Bekim Rexhepi

Bekim Rexhepi Ish Zv.Ministër në ministrinë e Transportit
Поранешен Зм.Министер во министерството за транспорт

Zv.Ministër për transport dhe lidhje
Зам. министер за транспорт и врски
Deputy Minister of transport and communications

31/08/2026

Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardid “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

SHKUP–BLLACË , NGA AKUZAT PËR “KRIMINALITET” TEK PRETENDIMET PËR MERITËSot, 26 gusht, Qeveria VMRO-DPMNE–VLEN promovon f...
26/08/2026

SHKUP–BLLACË , NGA AKUZAT PËR “KRIMINALITET” TEK PRETENDIMET PËR MERITË

Sot, 26 gusht, Qeveria VMRO-DPMNE–VLEN promovon fillimin e ndërtimit të fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë projekt që sipas tyre ishte kriminal, koruptiv dhe i pa realizueshëm.
Edhe, ky projekt nuk fillon nga zero në vitin 2026. Përgatitjet, projektimi, sigurimi i financimit dhe procedurat janë zhvilluar më herët, në periudhën kur BDI ishte pjesë e Qeverisë.

Për 10.5 kilometrat, kontrata e raportuar është rreth 222 milionë euro. Bëhet fjalë për mbi 220 milionë euro para publike.

Në tetor 2024, qeveria dhe eksponentët e saj , e kritikuan ashpër këtë projekt.
U referua në një letër të kompanisë konsulente SUEZ, të datës 31 maj 2024, dhe deklaroi se kostoja e projektit ishte rritur nga rreth 172 milionë në 240 milionë euro. Me pretendim se kostoja mund të arrinte deri në 300 milionë euro.

Sot, i njëjti projekt prezantohet si sukses i Qeverisë.

Nëse projekti është i njëjtë, çfarë ka ndryshuar?

* A ka ndryshuar projekti?
* A ka ndryshuar dokumentacioni?
* A janë korrigjuar problemet për të cilat foli Nikoloski?
* Çfarë ndodhi me letrën e SUEZ-it të 31 majit 2024?
* Ku është kjo letër?
* Çfarë thotë saktësisht ajo?
* Nëse problemet janë korrigjuar, çfarë është ndryshuar dhe sa ka kushtuar?
* Kush do të jetë nënkontraktori ?

Qeveria duhet:

* të publikojë letrën e SUEZ-it;
* të publikojë kontratën;
* të sqarojë koston përfundimtare të projektit;
* të bëjë publike të gjitha ndryshimet në projekt dhe dokumentacion;
* të sqarojë nëse është zhvilluar hetim dhe cilat janë përfundimet e tij;
* të bëjë të qartë kush jenë nënkontraktorët .

Shkup–Bllacë duhet të ndërtohet.

Por ky projekt nuk lindi sot. Ka histori, financim dhe dokumentacion të përgatitur më herët dhe ka edhe vulën e BDI-së.

25 VJET MARRËVESHJA E OHRITKush po përpiqet ta ndërtojë shtetin pa frymën e Ohrit?Më 13 gusht 2001 u nënshkrua Marrëvesh...
13/08/2026

25 VJET MARRËVESHJA E OHRIT
Kush po përpiqet ta ndërtojë shtetin pa frymën e Ohrit?

Më 13 gusht 2001 u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit dhe vendosi themelet e një shteti të përbashkët, multietnik dhe të barabartë.

25 vjet më pas, sfida nuk është vetëm zbatimi i saj, por ruajtja e frymës së Ohrit.

Marveshja e Ohrit nuk e dobësoi shtetin. E forcoi, duke e ndërtuar mbi barazinë, përfaqësimin, përdorimin e gjuhëve dhe bashkëjetesën si parime themelore të rendit politik.

Prandaj, çdo tentim për t’i trajtuar të drejtat e shqipëtarve si “të tejkaluara” apo për t’u kthyer te logjika e dominimit të shumicës është i rrezikshëm.

Nuk janë privilegje. Janë pjesë e marrëveshjes mbi të cilën u ndërtua paqja.

Rreziku sot nuk qëndron vetëm te ligje apo vendime të veçanta, por te një mentalitet politik që bashkëjetesën mund ta zëvendësojë me dominim. Kur cenohet kjo frymë, cenohet edhe besimi dhe stabiliteti i shtetit.

Mbrojtja e Ohrit nënkupton barazi reale, përfaqësim të drejtë, përdorim të plotë të gjuhëve dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje.

Qeveritë ndryshojnë. Koalicionet ndryshojnë. Por marrëveshjet që i japin fund konflikteve nuk janë të përhershme.

25 vjet pas MO, pyetja nuk është nëse duhet të zbatohet, por:

Si ta çojmë më tej?

Sepse MO nuk është fundi i historisë.
Është themeli dhe fillimi i një shteti të ri , të drejtë, të barabartë dhe të përbashkët.

07/08/2026

SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE?

Informacionet e reja që po dalin për projektin më të madh infrastrukturor në vend, Korridoret 8 dhe 10D, janë jashtëzakonisht alarmante.

