Labinot Gjini

Labinot Gjini LABI !

Faqja zyrtare e mbështetësve të Labinot Bislimi-t, zë i ndryshimit, energjia e rinisë dhe vizioni për një Viti më të drejtë, më të pastër dhe më afër njerëzve.

👉 Bashkohu, shpërndaj dhe bëhu pjesë e fitores së përbashkët!

Kurti sërish në Greqi. Vudi në Angli. Igballe Huduti në Iran. Veton Surroi në protestat e 81. Armend Muja në Vita. Hysam...
07/07/2026

Kurti sërish në Greqi.

Vudi në Angli.

Igballe Huduti në Iran.

Veton Surroi në protestat e 81.

Armend Muja në Vita.

Hysamedin Feraj, Kim Mehmeti e Enver Dugolli në protesta në Tiranë.

Marjana Koçeku në Parlamentin e BE.

Asgjë e rastësishme nuk është në politikë.

Reaksionarët janë organizuar kundër suksesëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve

NGA PROTESTA TEK KRYENGRITJA Protestat në Tiranë u nisën mirë. Kërkesat ishin të qarta dhe parullat kishin lezet. Të jep...
01/07/2026

NGA PROTESTA TEK KRYENGRITJA

Protestat në Tiranë u nisën mirë. Kërkesat ishin të qarta dhe parullat kishin lezet. Të jepnin ndjesinë e një qytetarie të mirëfilltë, që shqetësohej me të drejtë për drejtimin e zhvillimit të Shqipërisë.

Cili zhvillim i duhet Shqipërisë: ai që nuk respekton trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, apo ai që ecën në ekuilibër me to?

Kështu, ndoshta, mund të përmblidhej pyetja në thelbin e saj.

Protestuesit ishin para Qeverisë shqiptare për të shprehur shqetësimin dhe kërkesën që zhvillimi ekonomik të mos bëhet në dëm të trashëgimisë sonë kulturore dhe as të pasurisë sonë natyrore.

Parullat shprehnin një qytetari të pjekur, të hapur dhe moderne. Çdokush e ndjente spontanitetin dhe kreativitetin që fshihej pas simbolikave dhe shprehjeve të shumta. Padyshim që protestuesit ishin të paorganizuar, por gjithsesi të bashkuar rreth të njëjtës temë dhe të njëjtit shqetësim. Vajzat dhe gratë shqiptare i jepnin ngjyrë dhe dinamikë kësaj proteste më shumë se kushdo tjetër. Kësaj radhe, gjinia tjetër ishim ne, djemtë. Jo ato.

Ky fillim i mbarë bëri jehonë në mbarë botën demokratike dhe, me të drejtë, gjeti mbështetje edhe te qytetarët e huaj. Kjo sepse zhvillimi i hovshëm ka ngjallur kudo një shqetësim serioz për ruajtjen e natyrës. Është një kauzë që sot e njeh çdo qytetar serioz dhe që na bashkon anembanë globit.

Mirëpo, kjo protestë u grabit shpejt nga grupe të organizuara (para)politike, të cilat nuk kishin më shqetësimet qytetare të fillimit.

Ato kishin synimet e tyre për pushtet ose, edhe më keq, synonin zhbërjen e rendit kushtetues të Republikës.

Nga ai moment, parullat nuk kishin më lezet. Zërat e ëmbël u zhdukën. Racionaliteti u dënua me heshtje. Argumenti u zhduk. Ngjyrat u venitën. Vajzat dhe gratë e emancipuara nuk e kishin më në dorë dinamikën e protestës. Parullat me kreativitet nuk i bënte më askush.

Në vend të tyre dolën zërat kërcënues. Ofendimet, sharjet dhe teoritë konspirative zunë vendin e arsyes. Argumenti u zëvendësua me shantazhin dhe kanosjen. Ngjyrat ndryshuan. Kreativiteti ra. Kërkesat u ndërruan. Protesta ndryshoi edhe emër. Ajo nuk quhej më protestë, por "kryengritje" dhe "revolucion". Meloditë e bukura u shndërruan në tambure lufte. Vajzat dhe gratë me fytyrë shqiptare u zëvendësuan nga ato me fytyrë iraniane. Jehona mjedisore nuk dëgjohej më askund në botë.

