Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Ferizaj

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Ferizaj Faqja zyrtare e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Ferizajt

STADIUMI I FUTBOLLIT NË FERIZAJ – DREJT NISJES SË PUNIMEVEPo intensifikohet koordinimi ndërinstitucional për t’i hapur r...
28/08/2026

STADIUMI I FUTBOLLIT NË FERIZAJ – DREJT NISJES SË PUNIMEVE

Po intensifikohet koordinimi ndërinstitucional për t’i hapur rrugë nisjes së punimeve në Stadiumin e Futbollit në Ferizaj.
Në bashkëpunim me zyrtarët e Ministrisë së Sportit, projektuesit dhe zbatuesit e projektit, po zhvillohen angazhimet e fundit teknike dhe organizative, duke e çuar procesin në fazën finale të përgatitjeve para fillimit të punimeve në terren.
Realizimi i këtij projekti përbën një investim të rëndësishëm për të ardhmen e sportit ferizajas. Stadiumi i ri do të krijojë kushte bashkëkohore për klubet dhe sportistët, por edhe një ambient më të përshtatshëm për tifozët dhe të gjithë dashamirët e futbollit.
Synimi është i qartë: përgatitjet të përmbyllen sa më shpejt dhe projekti të kalojë nga faza e planifikimit në punë konkrete në terren, duke i dhënë Ferizajt infrastrukturën sportive që meriton.

“MASAKRA E TIVARIT” – FILMI QË RIKTHEN NË KUJTESË NJË NGA TRAGJEDITË E HISTORISË SONËNë platonë para IAAP “Zenel Hajdini...
13/08/2026

“MASAKRA E TIVARIT” – FILMI QË RIKTHEN NË KUJTESË NJË NGA TRAGJEDITË E HISTORISË SONË

Në platonë para IAAP “Zenel Hajdini”, sonte u shfaq premiera e filmit “Masakra e Tivarit”, me regji dhe skenar të Mentor Hazirit, një vepër që përmes gjuhës së filmit rikthen në vëmendje një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë sonë.
I konceptuar si film dokumentar me elemente të dramatizuara, “Masakra e Tivarit” ndërthur materiale dhe fotografi autentike, skena të interpretuara nga aktorët, rrëfimin historik, këngën dhe muzikën instrumentale, duke sjellë para publikut përmasat dhe tragjedinë e ngjarjes në të cilën u vranë mijëra shqiptarë.
Mbrëmjes i dha një dimension të veçantë prania e aktorëve të filmit dhe e pjesëtarëve të tjerë të ekipit realizues, të cilët së bashku me publikun përjetuan premierën e kësaj vepre në Ferizaj.
Shfaqja e filmit u vlerësua edhe si një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës historike, veçanërisht te brezat e rinj, për ngjarje që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e popullit shqiptar.
Filmi “Masakra e Tivarit” është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa organizimi i shfaqjes premierë u mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj.
Mbrëmja u përmbyll me interpretimin e disa baladave në nderim të viktimave të Masakrës së Tivarit, duke i dhënë aktivitetit karakterin e një homazhi për të vrarët, ndërsa në fund për të pranishmit u organizua edhe një koktej rasti.

AKTIVITETE PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË RINISËMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, më 12 gusht, në Ferizaj u realizu...
12/08/2026

AKTIVITETE PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË RINISË

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, më 12 gusht, në Ferizaj u realizua një program i aktiviteteve të dedikuara për të rinjtë, me qëllim të promovimit të pjesëmarrjes rinore, kreativitetit, bashkëpunimit dhe aktivizimit të të rinjve.
Në kuadër të programit u zhvillua diskutimi “Kontekste të ndryshme, aspirata të përbashkëta”, aktivitete kreative dhe rekreative, lojërat “Minute to Win It”, aktivitete sportive në Co****le dhe futboll amerikan me pjesëtarë të KFOR-it, si dhe promovimi i librit “Ringjallja e Heshtur” nga i riu, Muhamed Murati.
Realizimi i këtyre aktiviteteve u mundësua në bashkëpunim dhe mbështetje të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë - Departamenti i Rinisë dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt - Sektori i Rinisë.
Programi shënoi një tjetër hap në krijimin e hapësirave të përshtatshme për të rinjtë, duke nxitur pjesëmarrjen aktive dhe zhvillimin e potencialit rinor në Ferizaj.

TAKIM KOORDINUES ME GIZ PËR ZHVILLIMIN E PROJEKTEVE SPORTIVEDrejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmen...
12/08/2026

TAKIM KOORDINUES ME GIZ PËR ZHVILLIMIN E PROJEKTEVE SPORTIVE

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmend Bytyçi, ka zhvilluar takim me përfaqësues të organizatës GIZ, ku u diskutua për projektet dhe aktivitetet që pritet të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm.
Fokus i veçantë i takimit ishte sporti si mjet për zhvillim dhe fuqizim të të rinjve, me theks në organizimin e kampeve sportive dhe aktiviteteve të tjera që kontribuojnë në promovimin e sportit, aktivizimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët për realizimin e projekteve konkrete në muajt në vijim.

