AAK Irzniq

AAK Irzniq Nëndega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Irzniq
(1)

Irzniqi përsëri e dëshmoi besimin dhe përkrahjen për Aleancën!Pjesëmarrja masive dëshmon se Irzniqi vazhdon të mbetet nj...
05/06/2026

Irzniqi përsëri e dëshmoi besimin dhe përkrahjen për Aleancën!

Pjesëmarrja masive dëshmon se Irzniqi vazhdon të mbetet një nga pikat më të forta të Aleancës.

Nëndega jonë vazhdon ta përkrahë fuqishëm liderin tonë të përhershëm, Ramush Haradinaj, Aleancën me numër 128, kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini, si dhe kandidatët nga Dega e Deçanit.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen! Na priftë e mbara dhe dalshim fitimtarë më 7 qershor!

AAK-128✅

LAJMËRIM Të nderuar qytetarë të Irzniqit, Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Ko...
04/06/2026

LAJMËRIM

Të nderuar qytetarë të Irzniqit,

Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili do të mbahet më 05.06.2026 (e premte), në ora 19:00, në SHFMU “Maxhun Çekaj” në Irzniq.

Le ta dëshmojmë edhe një herë se Irzniqi mbetet një nga bastionet më të fuqishme të Aleancës, vendi ku mbështetja për AAK-në ka qenë gjithmonë e palëkundur.

Në këtë tubim do të jenë të pranishëm Gjeneral Daut Haradinaj, si dhe kandidatët për deputetë nga Dega e AAK-së në Deçan, të cilët do të prezantojnë programin dhe vizionin e tyre për një Kosovë me më shumë siguri, energji dhe zhvillim.

Ju mirëpresim!
ALEANCA 128✅

Të nderuar qytetarë të Irzniqit, struktura dhe simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Kemi kënaqësinë t'ju nj...
16/05/2026

Të nderuar qytetarë të Irzniqit, struktura dhe simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet dhe do të garojë me numrin 128!

Bashkëngjitur në këtë postim, mund të gjeni listën zyrtare të kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së. Kjo listë përfaqëson njerëz të dëshmuar, me integritet të lartë dhe të përkushtuar për të punuar pa u lodhur për të ardhmen e shtetit tonë.

Nëndega e AAK-së në Irzniq është plotësisht e gatshme dhe e mobilizuar për këtë proces të rëndësishëm demokratik. Ftojmë secilin prej jush që t'i bashkohet vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të fortë dhe të zhvilluar.
Besimi juaj është forca jonë. Le të rrugëtojmë së bashku drejt fitores me numrin 128!

Na priftë e mbara!
AAK 128✅

Të nderuar qytetarë,Me respekt dhe mirënjohje të thellë, ju ftoj të bashkoheni në aktivitetet përkujtimore për 5 dhe 6 M...
04/05/2026

Të nderuar qytetarë,

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, ju ftoj të bashkoheni në aktivitetet përkujtimore për 5 dhe 6 Majin – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Deçanit.

Pjesëmarrja juaj është nderim për dëshmorët dhe martirët tanë dhe dëshmi se sakrifica e tyre mbetet e gjallë në kujtesën tonë.

Lavdi e përjetshme! 🇦🇱

26 vite AAK
02/05/2026

26 vite AAK

Sot, në ambientet e Odës së fshatit, u mbajt mbledhja për zgjedhjet e brendshme të nëndegës, ku pjesëmarrja ishte e madh...
16/04/2026

Sot, në ambientet e Odës së fshatit, u mbajt mbledhja për zgjedhjet e brendshme të nëndegës, ku pjesëmarrja ishte e madhe.

Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj, deputetja znj. Time Kadrijaj, drejtori z. Jashar Dobraj dhe shefi i shtabit të këtyre zgjedhjeve z. Rifat Stojkaj.

Si kryetar i ri i nëndegës u zgjodh z. Bekim Zejnaj.

Mirënjohje dhe falënderime të veçanta për kryetarin e deritanishëm z. Milazim Mushkolaj për punën e palodhshme dhe kontributin e dhënë.

Suksese dhe punë të mbarë kryetarit z. Bekim Zejnaj dhe kryesisë së re!

Të dashur bashkëfshatarë,Siç jeni në dijeni, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në fazën e zgjedhjeve të brendshme. ...
14/04/2026

Të dashur bashkëfshatarë,

Siç jeni në dijeni, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në fazën e zgjedhjeve të brendshme. Ashtu si në çdo degë dhe nëndegë në Kosovë, edhe nëndega në Irzniq do të mbajë zgjedhjet për përzgjedhjen e kryesisë së re.

Takimi do të mbahet më 15.04.2026 (e mërkurë), në ora 19:00, në Odën e fshatit në Irzniq.
Ju mirëpresim!

Me respekt,
Kryesia e AAK-së – Irzniq

Irzniqi si qender e votimit mbetet me besnikja e AAK-se dhe liderit Ramush Haradinaj!
29/12/2025

Irzniqi si qender e votimit mbetet me besnikja e AAK-se dhe liderit Ramush Haradinaj!

Sonte Irzniqi e dëshmoi edhe njëherë se është gjithmonë krah AAK-së.Një nëndegë e bashkuar, e fortë dhe e rreshtuar qart...
19/12/2025

Sonte Irzniqi e dëshmoi edhe njëherë se është gjithmonë krah AAK-së.
Një nëndegë e bashkuar, e fortë dhe e rreshtuar qartë me Ramush Haradinajn.
Irzniqi nuk lëkundet – Irzniqi beson në Aleancë!

AAK-129✅

Address

Deçan
51000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AAK Irzniq posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share