Gjithçka ndryshoi brenda pak ditësh dhe, në fund, dikush formuloi edhe kërkesat e reja. Ai dikush nuk i përfaqësonte qytetarët shqiptarë. Ishte zëdhënësi i regjimit iranian.

Dhe e gjithë kjo dukej sikur vërtet do ta fitonte mendjen dhe zemrën e popullit shqiptar. Ndoshta edhe do ta rrëzonte Qeverinë dhe, bashkë me të, krejt sistemin demokratik.

Në fakt, jo.

Jo, sepse shqiptarët nuk janë kundër zhvillimit.

Nuk janë kundër demokracisë.

Nuk janë kundër Amerikës.

Nuk janë kundër shoqërisë së hapur dhe moderne.

Nuk janë kundër Bashkimit Evropian dhe Perëndimit.

Nuk janë kundër Qeverisë dhe forcimit të pozitës së shtetit dhe kombit shqiptar.

Ata kishin dalë në protestë për më shumë zhvillim, jo për më pak.

Ata kishin dalë në protestë për më shumë demokraci, jo për më pak.

Ata kishin dalë për më shumë Evropë, jo për më pak.

Ata kishin dalë për më shumë qytetari dhe emancipim shoqëror, jo për më pak.

Ata kishin dalë për më shumë shtet, jo për më pak.

Prandaj, kur protesta e tyre u grabit dhe iu imponuan kauza që nuk ishin të tyret, përgjigjja e shumicës nuk ishte radikalizimi. Ishte braktisja. Ata nuk e panë më veten në atë protestë dhe, për pasojë, u larguan prej saj.

30/06/2026

Miq,

Këtu keni një shkëputje nga intervista ime me gazetarin Valon Rash*ti tek Noval Media.

Është një analizë e shkurtër për ta kuptuar se si raporti i qytetarit dhe pushtetit nuk është ende racional. Porse kjo kohë po vjen dhe politikani "mrekullibërës", "shpëtimtari", "baba", "babloku", "mbretëresha", "luani" e "tigri" po marrin fund.

Faleminderit

29/06/2026

Miq,

Ju ftoj ta ndiqni një shkëputje nga intervista me gazetarin Valon Rash*ti tek Noval Media.

Faleminderit

PËR ATA TË HUAJ QË E DUAN SHQIPËRINË SA MË TË LIRË A i keni pa nëpër plazhet e Shqipërisë disa turistë të huaj që vijnë ...
28/06/2026

PËR ATA TË HUAJ QË E DUAN SHQIPËRINË SA MË TË LIRË

A i keni pa nëpër plazhet e Shqipërisë disa turistë të huaj që vijnë dhe kalojnë pushimet në Shqipëri. Janë shpesh vajza e djem të rinj nga e gjithë bota (edhe nga Amerika Latine) që vijnë për të kaluar verën në vendin tonë. Nuk vijnë me shumë para. Shpesh kanë ardhur me xhepat bosh. Çfarë bëjnë ?

Shpesh kërkojnë punë sezonale nëpër plazhe si kamarierë, barman, kuzhinierë etj.

Këta në fakt nuk i sjellin gjë Shqipërisë. Gjithësesi, janë të mirëseardhur dhe të mirëpritur.

Por kjo kategori e "turizmit" nuk ndalet vetëm në ata që vijnë si gjysmë-turist, gjysmë-punëtor. Mund të takoni plotë të tjerë që vijnë me pak lekë në xhep. Rrinë një javë apo dy dhe shpenzojnë minimalisht.

Edhe këta kanë të drejtë të vijnë dhe janë të mirëpritur. Shqipëria është dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë.

