26/05/2026
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë njofton qytetarët se me rastin e festës së Kurban Bajramit, dita e merkure, 27 maj, do të jetë ditë pushimi.
Për këtë arsye, gjatë kësaj dite shërbimi i pastrimit do të realizohet vetëm brenda unazës së qytetit, ndërsa grumbullimi i mbeturinave nëpër fshatra do të bëhet të mërkuren e javës së ardhshme.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë, duke ju falënderuar për mirëkuptimin, të gjithë besimtarëve ua uron festen e Kurban Bajramit.