Vizioni M

Vizioni M Ajo punon në ngritjen dhe fuqizimin e vetëdijes kulturore, qytetare, intelektuale, fetare e morale të qytetarëve të Maqedonisë.

“Vision without concrete activity is only a dream; the sole activity without vision is only waste of time; while the vision with concrete activity can change the world.” (Murgatroyd & Morgan) Shoqata Kulturore “Vizioni M” - shoqatë joqeveritare dhe joprofitabile kulturore e të rinjve - duke ndjerë nevojën e madhe që të plotësohet boshllëku i madh shpirtëror e kulturor, i cili është shkaktuar në

jetën e qytetarëve të Maqedonisë si pasojë e tranzicionit, është themeluar që ta përmbushë, plotësojë dhe stimulojë këtë aspekt të jetës në vendin tonë dhe më gjerë. Themelues dhe bartës të saj janë intelektualët e rinj (studentë e profesorë) nga Shkupi e Tetova, qëllimi final i të cilëve është vetëdijesimi, përmirësimi, lehtësimi dhe avancimi i jetës së qytetarëve të këtij nënqielli. Ajo vite me radhë qëllimet e saj i realizon duke kontribuar në stimulimin e qytetarëve në ngritjen e vetëdijes qytetare, kulturore e shpirtërore dhe njëherit me angazhimin maksimal për dituri të mirëfilltë. Projektet e saj kryesisht kanë qenë projekte të lidhura me jetën e të rinjve, si shfaqje, kurse, manifestime, seminaree dhe takime me të rinj. Shoqata është themeluar në vitin 1998 me ermina "Vizioni Multikulturor" por për shkaqe administrative në vitin 2004 e mori emrin "Vizioni M". The Civil Cultural Association “Vizioni M” – a non-government and non-profitable cultural association of youngsters – realizing the great need to fill the great spiritual and cultural gap, as well realizing the horrible tarnishing of human values, all these caused in the life’s of Macedonia’s citizens as a consequence of transition, was found in order to fulfill, complement and stimulate this aspect of life in our country and wider. Having in mind the fact that the intellectuals are the driving force of a people, this association was founded precisely from young intellectuals (student and professors) from Skopje and Tetovo, whose final goal is to make aware, improve, facilitate and advance the life of citizens of this area. It realizes its goals by making the raising and empowering of the cultural, intellectual, religious and moral awareness of the citizens of Macedonia. Its projects were mainly projects connected with the cultural, educational and youth life, as performance, courses, seminars and meeting with youngsters. The association was formed in 1998 with the name “Multi-Cultural Vision” a name that had to be changed out of administrative reasons in 2004 into the Civil Cultural Association “Vizioni M”.

Në kuadër të javës së pestë të Shkollës Rinore Ballkanike, më 06.06.2026, në amfiteatrin e Shkolla Maarif në Tetovë, u m...
09/06/2026

Në kuadër të javës së pestë të Shkollës Rinore Ballkanike, më 06.06.2026, në amfiteatrin e Shkolla Maarif në Tetovë, u mbajt ligjërata me temë "Identiteti, vlerat dhe balanca shpirtërore te Gjenerata Z", e udhëhequr nga Profesor Metin Izeti.
Sipas profesorit të nderuar, sfida kryesore e të rinjve do jetë mes shumësisë së DILEMËS dhe krijimi i vagullt i paraqitjes konfuze dhe asaj që është në brendinë e personalitetit të njeriut, dilemat ERICH FROM-ijane, JAM DHE KAM, janë hije permanente e kësaj gjenerate, duke injoruar vetën (JAM) dhe duke i dhënë prioritet pasqyrës së hutuar nëpërmes ekranizimit se (KAM).
Gjersa segmenti horizontal, apo ai social përmbushet në forma të ngjeshura me shumësi identitesh, asnjëherë qenësia nuk do të jetë e përmbushur nëse nuk plotëson plotninë e tij vertikale, apo hyjnore me Zotin.

Pjesëmarrësit ndoqën me vëmendje diskutimet dhe reflektimet e ofruara, duke e bërë këtë takim një mundësi të vlefshme për shkëmbim mendimesh dhe thellim të vetëdijes mbi sfidat dhe përgjegjësitë e të rinjve sot.

Në fund të ligjëratës u shënua një moment i veçantë artistik dhe emocional. Njëra nga pjesëmarrëset, e frymëzuar nga temat e trajtuara gjatë gjithë ligjëratës, kishte shkruar një poezi gjatë zhvillimit të saj, të cilën e recitoi para të pranishmëve, duke përcjellë emocion, kreativitet dhe një reflektim të sinqertë mbi mesazhet e dëgjuara.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë misionin e Shkollës Rinore Ballkanike për të krijuar hapësira ku të rinjtë mund të zhvillojnë mendimin kritik, të forcojnë identitetin e tyre dhe të kultivojnë vlera që kontribuojnë në formimin e tyre intelektual, moral dhe shpirtëror.

05/06/2026

Videoja promovuese nga Shkolla Rinore Ballkanike 2026 "GEN-Z" mbi temën “Një vështrim mbi varësinë nga teknologjia përmes teatrit” - me prof. Besfort Idrizi

04/06/2026
02/06/2026
Para pak ditësh kaluam një pasdite të veçantë, të mbushur me buzëqeshje, biseda të sinqerta dhe momente që do t’i kujtoj...
02/06/2026

Para pak ditësh kaluam një pasdite të veçantë, të mbushur me buzëqeshje, biseda të sinqerta dhe momente që do t’i kujtojmë gjatë. 🤍

Përmes aktivitetit “Kutia e Mendimeve të Heshtura”, në mënyrë anonime ndamë këshilla, fjalë mbështetëse dhe u gëzuam për sukseset e njëra-tjetrës. Diskutuam rreth librave, zhvilluam një kuiz me pyetje islame dhe kaluam çaste të bukura plot argëtim. Urime për Nejla Ramadanin, e cila u shpërblye me një dhuratë modeste si fituese e kuizit. 🎉

Një nga momentet më të veçanta ishte edhe shkëmbimi i dhuratave simbolike mes vajzave, si një kujtim i vogël që do të na rikujtojë këtë ditë të bukur dhe shoqërinë që po forcohet çdo ditë e më shumë.

Faleminderit secilës që ndau kohën e saj dhe u bë pjesë e këtij aktiviteti. Prania juaj e bëri këtë takim më të ngrohtë, më të bukur dhe më kuptimplotë.

Shpresojmë të takohemi sërish shumë shpejt, bashkë edhe me ato që këtë herë nuk patën mundësi të jenë me ne. 🤍✨

Address

Skopje
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vizioni M posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Vizioni M:

Share