Kjo tregon se sa e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë Qeveria e udhëhequr nga Edi Rama. Aq të njohur sa që një pjesë e këtyre turistëve "low cost" po vijnë tani edhe për të protestuar në Tiranë.

Pse ?

Ata thonë se duhet ta ruajmë këtë vend të bukur. Çka do të thotë se duhet ta ruajmë këtë vend të lirë.

Se në fakt, halli i tyre është se si t'a shfrytëzojnë këtë të mirë e të bukur Shqipëri sa më lirë.

Çudi ! Pak vite më parë nuk e dini fare ku është Shqipëria.

Tani vijnë për të protestuar kundër investimëve të mëdha sepse, këta turistë të huaj, duan t'a ruajnë Shqipërinë të varfër me qëllim që të shpenzojnë më pak para nga vetja e tyre.

Thënë shkurt, në Shqipëri, po përballën dy vizione të turizmit dhe të zhvillimit ekonomik. Ata që janë pro turizmit masiv - që në fakt është i dëmshëm për mjedisin, natyrën dhe trashigimin kulturore - dhe ata që duan të fusin edhe turizmin elitar.

Turizmi elitar e bënë Shqipërinë më të pasur dhe më të pastër. E ruan më mirë natyrën, mjedisin, trashëgimin.

Por, mbi të gjitha, e zhvillon Shqipërinë. E pasuron shqiptarin dhe e siguron të ardhmen e vendit tonë.

Shqiptarët nuk duhen të mendojnë nga perspektiva e qytetarit të botës që kërkon një siujdhesë turistike për të gjithë ata që jetojnë ose në margjën e shoqërisë së tyre ose për ata që investimet i bëjnë në vendin e tyre, por që me kursimet e mbetura duan ti kalojnë pushimet në Shqipëri sa më lirë.

Shqipëria nuk mund të mbetët një vend turistik për të margjinalizuarit e botës sepse kështu kthehet edhe vetë në margjën e turizmit botëror.

Shqipëria nuk mund të mbetët as vendi ku të gjithë koprracët e botës, të cilët investojnë majshëm në vende tjera, por që duan të shpenzojnë sa më pak për pushimet e tyre në Shqipëri.

Shqipëria jonë duhet të zhvillohet me qëllim që vendi ynë të kthehet në një pol atraktiv për investimet e majshme. Jo si pol atraktiv për shpenzimet e vogla.

25/06/2026

Të nderuar miq,

Kjo është një pjesë e shkëputur nga intervista e djeshme në ABC News në lidhje me protestat në Tiranë. Për kush do ta ndjekë si tërësi e gjenë tek nyja si më poshtë :

https://youtu.be/RC3Y2t3mYfY

Faleminderit

PO, JAM ME EDI RAMËNJemi të shumtë që e kemi kuptuar se këto protesta të organizuara nga "askush", në fakt janë të organ...
23/06/2026

PO, JAM ME EDI RAMËN

Jemi të shumtë që e kemi kuptuar se këto protesta të organizuara nga "askush", në fakt janë të organizuara nga "shumëkush". Janë të organizuara dhe të financuara fuqishëm – jo kundër Edi Ramës – por kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Njëri prej qëllimeve të organizatorëve dhe financuesve të protestës është edhe krijimi i një atmosfere impresionimi, frikësimi dhe intimidimi ndaj atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe. Që të tjerët të mos guxojnë të deklarohen publikisht në mbështetje të qeverisë legale dhe legjitime të Edi Ramës.

Qasja e tyre agresive dhe kategorike në çdo debat e tradhton më së miri këtë qëllim. Tek ta nuk kanë rëndësi argumenti, fakti, të dhënat, logjika apo e vërteta. Dëgjoni çfarë thonë, nga i pari tek i fundit: Rama në burg sepse po e shet Shqipërinë. Nuk kemi drita, trotuare e ujë. Njerëzit po ikin. Mjaft më me këto 36 vjet. Duam një Shqipëri të re. Duam barazi ekonomike. Duam dorëheqjen e Ramës.

