Bashkësia Lokale f.Frëngovë

Bashkësia Lokale f.Frëngovë Faqja zyrtare e Bashkësisë Lokale Frëngovë.

FaleminderimNjë falënderim për kompaninë SenatTrans – Frëngovë dhe Pro-Univers –Fierishtë që iu përgjigjën thirrjes për ...
27/08/2026

Faleminderim

Një falënderim për kompaninë SenatTrans – Frëngovë dhe Pro-Univers –Fierishtë që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe në mënyrë vullnetare kontribuuan në rregullimin e rrugës te shkolla në Frëngovë.

Faleminderit për kontributin dhe gatishmërinë tuaj

26/08/2026

Falënderim për banorët e Frëngovës

Një falënderim i veçantë për banorët e Frëngovës, të cilët në mënyrë vullnetare u ngritën menjëherë për t’i dalë në ndihmë situatës me zjarrin.

Me reagim të shpejtë dhe me shumë përgjegjësi, banorët tanë ndodhen edhe tani në terren, krah për krah me ekipin e zjarrfikësve të Strugës, duke kontribuar në shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të zjarrit.

Edhe pse situata është përmirësuar, ende ka vatra aktive dhe, për shkak të erërave të forta gjatë natës, ekziston rreziku që zjarri të përhapet përsëri. Prandaj, prania dhe gatishmëria e tyre në terren është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Faleminderit secilit banor që reagoi menjëherë, vullnetarisht dhe pa hezitim kur u nevojit ndihma. Kjo është dëshmi e solidaritetit, përgjegjësisë dhe dashurisë për vendin tonë.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju!

NJOFTIM PËR BANORËT E FRËNGOVËSSapo është vërejtur një zjarr në malin e Frëngovës. Autoritetet janë njoftuar dhe pritet ...
26/08/2026

NJOFTIM PËR BANORËT E FRËNGOVËS

Sapo është vërejtur një zjarr në malin e Frëngovës. Autoritetet janë njoftuar dhe pritet të ndërhyjnë sa më shpejt.

I lusim të gjithë banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik. Ekipet kompetente janë duke u informuar dhe do të ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Ju lutemi, mos u afroni në zonën e zjarrit dhe lini hapësirë për ekipet e emergjencës.

21/08/2026

Po bëjë një reagim personalisht si Kryetar i Frëngovës, për të ndarë me ju shqetësimin tim lidhur me keqpërdorimin e ujit në fshat.
Më vjenë me të vërtet keq dhe nuk më vjenë fare mirë që duhet ta bëjë këtë reagim për të disatën herë rradhazi .

Është e turpshme dhe e papërgjegjshme që disa shtëpi të kenë ujë, ndërsa të tjerë të vuajnë me orë të tëra duke pritur te pika e ujit. Keqpërdorimi i ujit dhe harxhimi pa kontroll nuk është mënyrë për të “nxjerrë keq” kryetarin – është dëm ndaj fqinjit, ndaj fëmijëve dhe ndaj gjithë banorëve.

Kryetari nuk prodhon ujë dhe nuk e kontrollon burimin. Nuk jam zgjedhur për t’u pëlqyer të gjithëve dhe jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me një nevojë jetike vetëm për interesa personale apo inate.

Uji nuk është armë politike. Uji është e drejtë dhe nevojë e çdo familjeje.

Kush e keqpërdor me vetëdije, nuk po lufton kundër kryetarit – po dëmton vetë fshatin dhe njerëzit e tij.

Kjo është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e patolerueshme.

Falënderim për kontributin në rregullimin e rrugës së shkollësNjë falënderim i veçantë për firmën ArdiTrans, e cila në m...
20/08/2026

Falënderim për kontributin në rregullimin e rrugës së shkollës

Një falënderim i veçantë për firmën ArdiTrans, e cila në mënyrë vullnetare u bë pjesë e punës për rregullimin e rrugës pranë shkollës dhe kontribuoi për të mirën e përbashkët.

Gjithashtu falënderoj Valon Xhaferin i cili sa herë bëhet fjalë për një çështje në të mirë të përbashkët, e veçanërisht kur bëhet fjalë për shkollën dhe fëmijët e vendit tonë, është gjithmonë i gatshëm të japë kontributin e tij vullnetarisht .

