18/05/2026
Qytetarë të nderuar të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës hyn në këto zgjedhje me ekip serioz, të konsoliduar dhe të dëshmuar!
Me kandidatë që mishërojnë sakrificën historike, profesionalizmin e nivelit më të lartë dhe vizionin e qartë shtetformues për të ardhmen e Kosovës.
PDK përfaqëson vazhdimësinë e njerëzve që gjithmonë kanë mbajtur barrën e shtetit në kohët më të vështira dhe sot janë të gatshëm të udhëheqin me përgjegjësi të plotë dhe vendosmëri.
37 – Dr. Fitim Selimi është një prej figurave më të respektuara dhe më të dëshmuara të Kosovës. Veprimtar i palëkundur kombëtar, ish i burgosur politik i viteve të tetëdhjeta, luftëtar i lirisë dhe epror i UÇK-së.
Dr. Fitim Selimi është ndër profesionistët më të dalluar në nivel vendi në kirurgjinë torakale dhe një kontribuues i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve shëndetësore të Kosovës. Ai përfaqëson njeriun e sakrificës, dijes, ndershmërisë dhe përgjegjësisë, duke i shërbyer qytetarit dhe shtetit me dinjitet të lartë.
80 – Argjend Tasholli është i njohur për angazhimin e tij organizativ, politik dhe humanitar në Lipjan. Si asamblist dhe aktivist i afërt me qytetarët, ai ka dëshmuar energji, korrektësi dhe përkushtim në përfaqësimin e interesit qytetar.
100 – Mentor Ismaili përfaqëson energjinë e re të PDK-së, një kuadër i ri, perspektiv dhe i përkushtuar, që vjen nga një familje me vlera të larta atdhetare dhe që synon të japë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje moderne, të fortë dhe të qëndrueshme për Kosovën.
Qytetarë të nderuar, është koha për vendime të mëdha dhe udhëheqje të fuqishme shtetërore.
Është koha për PDK-në!