05/07/2026
BUTELI NUK ËSHTË DHE NUK DO TË JETË PRONË (POLITIKE) QË SH*TET! BUTELI I TAKON QYTETARËVE, JO JUVE!
Për Butelin do të vendosin qytetarët, jo ti, Darko.
Vetë fakti që po e komentoni kaq shumë këtë temë tregon frikën dhe shqetësimin që keni nga mundësia që Buteli të ketë kryetarin e parë shqiptar. Në vend që të merresh me deklarata politike, respekto vullnetin e qytetarëve, respekto gjuhën shqipe, respekto përfaqësimin adekuat dhe investo në vendbanimet me popullsi shqiptare, të cilat për më shumë se 20 vite qeverisje lokale i keni lënë pas dore.
Për hir të korrektësisë, pajtohemi në një pikë. Çairi me të vërtetë është në gjendje jo të mirë, dhe për këtë përgjegjësinë e ka partneri juaj i koalicionit, i ashtuquajturi “gjysmëkryetari”, i cili për gati 20 vite e ka udhëhequr Çairin. Nga pasojat e asaj mënyre qeverisjeje që e solli Çairin në këtë gjendje të mjerueshme, sot ai jeton në Butel.
Ju garantojmë edhe juve edhe qytetarëve se Butelin nuk do ta udhëheqim asnjëherë siç e udhëhoqi Çairin - partneri juaj i koalicionit. Buteli do të udhëhiqet me dinjitet, me përgjegjësi dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Qytetarët e Butelit nuk kanë nevojë për propagandë. Fatkeqësisht, retorika dhe politika që po ndiqni krijojnë përshtypjen se nuk janë të drejtuara vetëm kundër BDI-së, por prekin dhe targetojnë edhe shqiptarët si komunitet.
Buteli ka nevojë për politika që bashkojnë, jo për retorikë që krijon ndasi, siç po bëni ju tani.