Klubi Alpin Dardanët

Klubi Alpin Dardanët Besimi mund të lëvizë MALET...!
..And into the Forest we go, to lose our Minds and find our Soul!

Në këto çaste të rënda, lutjet tona janë me familjen, miqtë, komunitetin alpin dhe të gjithë ata që pandërprerë po punoj...
12/07/2026

Në këto çaste të rënda, lutjet tona janë me familjen, miqtë, komunitetin alpin dhe të gjithë ata që pandërprerë po punojnë në gjetjen e E.Likës! 🙏

06/07/2026

Vajushë, Malësia e Madhe🇦🇱

Maja e Vajushës 2057m/lmdKëtë fundjavë, dardanët zgjodhën ngjitjen e Majës së Vajushës, nën qiellin plot yje. 🌄 Ecja fil...
05/07/2026

Maja e Vajushës 2057m/lmd

Këtë fundjavë, dardanët zgjodhën ngjitjen e Majës së Vajushës, nën qiellin plot yje. 🌄

Ecja filloj ora 02:00 pas mesnatës nga lugina e Grebajes 1150m fillimisht drejt majës së Cenit për të arritur më pas në majën e Vajushës në agim.

Kur rrezet e para të diellit përshëndetën horizontin, ne ishim në majë, aty ku rrezet e para ndriçuan shkëmbinjtë dhe majën.

Në atë çast kuptuam një të vërtetë që japonezët e shprehin bukur: 一期一会 (Ichigo Ichie), çdo takim ndodh vetëm një herë dhe nuk do të përsëritet kurrë në të njëjtën mënyrë.
Ai agim mbi Vajushë ishte pikërisht një Ichigo Ichie, një moment i papërsëritshëm, i ndarë mes miqve, malit dhe heshtjes.

Mali na kujtoi edhe një herë se udhëtimet më të bukura nuk maten vetëm me lartësinë e arritur, por me përjetimet që mbartim me vete.

Ta jetosh plotësisht çdo hap, sepse asnjë agim nuk lind dy herë njësoj.





16/06/2026

Fundjavë në Theth 🏔️Në fundjavë organizuam kalimin nga Valbona në Theth dhe anasjelltas!Ky udhëtim ishte një përjetim i ...
15/06/2026

Fundjavë në Theth 🏔️

Në fundjavë organizuam kalimin nga Valbona në Theth dhe anasjelltas!
Ky udhëtim ishte një përjetim i jashtëzakonshëm për të gjithë anëtarët e Klubit Alpin Dardanët me
peizazhet madhështore të Alpeve Shqiptare, shoqëria e mirë dhe fryma e ekipit e bënë këtë aktivitet një ngjarje të veçantë.

Vizita në luginën e Thethit, Ujëvarën e Grunasit dhe te Kulla e Ngujimit i shtuan edhe më shumë vlerë këtij udhëtimi, duke na afruar me bukuritë natyrore dhe trashëgiminë historike të zonës të treguar nga banorët vendas.

Një moment që la gjurmë ishte ndihma e ofruar për disa vizitorë gjermanë dhe spanjollë në Qafën e Valbonës që kishin devijuar shtegu dimëror.
Ky veprim pasqyroi vlerat e alpinizmit: solidaritetin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë për të ndihmuar çdo njeri në mal. Për anëtarët e klubit, ky ishte një motiv dhe krenari shtesë.

Kthimi nga Thethi të dielën u përmbyll me emocione pozitive, kujtime të bukura dhe bindjen se aventurat më të mira janë ato që ndahen së bashku.

⛰️Mali na sfidon, por edhe na bashkon.



Urime alpinistit Petrit Kllokoqi per arritjen ne majën më lartë të botës Mount Everest 8848m!I urojme kthim të sigurt në...
18/05/2026

Urime alpinistit Petrit Kllokoqi per arritjen ne majën më lartë të botës Mount Everest 8848m!

I urojme kthim të sigurt në Kosovë!⛰️


Shtegu i Lirisë 2026Sot, me një ecje nga Mareci në Krilevë, përshkuam gjurmët e një beteje që mban peshën e historisë në...
19/04/2026

Shtegu i Lirisë 2026

Sot, me një ecje nga Mareci në Krilevë, përshkuam gjurmët e një beteje që mban peshën e historisë në këto anë. Në atë terren të ashpër, dikur u përballën burra që nuk u tërhoqën përballë asnjë rreziku.
Beteja e Marecit s’ishte vetëm përballje armësh, por përplasje vullneti: një anë me qëllim të pastër për liri, tjetra me forcë për ta shuar atë.

Kjo ecje ishte një rikujtim i asaj që nuk shihet me sy: sakrifica, guximi dhe vendimi për të qëndruar deri në fund. Sepse liria që duket e zakonshme sot, është ndërtuar mbi hapa shumë më të rëndë se këta që bëmë ne!

Organizimi u bë në bashkepunim me Komunën Kamenicë, OVL e UÇK-së dega Kamenicë dhe klubet e ecjeve të Anamoravës!






🇽🇰

KATANA 刀剣Koshare Brigada 138 🫡Katana është shpata tradicionale japoneze me një teh të lakuar, me një anë prerëse, e proj...
09/04/2026

KATANA 刀剣
Koshare Brigada 138 🫡

Katana është shpata tradicionale japoneze me një teh të lakuar, me një anë prerëse, e projektuar për goditje të shpejta dhe të pastra!
Forma e lakuar e bën prerjen më efikase gjatë lëvizjes, ka balancë perfekte, kombinon shpejtësi dhe forcë, vija në teh nuk është vetëm estetikë, por tregues i diferencës së fortësisë.

Katana, kërkon teknikë të saktë, ndryshe është thjesht një copë metali e rrezikshme, lidhet me konceptin japonez të Zanshin:
vetëdije totale edhe pas goditjes.

Në alpinizëm kjo përkthehet qartë:
-Nuk mbaron ngjitja kur prek majën,
-Rreziku është më i madh në zbritje,
-Fokus i vazhdueshëm, mbijetesë.

Katana 刀剣, nuk është armë, është disiplinë, sikurse Kosharja dhe Brigada 138 “Agim Radamani”.

Ky flamur është ngritë në Malin Fuji 🇯🇵 3776m, do ti dhurohet familjes së heroit Agim Ramadani - Katana, si shenjë respekti, përulje dhe nderimi për heroizmin në Koshare dhe gjithë heronjëve të rënë për lirinë e Kosovës!


#刀剣





🇽🇰
🇦🇱

Address

Iliria
Kamenicë
62000

Telephone

+38344370650

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Alpin Dardanët posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi Alpin Dardanët:

Shortcuts

Share