TAKIM KOORDINUES PËR EDICIONIN E 11-TË TË MURAL FEST 2026Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmend B...
12/08/2026

TAKIM KOORDINUES PËR EDICIONIN E 11-TË TË MURAL FEST 2026

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Gazmend Bytyçi, sot ka pritur në takim ekipin e Mural Fest, me të cilin diskutoi për përgatitjet dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të edicionit të 11-të të Mural Fest 2026.
Takimi u fokusua në bashkëpunimin institucional dhe hapat e përbashkët për realizimin sa më të suksesshëm të këtij festivali, i cili tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të qytetit të Ferizajt.

FTESË
11/08/2026

FTESË

PËRMBYLLET EDICIONI VIII I PANAIRIT TË LIBRIT NË FERIZAJ Pas katër ditësh të mbushura me libra, autorë, botues, promovim...
09/08/2026

PËRMBYLLET EDICIONI VIII I PANAIRIT TË LIBRIT NË FERIZAJ

Pas katër ditësh të mbushura me libra, autorë, botues, promovime dhe takime me lexuesit, është përmbyllur me sukses Edicioni VIII i Panairit të Librit në Ferizaj, i mbajtur nga 5 deri më 8 gusht 2026.
I organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Klubin Letrar “De Rada”, panairi edhe këtë vit e shndërroi qendrën e qytetit në një hapësirë të hapur të librit, kulturës dhe komunikimit mes autorëve, botuesve dhe lexuesve.
Përgjatë katër ditëve, shtëpi botuese dhe librash*tës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sollën para publikut botimet e tyre, ndërsa programi kulturor krijoi mundësi për promovime librash, prezantime autorësh, bashkëbisedime dhe takime të drejtpërdrejta me lexuesit.
Edicioni i tetë dëshmoi se Panairi i Librit tashmë po ndërton traditën e vet në Ferizaj, duke u bërë një nga ngjarjet që pasuron ofertën kulturore të qytetit dhe krijon një hapësirë të përbashkët për librin dhe njerëzit që e krijojnë, e botojnë dhe e lexojnë atë.
DKRS falënderon Klubin Letrar “De Rada” për bashkëpunimin në organizim, të gjitha shtëpitë botuese, autorët, studiuesit, artistët dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në programin e këtij edicioni, si dhe qytetarët e Ferizajt që gjatë këtyre ditëve vizituan panairin dhe aktivitetet e tij.
Tetë edicione janë tashmë një traditë. Sfida e edicioneve të ardhshme është që kjo traditë të rritet dhe Panairi i Librit në Ferizaj të marrë gjithnjë e më shumë peshën që meriton në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.
Mirupafshim në Edicionin IX të Panairit të Librit në Ferizaj!

DREJTORI I DREJTORISË PËR KULTURË, RINI DHE SPORT, Z. GAZMEND BYTYÇI, VIZITOI KAMPIN NDËRKOMBËTAR TË PINGPONGUTDrejtori ...
07/08/2026

DREJTORI I DREJTORISË PËR KULTURË, RINI DHE SPORT, Z. GAZMEND BYTYÇI, VIZITOI KAMPIN NDËRKOMBËTAR TË PINGPONGUT

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Bytyçi, vizitoi sot Kampin Ndërkombëtar të Pingpongut, të organizuar nga KPP Gani Maloku dhe TTC Ferizaj, ku po marrin pjesë trajnerë dhe lojtarë të reprezentacionit të Turqisë.
Gjatë vizitës, drejtori Bytyçi vlerësoi organizimin e kampit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e sportit, duke rikonfirmuar mbështetjen e Komunës së Ferizajt për iniciativa të tilla dhe për avancimin e infrastrukturës sportive. Me këtë rast, u shprehi falenderime KPP “Gani Maloku”, TTC Ferizaj dhe u.d. Udhëheqësin e Sektorit të Sportit, Alban Hoxha, për angazhimin dhe kontributin në organizimin e këtij kampi.

NISI EDICIONI I TETË I PANAIRIT TË LIBRIT NË FERIZAJDje u hap Edicioni i Tetë i Panairit të Librit në Ferizaj, një nga n...
06/08/2026

NISI EDICIONI I TETË I PANAIRIT TË LIBRIT NË FERIZAJ

Dje u hap Edicioni i Tetë i Panairit të Librit në Ferizaj, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit, i organizuar nga Klubi Letrar "De Rada", në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Edhe këtë vit, panairi ka bashkuar në Ferizaj mbi 30 shtëpi botuese dhe librash*tës nga të gjitha viset shqiptare, duke i ofruar lexuesve një pasuri të larmishme botimesh dhe një hapësirë të veçantë për takime mes autorëve, botuesve dhe dashamirëve të librit.
Manifestimi u hap me promovimin e librit "Shtet i ri, burrë shteti modern" të autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger, botuar nga shtëpia botuese “Fan Noli”, duke shënuar fillimin e një programi të pasur me aktivitete letrare e kulturore, të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport fton qytetarët dhe bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Ferizaj të vizitojnë Panairin e Librit dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve që promovojnë librin, leximin dhe kulturën shqiptare.

DISKUTIMI PUBLIK NË LIDHJE ME DRAFT-STATUTIN E TEATRIT TË QYTETIT “ADRIANA ABDULLAHU”
03/08/2026

DISKUTIMI PUBLIK NË LIDHJE ME DRAFT-STATUTIN E TEATRIT TË QYTETIT “ADRIANA ABDULLAHU”

Address

Dëshmorët E Kombit
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share