RDK-Komuna e Tearcës

RDK-Komuna e Tearcës RDK-Komuna e Tearcës

RDK-ja është parti me orientim demokratik dhe kombëtar e cila synon afirmimin dhe
ndërtimin e shoqërisë moderne dhe të sistemit demokratik të Maqedonisë sipas modelit të partive të qendrës se djathtë perëndimore. Rilindja Demokratike Kombëtare veprimtarinë e vet demokratike dhe paqësore do ta
ndërtojë dhe ndërthur mbi tri shtylla kryesore: Rilindje dhe rimëkëmbje e dinjitetit të njeriut dhe qyte

tarit; Demokratizim i mëtutjeshëm i vendit dhe avancim i sistemit të demokracisë; Avancim i të drejtave dhe lirive individuale dhe kombëtare të shqiptarëve dhe të të gjitha bashkësive tjera etnike në Maqedoni. Ideologjia e Rilindjes Demokratike Kombëtare bazohet në krijimin e një politike të
bazuar në parimet e veprimit të rilindësve shqiptarë për liri, barazi dhe drejtësi të plotë për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë kombëtare në Maqedoni. RDK-ja është parti e cila synon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar për afirmim, zhvillim dhe barazi të plotë sistemore. Ajo me politikën e vet gjithëpërfshirëse do të ndihmojë në realizimin e plotë të aspiratave politike, ekonomike dhe kulturore si dhe do ta përparojë rolin politik, shoqëror dhe kulturor të popullit shqiptar dhe të të gjithë qytetarëve në Maqedoni. RDK-ja synon realizimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve, të të gjitha bashkësive kombëtare pa dallime etnike, kulturore, fetare, sociale dhe gjinore në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare për shoqëritë dhe shtetet multietnike. Shtyllat e kësaj barazie për të cilat do të angazhohet RDK janë: ligjshmëria, mos diskriminimi, sistemi demokratik parlamentar me mekanizma të mbrojtjes kundër majorizimit, barazia ekonomike, barazia sociale, barazia në arsim, barazia në kulturë, barazia në informim, barazi në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale.

Address

Tetovë
TETOVË

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RDK-Komuna e Tearcës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share