Po t'i dëgjosh me pak vëmendje organizatorët dhe protestuesit, të kap sikleti. Duket sikur janë bërë të gjithë bashkë për ta rrëzuar qeverinë, por nuk e dinë as vetë pse. Ose më saktë, nuk arrijnë ta shpjegojnë me argumente bindëse.

Sepse kur thotë dikush se nuk ka drita, trotuare apo ujë, pyetja e parë që të vjen në mendje është: në cilin vend jeton ky? Dikush që nuk ka qenë kurrë në Shqipëri mund të hamendësojë se ashtu është. Por jo kushdo që e njeh sadopak realitetin.

Po si nuk p***a drita, kur Shqipëria sot prodhon më shumë energji elektrike sesa konsumon (1.5-2.0 herë) dhe ka ndër tarifat më konkurruese në rajon?

Si nuk p***an investime urbane, kur mjafton të krahasosh qytetet e sotme me ato të para 10 apo 15 viteve? Nuk po them se gjithçka është perfekte, por të mohosh transformimin është të mohosh atë që e sheh syri.

Si nuk p***a investime në ujësjellës, kur në të gjithë territorin e vendit po investohet në burime, rrjete dhe sisteme furnizimi?

Si qenkan rritur çmimet më shumë se kudo tjetër, kur Shqipëria vazhdon të ketë një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në Evropë?

Si nuk p***a zhvillim ekonomik, kur GDP-ja për frymë është rritur ndjeshëm dhe ekonomia shqiptare është sot dukshëm më e madhe sesa ishte një dekadë më parë?

Si nuk p***a luftë kundër korrupsionit, kur për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar po shohim ministra, deputetë, kryetarë bashkish dhe ish-zyrtarë të lartë para drejtësisë?

Si nuk p***a avancim ndërkombëtar, kur Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian dhe sot gëzon reputacion më të madh se kurrë në arenën ndërkombëtare?

Si nuk p***a përparim, kur Shqipëria pret mbi 12 milionë turistë në vit, ndërsa aeroportet e saj po përjetojnë rritje rekord të fluksit?

Si nuk p***a investime kapitale, kur e gjithë Shqipëria është kthyer në një kantier pune, me rrugë, aeroporte, porte, shkolla, spitale dhe projekte infrastrukturore në çdo anë?

Po, njerëzit kanë emigruar. Por të thuash se çdo largim është arratisje nga mjerimi është një mashtrim po aq i madh sa të thuash se çdo emigrant është i pasur. Sot shumë shqiptarë lëvizin sepse kanë më shumë mundësi, më shumë ambicie dhe më shumë kontakte me botën. Shumë prej tyre investojnë, kthehen ose mbajnë lidhje të forta me vendin.

Si e p***a shkatërruar mjedisin Edi Rama, kur Shqipëria ka sot më shumë zona të mbrojtura dhe standarde mjedisore sesa kishte më parë?

Si p***a bërë ndërtime pa leje Edi Rama, kur ai e gjeti Shqipërinë të mbushur me ndërtime pa leje dhe ndërmori aksione duke rrënuar nga objektet e larta e deri tek shtesat mbi hapësirën publike. Të kujt ishin ato ? Tuajat.

Dhe mbi të gjitha: si e p***a sh*tur Shqipërinë?

Kujt?

Kur?

Si?

Ku janë faktet?

Sepse nuk mjafton ta përsërisësh një gënjeshtër një mijë herë që ajo të bëhet e vërtetë.

Mund ta kuptoj çdo kritikë serioze. Mund ta kuptoj çdo kërkesë që zhvillimi ekonomik të shkojë paralelisht me mbrojtjen e mjedisit, të trashëgimisë kulturore dhe të interesit publik. Këto janë debate të nevojshme.

Por nuk mund të kuptoj propagandën që paraqet Shqipërinë si një vend pa shpresë, pikërisht në momentin kur ajo po përjeton transformimin më të madh të dekadave të fundit.

