ka qenë pjesë aktive e koordinimit të proceseve institucionale dhe politikave publike në nivel qendror. Aktualisht, aktivitetin e tij profesional e zhvillon në Ministrinë e Financave, pranë Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
I diplomuar në Ekonomi dhe në Edukim Fizik dhe Shëndet, si dhe me gradë Master në Financë dhe Kontabilitet, Helidon Kica ka dëshmuar vazhdimisht përkushtim ndaj zhvillimit profesional dhe akademik. Formimi i tij plotësohet me certifikim ndërkombëtar të gjuhës angleze nga Folkuniversitetet në Göteborg të Suedisë, si dhe me pjesëmarrje në konferenca dhe publikime shkencore në nivel ndërkombëtar.
Brenda degës së BDI-së në Strugë, ai ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në forcimin e strukturave organizative, koordinimin e aktiviteteve partiake dhe promovimin e politikave që reflektojnë interesat dhe nevojat e qytetarëve. Përmes angazhimit të tij në terren, komunikimit të drejtpërdrejtë me anëtarësinë dhe përkushtimit ndaj kauzave të përbashkëta, ai ka ndihmuar në konsolidimin dhe fuqizimin e rolit të BDI-së në Strugë.
Përvoja institucionale, aftësitë menaxheriale, integriteti personal dhe vizioni për zhvillim e bëjnë Helidon Kicën një vlerë të shtuar për BDI-në dhe përfaqësimin e qytetarëve, duke kombinuar profesionalizmin në administratë me angazhimin aktiv në jetën politike dhe shoqërore.

Krejt kanë ardhë, hajde edhe ti në BDI!🎉 BDI shënon 24-vjetorin e themelimit të saj!Bashkohu me ne në këtë ditë të veçan...
02/06/2026

Krejt kanë ardhë, hajde edhe ti në BDI!

🎉 BDI shënon 24-vjetorin e themelimit të saj!

Bashkohu me ne në këtë ditë të veçantë për të kujtuar rrugëtimin, angazhimin dhe sukseset e përbashkëta të Bashkimit Demokratik për Integrim.

📍 Parku i Qytetit, Shkup, tek Guaca
🕕 Ora 18:00
📅 5 Qershor 2026 (e premte)

Le ta festojmë së bashku 24-vjetorin e forcës politike që ka lënë gjurmë në historinë moderne të shqiptarëve dhe të vendit.

Krejt kanë ardhë, hajde edhe ti!

Gëzuar Kurban Bajramin! 🤍Nga duart e babait te nipi, bekimet, traditat dhe dashuria kalojnë brez pas brezi.Kjo foto mban...
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin! 🤍

Nga duart e babait te nipi, bekimet, traditat dhe dashuria kalojnë brez pas brezi.

Kjo foto mban tre breza, një gjak e një zemër, të bashkuar në të njëjtin urim dhe në të njëjtat vlera që koha nuk i zbeh kurrë.

Zoti sjelltë shëndet, paqe, mirësi dhe begati në çdo familje, ndërsa respekti dhe dashuria mes brezave të jetojnë përherë. 🤍

Njerëzit e fortë nuk i rrëzon stuhia, sepse kanë mësuar të ecin edhe mes erërave më të forta. Ata që provojnë t’i largoj...
19/05/2026

Njerëzit e fortë nuk i rrëzon stuhia, sepse kanë mësuar të ecin edhe mes erërave më të forta.

Ata që provojnë t’i largojnë, shpesh harrojnë se forca e vërtetë nuk vjen nga posti, por nga mbështetja dhe karakteri.

Zgjedhja e Dr. Sc. Dashmir Nasufit në krye të nëndegës së Veleshtës është vazhdim i një rruge që sot në BDI Strugë po me...
12/05/2026

Zgjedhja e Dr. Sc. Dashmir Nasufit në krye të nëndegës së Veleshtës është vazhdim i një rruge që sot në BDI Strugë po merr një dimension të ri bashkimi, energjie dhe organizimi nën udhëheqjen e Faton Pollozhanit.

Politika fiton vlerë atëherë kur arrin të bashkojë njerëzit rreth një qëllimi të përbashkët dhe kur besimi ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë.

Kur ekziston respekti dhe vizioni i përbashkët, edhe ato që dikush i sheh si dallime, shndërrohen në forcë për ecje përpara.

Na presin shumë sfida, shumë punë dhe shumë rezultate, sepse BDI Strugë do të jetë më e fuqishme dhe më e fortë se kurrë. 🤝

09/05/2026
Nga zemra e Europës në një forum ku diskutohej e ardhmja e inteligjencës artificiale, ekonomisë dhe rolit të Europës në ...
07/05/2026

Nga zemra e Europës në një forum ku diskutohej e ardhmja e inteligjencës artificiale, ekonomisë dhe rolit të Europës në botën që po ndryshon me shpejtësi.

Nga Brussels Economic Forum 2026 në Bruksel, ku pata kënaqësinë të jem pjesë e diskutimeve për të ardhmen e Europës, ekonomisë dhe inteligjencës artificiale.

Kryeministri i Luxembourg, Luc Frieden, theksoi se Europa nuk duhet të mbetet pas SHBA-ve dhe Kinës në garën globale të inteligjencës artificiale, por duhet të ndërtojë një AI europiane, të bazuar në demokraci, liri dhe vlera europiane.

Ndërsa profesori dhe ekonomisti i njohur Philippe Aghion vlerësoi se Europa ka potencial të madh në inovacion dhe inteligjencë artificiale, duke theksuar se e ardhmja duhet të ndërtohet mbi një AI më etike dhe më njerëzore.

Kisha nderin të përfaqësoj Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar.

Europa ka potencialin të rikthehet si lidere teknologjike dhe ekonomike globale.

07/05/2026

🔴Sonte, ora 20:15 në "Debat në Shenja" flasim për Strategjinë e re për Arsimin 2026–2032, reformat në Arsimin e Lartë, investimet në arsim dhe faktorin politik shqiptarë. Për ta kuptuar a është arsimi prioritet real apo vetëm retorikë politike, sonte kemi përballë:

👉Driton Sulejmani – zëvendësministër i Arsimit
👉Jeton Shaqiri - ish ministër i Arsimit

Na ndiqni‼️

Address

Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jeton Shaqiri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share