Albanian Embassy in Turkey

Albanian Embassy in Turkey Embassy of the Republic of Albania in Türkiye Arnavutluk Cumhuriyeti Türkiye Büyükelçiliği

14/08/2026

🇦🇱🇲🇦 Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Marok për qëndrime afatshkurtra.

📅 Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

🔗 Lexoni njoftimin e plotë në faqen zyrtare të MEPJ:
https://punetejashtme.gov.al/newsroom/maroku-heq-regjimin-e-vizave-per-shtetasit-shqiptare-per-qendrime-afatshkurtra/

13/08/2026

25 vjet më parë, Ohri dëshmoi se paqja nuk ndërtohet mbi ndarjen, por mbi dialogun, barazinë dhe respektin për tjetrin.

Sot, Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet një nga arritjet më të rëndësishme politike të rajonit dhe një themel i Maqedonisë së Veriut demokratike, multietnike dhe evropiane.

Në 25-vjetorin e saj, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha shkruan mbi trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit, të drejtat e shqiptarëve dhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe çuar përpara atë që u arrit në vitin 2001.

🔗 Lexoni shkrimin e plotë:
https://punetejashtme.gov.al/newsroom/nje-cerek-shekulli-nga-ohri-marreveshja-qe-i-dha-maqedonise-se-veriut-te-ardhmen-nga-ferit-hoxha-minister-per-evropen-dhe-punet-e-jashtme-i-republikes-se-shqiperise/

10/08/2026

Reagim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:

Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat.

Shqipëria ka kërkuar hapjen e një të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e . Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.

Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare.
Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet.

Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të krijojë mundësi më të mira për të qenë më pranë qytetarëve shqiptarë atje, për t’i mbështetur ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.

Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër.

Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane.

Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme.

https://x.com/hoxhafer/status/2082807564958331141?s=46

09/08/2026

President Zelenskyy’s visit to Serbia is important. Dialogue is always welcome, particularly when it creates space to address difficult questions with clarity, responsibility and a sense of history.

Just as Albania stands, and will continue to stand, firmly with Ukraine’s sovereignty, independence, territorial integrity and European future, we stand equally firmly for Kosovo’s sovereignty, independence and rightful place in the Euro-Atlantic family.

There should be no misunderstanding on this point: any attempt to draw a parallel or establish an equation between Kosovo and any other international situation is wrong, opportunistic and profoundly misleading.

Kosovo’s case stands on its own historical, political and legal foundations. At the request of the UN General Assembly, the International Court of Justice was unequivocal: Kosovo’s declaration of independence did not violate international law. Russia’s aggression against Ukraine is an entirely different matter. It constitutes a grave violation of the UN Charter and international law, and a blatant breach of the rules-based international order.

From Albania’s perspective, one principle is fundamental: a peaceful, stable and European Western Balkans requires acceptance of the reality and irreversibility of Kosovo’s independence. Kosovo independence has contributed to regional stability and is part of a future in which borders are not changed through force, and peoples and communities can determine their future in peace and security.

We firmly maintain also that Serbia and Kosovo both belong in a common European future. The normalisation of their relations, ultimately leading to mutual recognition, would not weaken Serbia. On the contrary, it would help close one of the most painful chapters of our region’s recent history and open the way to genuine reconciliation, good-neighbourly relations and lasting peace. The Western Balkans needs that positive energy today, perhaps more than ever.

President Zelenskyy’s visit to Serbia advances, first and foremost, Ukraine’s interests. This is both understandable and legitimate. Yet, every step that helps Serbia move further away from Russia’s malign influence and closer to Europe is positive. But every engagement is also an opportunity to advance a fundamental understanding: the Western Balkans must move forward, not backward.

02/08/2026
02/08/2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, deklaron ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.

27/07/2026
27/07/2026

Address

İlkbahar Mahallesi, Medine Müdafi Sokak, No:35, Oran/Çankaya
Ankara
06670

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:30
Tuesday 09:00 - 17:30
Wednesday 09:00 - 17:30
Thursday 09:00 - 17:30
Friday 09:00 - 16:00

Telephone

+905449622617

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Embassy in Turkey posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albanian Embassy in Turkey:

Shortcuts

Share