Në fund të fundit, kë po mendoni se do të impresiononi, frikësoni apo intimidoni?

Ne që kemi në anën tonë faktet, argumentin, logjikën, punën, por edhe vullnetin, guximin dhe dashurinë për Shqipërinë?

Do të donit ta merrnit pushtetin ju?

Ti Osman. Ti Elena. Ti Neomalsore. Ti Arlind. Ti Elvis. Ti Hysamedin.

Apo ti që nuk proteston në Prishtinë, por shkon në Tiranë. Që nuk proteston aty ku inflacioni është më i larti në Evropë dhe ku blihen 900 milion Euro energji nga Serbia dhe të faturohet 200% më shtrenjtë tani se 5 vite më parë.

Apo ti që vjen nga Shkupi dhe Tetova, aty ku të është ndaluar gjuha shqipe dhe të janë ndryshuar emërat e rrugëve të lagjës.

Ju që flisni sikur e keni zgjidhjen për çdo problem, por që rrallëherë keni dëshmuar se mund të menaxhoni me sukses edhe përgjegjësitë tuaja.

Më vjen keq, por sa më shumë ju dëgjoj, aq më shumë bindem se sot jam me Edi Ramën.

Dhe po, nëse duhet të zgjedh mes një Shqipërie që ndërton, investon dhe ecën përpara me të gjitha mangësitë e saj, dhe një Shqipërie të mbushur me urrejtje, paranojë, teori konspirative dhe dëshirë për rrënim, zgjedhja ime është e qartë.

Vetëm kur e imagjinoj Shqipërinë për një çast në duart tuaja, tmerrohem.

Racistë. Ksenofobë. Antiperëndimorë. Antidemokratë. Regresistë. Mashtrues. Gënjeshtarë.

Me ju Shqipëria nuk ecën përpara.

Jo, faleminderit!

22/06/2026

NJË TURMË-PROTESTË ANTI-SHQIPTARE

Pjesëmarrja ime e parë në një protestë ishte në moshën gjashtëvjeçare. Nëse nuk gaboj, ka qenë në Shën Gallen të Zvicrës. Më kujtohen edhe sot thirrjet e asaj proteste: "Kosova Republikë, ja me hatër, ja me thikë!"

Pas asaj dite nuk e di në sa protesta kam marrë pjesë. Me siguri në më shumë se njëqind, brenda dhe jashtë vendit. Në shumicën e rasteve për kauza shqiptare, por edhe për çështje të tjera që nuk kishin lidhje me shqiptarët.

Megjithatë, çdo protestë fillon dhe mbaron me një arsye, me një kauzë dhe me një kërkesë të qartë.

Protesta që po zhvillohet në Tiranë nuk është më e tillë.

Ajo nisi me mbrojtjen e natyrës dhe të bregdetit shqiptar. Një kauzë e drejtë dhe e mirëpritur nga kushdo që beson se zhvillimi ekonomik duhet të ecë paralelisht me ruajtjen e mjedisit. Protestuesit kërkonin, me të drejtë, sqarime, garanci dhe transparencë.

Deri këtu jemi dakord. Deri këtu jemi bashkë.

Por shumë shpejt protesta mori një drejtim tjetër. Doli nga zanafilla e saj. U largua nga kauza dhe nga kërkesat që e kishin sjellë në jetë.

Sot ajo nuk i bashkon më njerëzit rreth një qëllimi të përbashkët.

Ajo është shndërruar në një pikëtakim të pakënaqësive, interesave dhe agjendave të ndryshme, të mbledhura rreth grupeve që synojnë rrëzimin e qeverisë.

Nuk ka më rëndësi arsyeja; rëndësi ka numri.

Nuk ka më rëndësi nëse pjesëmarrësit janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut apo të huaj; rëndësi ka vetëm pjesëmarrja.

Nuk ka më rëndësi argumenti dhe fakti; rëndësi kanë frustrimi dhe urrejtja.

