10/10/2025
Të dashur qytetarë të Shtimes,
12 tetori është dita e vendimit për të ardhmen e qytetit tonë.
Është momenti i së vërtetës, kur duhet të zgjedhim udhëheqjen që e do Shtimen, që ka punuar për të dhe që është gati ta çojë përpara me ndershmëri e përkushtim.
Unë, pas 12 viteve besnikëri ndaj qytetarëve të Shtimes, kam qëndruar gjithmonë në krahun tuaj — në opozitë për ju, në çdo vendim për ju, në çdo betejë për të mirën e qytetit tonë.
Tani ka ardhur koha të bashkohemi, të kthejmë besimin në veprim dhe fitore.
Së bashku me Dr. Përparim Ramusen, njeriun e vizionit, punës dhe përkushtimit, besojmë në një udhëheqje që do ta çojë Shtimen përpara, me zhvillim dhe dinjitet.
Prandaj, më 12 tetor, ju ftoj:
✅ Votoni Dr. Përparim Ramusen për kryetar të Shtimes
✅ Më përkrahni mua me numrin 8, që ta vazhdojmë rrugën e besës, punës dhe përkushtimit.
Ky është momenti ynë — ta bëjmë Shtimen më të mirë, së bashku!