07/29/2026
Albanians for America Delegation Holds Meetings with Kosovo’s Institutional Leaders and the U.S. Chargé d’Affaires
A delegation from Albanians for America (AFA), consisting of Gino Mulliqi, Gëzim Rush*ti, and Janinë Memeti, held a series of meetings with the Acting President of the Republic of Kosovo, Albulena Haxhiu; Prime Minister Albin Kurti; Deputy Minister of Foreign Affairs Kreshnik Ahmeti; the U.S. Chargé d’Affaires in Kosovo, Anu Prattipati; and the Minister of Local Government Administration, Elbert Krasniqi.
The meetings focused on the importance of continued cooperation between the institutions of the Republic of Kosovo and the Albanian-American community in strengthening Kosovo’s relationship with the United States.
Participants reaffirmed the unique relationship between Kosovo and the United States, emphasizing that this strategic alliance has been built and strengthened over decades through the tireless efforts of the Albanian-American community. They underscored that the history of Kosovo–U.S. relations cannot be fully understood without recognizing the contribution of the Albanian diaspora, which has kept Kosovo’s cause on the agenda of the U.S. Congress, successive U.S. administrations, and the broader American public debate, helping build enduring bipartisan support for the Republic of Kosovo.
The meeting also highlighted the importance of further strengthening the partnership with the United States, increasing support for Kosovo’s membership in Euro-Atlantic and international organizations, and advancing Kosovo’s interests in regional and global affairs.
Representatives of Albanians for America reaffirmed the organization’s commitment to continuing its active engagement in Washington through close cooperation with the U.S. Congress, the U.S. administration, relevant institutions, and strategic partners, with the goal of further strengthening the international position of the Republic of Kosovo.
------
Delegacioni i Albanians For America zhvilloi takime me krerët e institucioneve dhe me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Kosovë
Një delegacion i organizatës Albanians For America (AFA), i përbërë nga Gino Mulliqi dhe Gëzim Rush*ti dhe Janinë Memeti, zhvilloi takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, si dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Takimet u përqendruan në rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke theksuar se kjo aleancë strategjike është ndërtuar dhe forcuar ndër dekada edhe falë angazhimit të palodhshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan. U theksua se historia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund të kuptohet pa kontributin e diasporës shqiptare, e cila ka mbajtur çështjen e Kosovës në agjendën e Kongresit amerikan, administratave të njëpasnjëshme dhe debatit publik amerikan, duke ndërtuar mbështetje të qëndrueshme dypartiake për shtetin e Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, rritjes së mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat euroatlantike dhe ndërkombëtare, si dhe avancimit të interesave të Kosovës në proceset rajonale dhe globale.
Përfaqësuesit e Albanians For America riafirmuan përkushtimin e organizatës për të vazhduar angazhimin aktiv në Ëashington, përmes bashkëpunimit me Kongresin, administratën amerikane, institucionet relevante dhe partnerët strategjikë, me synimin e forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.