Madje, nuk ka më rëndësi as Edi Rama. Në qendër të kësaj proteste po shfaqen gjithnjë e më shumë anti-amerikanizmi, anti-evropianizmi, kundërshtimi i çdo zhvillimi, retorika anti-perëndimore, kaosi dhe gara se kush do të shprehet në mënyrën më radikale e më përjashtuese.

Kjo protestë ka arritur të mbledhë nën të njëjtën çati shumë prej grupeve që historikisht kanë qenë kundër orientimit perëndimor të Shqipërisë dhe kundër forcimit të shtetit shqiptar. Dhe këto grupe nuk janë as të pakta, as të pafuqishme, e aq më pak të pakoordinuara.

Janë të shumtë ata që po i shohim në këtë protestë apo në mbështetje të saj. Shumë prej tyre i njohim mirë.

Disa kërkojnë përfitime financiare. Disa kërkojnë pushtet. Disa kërkojnë vëmendje. Të tjerë thjesht shohin një mundësi për të ushqyer pakënaqësinë dhe përçarjen.

Prandaj, sot është e vështirë të gjesh në këtë protestë frymën e pastër qytetare me të cilën ajo nisi.

Ndjesë atyre qytetarëve të ndershëm që e filluan këtë nismë me shqetësim të sinqertë për Shqipërinë. Ju meritoni respekt dhe mirënjohje.

Por ndaj atyre që po përpiqen ta përdorin këtë kauzë për interesa të tjera, do të qëndrojmë përballë. Sepse Shqipëria nuk do të kthehet më në kaosin e dikurshëm dhe as në mitin e një "varfërie të lumtur", të paraqitur si alternativë zhvillimi.

17/06/2026

Nëse po kërkoni se ku shkuan 20 miliard Euro buxhet të Kosovës këto 6 vitet e fundit; nëse nuk po i gjeni nëpër Kosovë, atëherë, sinqerisht, kërkoni nëpër Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipërinë Londineze.

Korrupsioni numër një në Kosovë ka kaluar nëpërmjet energjisë elektrike, OJQ-ve fantazëm dhe tenderave njëburimor.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave - që nuk shkuan në asnjë investim kapital - u investuan në propagandë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në dy vendet shqiptare për ti përçarë shqiptaret dhe për ti ndalur investimet e huaja.

Zhvillimi i hovshëm i Shqipërisë londineze dhe marrja e patronatit politiko-ekonomik të saj në Ballkan, ka kohë që po shihet me shqetësim nga Serbia dhe Greqia.

Ky shqetësim i tyre është i drejtë sepse ky ndërrim i polëve apo i hegjemonit është i papranueshëm për ata që për thuajse një shekull kishin mbajtur bajrakun në Ballkan.

Tirana si pol i ri politiko-ekonomik në Ballkan do të ishte një rend i ri në këtë pjesë të Evropës. Një rend që nuk do mund të zhbëhej as për një shekull më vonë.

Lisat e mëdhenj, thonë, i qanë pyka e vet. Dhe pyka është Albin Kurti. Kjo sot është më e qartë se kurrë më parë.

Shikone me kujdes se kush është në Tiranë sot. Jo vetëm disa nga ato figurat e njohura të neofashizmit kurtian. Keni me qindra sosh nëpër të dhe anash saj. Nuk janë aspak të rastësishëm aty. Nuk janë aspak me financat e tyre aty. Janë njerëz të financuar dhe që financojnë çdo lëvizje anti-shqiptare, anti-demokraci dhe anti-amerikë. Kjo protestë është e financuar dhe e kontrolluar nga larg. Çdo miliard të zhdukur në Kosovë, do e gjeni nëpër xhepat e atyre që bredhin nga Prishtina në Athinë dhe, nga Athina, në Tiranë.