Sipas informacioneve që disponojmë, në terren po punohet me raport pothuajse 4 me 1 në favor të Korridorit 10D, Prilep–Manastir, ndërsa mekanizimi, fuqia punëtore dhe dinamika e realizimit janë zhvendosur në dëm të Korridorit 8.

Të dyja segmentet janë pjesë e të njëjtit projekt që ne e siguruam me Bechtel-Enka. Sot Qeveria po e ndryshon në praktikë prioritetin e projektit.
Përshkak të urdhrit politik që Korridori 10D të përfundojë deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverë, që pushteti ta përdorë si projekt elektoral.

Nëse kjo konfirmohet, kemi të bëjmë me një skandal të rëndë: para, punëtorë dhe mekanizim të një projekti shtetëror po orientohen sipas kalendarit zgjedhor të partive në pushtet.

Por çështja është edhe më serioze.

Korridori 8 është korridor strategjik i NATO-s, pjesë e lidhjes lindje–perëndim nga Adriatiku drejt Detit të Zi dhe krahut juglindor të Aleancës. Çdo vonesë e qëllimshme e këtij korridori ka pasoja që shkojnë shumë përtej politikës së brendshme.

Prandaj pyetja që tash duhet të marrë përgjigje është:

A kemi vetëm keqpërdorim elektoral të një projekti prej miliarda eurosh, apo dikush po ngadalëson qëllimisht korridorin strategjik të NATO-s?

Kush përfiton nga dobësimi i Korridorit 8?

Sepse në një kohë kur Rusia ka interes të drejtpërdrejtë që infrastruktura e NATO-s në rajon të ecë sa më ngadalë, çdo vendim politik që e shtyn këtë projekt duhet të shihet me seriozitet maksimal.

Kërkojmë transparencë të menjëhershme: sa punëtorë, sa mekanizim dhe sa mjete financiare janë angazhuar aktualisht në Korridorin 10D dhe sa në Korridorin 8? Kush e ka marrë vendimin për këtë raport dhe me çfarë arsyetimi?

Këto përgjigje nuk mund të fshihen deri pas zgjedhjeve.

06/08/2026
Dibra e di të vërtetën: banesat sociale janë projekt i nisur nga BDI.Sot qeveria po promovon banesat sociale në Dibër, n...
01/08/2026

Dibra e di të vërtetën: banesat sociale janë projekt i nisur nga BDI.

Sot qeveria po promovon banesat sociale në Dibër, një projekt që e gjeti të planifikuar, të financuar dhe me punimet e nisura nga BDI.

Qytetarët e dinë mirë se merita për një projekt nuk fillon me prerjen e shiritit. Ajo fillon me vizionin, planifikimin, sigurimin e financimit, përgatitjen e dokumentacionit dhe fillimin e realizimit.

Faktet nuk fshihen. Qytetarët e dinë se banesat sociale në Dibër janë projekt i nisur nga BDI.

Neglizhenca ndaj Korridorit 8 i kushtoi vendit mbi 60 milionë euroHumbja e mbi 60 milionë eurove nga fondet IPA për Korr...
30/07/2026

Neglizhenca ndaj Korridorit 8 i kushtoi vendit mbi 60 milionë euro

Humbja e mbi 60 milionë eurove nga fondet IPA për Korridorin 8 nuk është thjesht një dështim administrativ por është një goditje e rëndë për zhvillimin e vendit dhe kredibilitetin e institucioneve.

Kur humben fonde të pakthyeshme të Bashkimit Evropian për shkak të vonesave, neglizhencës ose mungesës së veprimit në kohë, humbës nuk janë vetëm projektet, por të gjithë qytetarët. Korridori 8 është një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

BDI ka paralajmëruar vazhdimisht se qasja neglizhuese ndaj Korridorit 8, zvarritja e procedurave dhe mungesa e prioritizimit të këtij projekti mund të sillnin pasoja të rënda, përfshirë edhe rrezikun e humbjes së fondeve evropiane. Fatkeqësisht, këto paralajmërime nuk u morën seriozisht

Gëzuar 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸250 vjet liri, demokraci dhe shpresë. Urime 4 Korrikun!______...
04/07/2026

Gëzuar 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸

250 vjet liri, demokraci dhe shpresë. Urime 4 Korrikun!
____________________________
Happy 250th Anniversary to the United States of America! 🇺🇸

Celebrating 250 years of freedom, democracy, and opportunity. Happy Independence Day!

Urime 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸I nderuar të marr pjesë, me ftesë të Sh.S. znj. N...
01/07/2026

Urime 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸

I nderuar të marr pjesë, me ftesë të Sh.S. znj. Nicole Varnes, Ushtruese e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë jubile historik, shprehim urimet më të sinqerta për popullin amerikan, duke nderuar 250 vite të ndërtimit të një shteti të bazuar mbi lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë! 🇺🇸

Address

Plostad Crvena Skopska Opstina No. 4
Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bekim Rexhepi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bekim Rexhepi:

Shortcuts

Share