Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës MInistria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës Ministria e Mbrojtjes është organ shtetërore i përbërë nga nëpunësit civilë dhe personeli ushtarak i FSK-së.

Ministria harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe ushtron funksionet e kompetencat e saj, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Ministria ka strukturën e saj, të organizuar në drejtori, departamente, sektorë, njësi dhe zyra që sigurojnë funksionalizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj. Misioni, kompetenc

at dhe detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore. Detyrat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë:
1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës;
2. Mbështetja ushtarake autoriteteve civile;
3. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të angazhohet ...
25/08/2026

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Ky konkurs përfshin fusha të ndryshme, si: inxhinieri, teknikë, prodhim, mirëmbajtje, kontroll i cilësisë, siguri, logjistikë, si dhe fusha të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit.

Përzgjedhja e aplikantëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.

Aplikantët e përzgjedhur, para se të angazhohen në detyrë, do të ndjekin trajnimet e nevojshme profesionale. Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes.

Ftohen të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.

Afati për aplikim është nga data 24–30 gusht 2026.
Aplikimi realizohet duke klikuar në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=4&institution=28091

24/08/2026

E ARDHMJA JOTE NË UNIFORMË FILLON KËTU🎖️

Nëse je 18–22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ke përfunduar shkollën e mesme dhe i plotëson kriteret e kërkuara, kjo mund të jetë mundësia jote për të nisur një karrierë ushtarake në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

📅 Apliko nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026
👉 Mëso më shumë: https://mod.rks-gov.net/konkurs-per-nominimin-e-kandidateve-per-studime-ne-akademine-ushtarake-te-shteteve-te-bashkuara-te-amerikes/

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot në Prizren, mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Rrustem Rexhep Ka...
18/08/2026

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot në Prizren, mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Rrustem Rexhep Kabash*t – Haxhi Rrustë Kabash*t, me rastin e shpalljes së tij “Dëshmor i Atdheut” nga institucionet e Republikës së Shqipërisë. Në ceremoni ishte e pranishme edhe u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë ceremonisë u vlerësua lart kontributi dhe sakrifica e Rrustë Kabash*t, i cili i përket brezit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryengritjeve shqiptare – një brez që dha gjithçka për lirinë, identitetin kombëtar dhe atdheun.

Ministri Maqedonci theksoi se historia jonë është histori e sakrificës së brezave, nga Lidhja e Prizrenit e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sakrificë që solli lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Rrustem Rexhep Kabash*t – Haxhi Rrustë Kabash*t!

📢 Së shpejti hapet konkursi për nominimin e kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të S...
18/08/2026

📢 Së shpejti hapet konkursi për nominimin e kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse je shtetas i Republikës së Kosovës, ke përfunduar shkollën e mesme, je 18–22 vjeç dhe i plotëson kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore, kjo është mundësia jote për të ndërtuar një karrierë ushtarake në një nga akademitë më prestigjioze në botë.
🗓️ Aplikimi do të jetë i hapur nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026.
👉 Mëso më shumë:https://mod.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/Konkurs-per-studime-ne-Akademine-Ushtarake-te-Shteteve-te-Bashkuara-te-Amerikes.pdf

-----------------------------------------------------------------------------------------------

📢 Uskoro se otvara poziv za nominovanje kandidata za studije na Vojnoj Akademiji Sjedinjenih Američkih Država.

Ako ste državljanin Republike Kosovo, završili ste srednju školu, imate između 18 i 22 godine i ispunjavate zdravstvene, fizičke i zakonske kriterijume, ovo je vaša prilika da izgradite vojnu karijeru na jednoj od najprestižnijih akademija na svetu.

🗓️ Prijavljivanje će biti otvoreno od 24. avgusta do 7. septembra 2026. godine
👉Saznajte više: https://mod.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/Konkurs-za-nominaciju-kandidata-za-studije-na-Vojnoj-Akademiji-Sjedinjenih-Americkih-Drzava.docx

17/08/2026
Pas situatës së krijuar nga zjarret në Shqipëri dhe Mal të Zi, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shpreh...
14/08/2026

Pas situatës së krijuar nga zjarret në Shqipëri dhe Mal të Zi, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të ofruar mbështetje për autoritetet e këtyre dy vendeve. Në vijim, gjeni deklaratën e plotë të tij:

“Në këto ditë të vështira, kur Shqipëria dhe Mali i Zi po përballen me zjarre në zona të ndryshme të territoreve të tyre, Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës u ka përcjellë homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve, gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të ofruar mbështetje me kapacitetet që Republika e Kosovës ka në dispozicion.

Republika e Kosovës mbetet e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse të Shqipërisë dhe Malit të Zi, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret.

Në këto momente, solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona marrin një rëndësi të veçantë.

Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme.”

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbro...
13/08/2026

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman Enable & Enhance Initiative.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë i MM-së, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë edhe përmes projekteve të tjera në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky projekt, me vlerë prej rreth tre milionë eurosh, synon të avancojë kapacitetet operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj. Projekti është vazhdimësi e projekteve të realizuara deri më tani në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti sot senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst,...
11/08/2026

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti sot senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, së bashku me delegacionin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, të kryesuar nga gjeneral Stephen Osborn.

Gjatë takimit u diskutua për partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të senatores Ernst në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për mbështetjen e saj ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri Maqedonci nderoi senatoren Joni Ernst me Medaljen për Shërbim të Shquar.

Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Iowa-s mbeten ndër shtyllat kryesore të zhvillimit dhe fuqizimit të kapaciteteve mbrojtëse.

Ministri Maqedonci theksoi se Republika e Kosovës i çmon miqtë dhe partnerët që kanë qëndruar pranë saj dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për forcimin e shtetit dhe të sigurisë së vendit. Miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Kosovën. 🇽🇰🇺🇸

11/08/2026

Vizita e senatores së SHBA-së, Joni Ernst, në Ministrinë e Mbrojtjes 🇽🇰🤝🇺🇸

Address

Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë
Prishtinë
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38338551379

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës:

Shortcuts

Share