13/08/2026

REAGIM !

Është e papranueshme dhe fyese për banorët e Frëngovës që prej një muaji është dhënë urdhër nga Komuna dhe Kryetari për ndërhyrje në sanimin e rrugëve dhe zgjerimin e disa segmenteve, ndërsa kompania përgjegjëse vazhdon ta neglizhojë detyrën e saj.

Frëngova nuk është fshat i dorës së dytë! Nuk mund të pranojmë që disa fshatra të trajtohen si të nënës, ndërsa Frëngova si e njerkës.

Nëse ekziston një urdhër për ndërhyrje, ai duhet të zbatohet. Banorët kanë të drejtë për rrugë të mirëmbajtura dhe të sigurta, njësoj si çdo banor tjetër i kësaj Komune.

Si Kryetar i Bashkësisë Lokale Frëngovë, kërkoj që kompania përgjegjëse të ndërhyjë menjëherë dhe të përmbushë detyrimet e saj. Durimi i banorëve ka kufij dhe ne nuk do të heshtim përballë kësaj neglizhence.

Frëngova nuk po kërkonë favore , por gjëra normale që i takojnë çdo vendbanimi !

Thirrje për përgjegjsi !Është e turpshme dhe e papranueshme që kamionët, gjatë ndërhyrjeve apo punimeve, të kapin kabllo...
10/08/2026

Thirrje për përgjegjsi !

Është e turpshme dhe e papranueshme që kamionët, gjatë ndërhyrjeve apo punimeve, të kapin kabllot e energjisë elektrike dhe t’i lënë të dëmtuara në tokë, duke krijuar rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e banorëve.

Edhe më e papranueshme është që, pasi shkaktohet dëmi, të mos informohet Kryesia e Bashkësisë Lokale, në mënyrë që të merren menjëherë masat për sigurimin e zonës dhe njoftimin e banorëve.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një defekt apo ndërprerje të energjisë. Kur kabllot e rrymës lihen në tokë, po vihet në rrezik jeta e njerëzve. Kjo nuk është diçka që mund të neglizhohet.

Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e Frëngovës do të mbetet përkohësisht pa energji elektrike, deri në rregullimin e plotë të problemit.

Kërkojmë që në raste të tilla të ketë përgjegjësi, reagim të menjëhershëm dhe komunikim me Kryesinë e Bashkësisë Lokale. Një njoftim në kohë mund të parandalojë një tragjedi.

05/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar banorë

Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së konsumit të ujit, ju lusim të tregoni kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm dhe të shmangni keqpërdorimin e tij për qëllime të tjera.

Edhe pse 3 pompat që furnizojnë rezervuarin me ujë nga Ujti i Mirë janë në funksion pa ndërprerje, për shkak të konsumit të tepërt rezervuari zbrazet më shpejt se sa mund të mbushet.

Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të përdorin ujin me përgjegjësi, në mënyrë që furnizimi me ujë të pijshëm të jetë i pandërprerë për të gjithë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Bashkësia Lokale Frëngovë

Të nderuar banorë, ju njoftojmë se është përgatitur raporti financiar i ujësjellësit, ku janë paraqitur të gjitha të hyr...
23/07/2026

Të nderuar banorë, ju njoftojmë se është përgatitur raporti financiar i ujësjellësit, ku janë paraqitur të gjitha të hyrat, shpenzimet dhe gjendja aktuale e mjeteve. Faleminderit për bashkëpunimin dhe besimin tuaj.

NjoftimNjoftohen të gjithë banorët se nesër ( dt:11.07) për shkak të shembjes së një shtëpie të vjetër pranë rrugës, qar...
10/07/2026

Njoftim
Njoftohen të gjithë banorët se nesër ( dt:11.07) për shkak të shembjes së një shtëpie të vjetër pranë rrugës, qarkullimi i komunikacionit në këtë segment ( te rruga e Etemllarëve) do të ndalohet përkohësisht deri në orën 13:00 për arsye sigurie.
Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të perdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin deri në përfundimin e punimeve.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Address

Frëngovë
Struga

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia Lokale f.Frëngovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share