DIKTATURA E HIPSTERTARIATITKarl Marksin e kam studiuar për vite me radhë. Kush studion jashtë vendit dhe në universitete...
17/06/2026

DIKTATURA E HIPSTERTARIATIT

Karl Marksin e kam studiuar për vite me radhë. Kush studion jashtë vendit dhe në universitete serioze, do të ndeshet patjetër me të. Do ta gjesh në librat e filozofisë, në librat e ekonomisë, në librat e sociologjisë dhe në mbarë shkencat shoqërore.

Nuk e merrni me mend sa i respektuar është brenda komunitetit shkencor. Si nga ithtarët, ashtu edhe nga kundërshtarët e tij.

Mua më doli punë me të qysh në vitet e para të studimeve. Kur ndeshesh me të intelektualisht si student i ri, besoni, të duket sikur të ka dalë përballë Himalaja. E kupton shpejt nivelin tënd dhe ndihesh i shtypur nga madhështia e tij. E ndjen dominimin intelektual deri në embrionin e qelizave që të përbëjnë.

Kjo më kishte shtyrë të rrija katër vjet pa u ndalur në bibliotekë, duke lexuar kundërshtarët e Marksit. Duhej të dilja nga ky dominim. Ose, të paktën, ta zbusja sadopak.

Pas shumë vitesh, si shumica e intelektualëve seriozë, qofshin të majtë apo të djathtë, e ke të vështirë të marrësh një pozicion të prerë pro ose kundër tij. Kjo mund t’i duket e çuditshme dikujt që nuk është thelluar në këto teori. Madje, ndonjëri do ta thoshte me shumë vetëbesim: “E kishte gabim. Komunizmi dështoi.” E gjëra të tjera të ngjashme, me të cilat jemi mësuar t’i dëgjojmë.

Mirëpo, këto janë lidhje të shkurtra që i prodhon injoranca. Janë përfundime të shpejta që i shtyjnë si të majtët ashtu edhe të djathtët të nënqeshin mes vete, duke bashkuar për një çast dy krahë që zakonisht qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.

Nëse edhe sot ruaj një respekt dhe admirim për Marksin dhe teoritë e tij, besoni se nuk kam asnjë respekt për ata që i quaj unë “marksistë kulturorë”. Kulturor sepse vetëm disa elemente kulturore i bartin nga marksizmi i vërtetë. Të duken si të dalë nga e kaluara. Një lloj imitimi i bajatshëm i një kohe dhe rrethanave tjera.

Personalisht, më duken ndër figurat më të neveritshme të kohës sonë. Njerëz që jetojnë në një botë krejtësisht paralele. Kur i dëgjon teksa e teorizojnë botën, të ngjajnë më shumë me ca hipsterë komplotistë sesa me mendimtarë seriozë: pa qendër, pa përqendrim dhe pa synim.

Nuk e duan kapitalizmin, por nuk kanë as më të voglën ide se çfarë duan në të vërtetë. Nuk e duan punën. Nuk e duan përparimin. Nuk e duan zhvillimin. Nuk e duan teknologjinë. Nuk e duan Amerikën. Nuk e duan Kinën. Nuk e duan Rusinë. Nuk e duan kombin. Nuk e duan familjen. Nuk e duan as lirinë, as individualizmin.

Janë thjesht bredhtarë të përjetshëm, jo vetëm intelektualisht. Bredhin e bredhin. Kërkojnë e kërkojnë. Dhe një ditë përfundojnë si fashistë. Pastaj, nga fashizmi kërkojnë pushtet, para dhe kontroll mbi ekonominë. Bëhen kapitalistë që nuk të falin asnjë qindarkë. Bëhen eksploatues të pamëshirshëm.

Nuk kishte faj Marksi kur thoshte: “Kam dëgjuar se disa po e quajnë veten marksistë. Por unë nuk jam marksist.”

Mos qofsh marksist si këta.

Sepse kur bëhen bashkë marksizmi i rremë dhe Qorri intelektual, diktatura e hipsertariatit është vetëm çështje kohe.

Address

Vitina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Labinot Gjini posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Labinot Gjini:

Shortcuts

Share