Lajme Online

Lajme Online Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lajme Online, Tirana.

24/07/2026

Njeriu më i pasur në botë! ❤️

22/03/2026

Rrespekt o djema ju lumtë👏👏

22/03/2026

Rrespekt për xhaxhin i lumtë 👏👏

Debat i nxehtë mes Alfred Cako dhe Ilir Kulla: Ja si do mbarojë Lufta në Iran! Analisti Ilir Kulla dhe studiuesi Alfred ...
08/03/2026

Debat i nxehtë mes Alfred Cako dhe Ilir Kulla: Ja si do mbarojë Lufta në Iran!

Analisti Ilir Kulla dhe studiuesi Alfred Cako janë përplasur me argumente të forta mbi skenarin se si mund të përfundojë lufta në Iran dhe çfarë pasojash mund të ketë për botën.

Gjatë diskutimit, të dy dhanë parashikime të ndryshme për përshkallëzimin e konfliktit, duke analizuar rolin e SHBA-së, Izraelit dhe fuqive të tjera globale në këtë përplasje të rrezikshme.

Debati ka ngjallur reagime të shumta, pasi të dy paralajmërojnë zhvillime që mund të ndryshojnë ekuilibrat në rajon dhe më gjerë.

VIDEO: https://youtu.be/gjOWP2bNsjI?si=7FgbE9mVBC3XzMfd

🔴 E FUNDIT: Ajatollahu kërcënon Izraelin me këtë video: Sonte bota do te dëshmoje fundin e sionizmit!Një postim i Ajatol...
01/03/2026

🔴 E FUNDIT: Ajatollahu kërcënon Izraelin me këtë video: Sonte bota do te dëshmoje fundin e sionizmit!

Një postim i Ajatollah Alireza Arafi ka ndezur rrjetet sociale dhe ka rritur tensionet në rajon, teksa ai cilësohet nga mediat ndërkombëtare si pasardhësi i mundshëm në postin e Liderit Suprem pas vrasjes së Ali Khameneit.

Përmes platformës X, ai ka shkruar në anglisht: “Këtë natë, bota do të dëshmojë fundin e arrogancës së sionistëve”, duke e shoqëruar deklaratën me një video ku shfaqet një raketë balistike e përmasave të mëdha. Pamjet tregojnë një raketë balistike të montuar mbi një mjet transportues ushtarak (TEL), brenda një tuneli të fortifikuar nëntokësor. Nuk jepen detaje mbi vendndodhjen apo kohën e regjistrimit, por publikimi i saj në këtë moment po interpretohet si një sinjal force në kulmin e përshkallëzimit mes Iranit dhe Izraelit.

Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet iraniane që të konfirmojë nëse videoja lidhet me ndonjë operacion konkret ushtarak apo është thjesht një mesazh simbolik paralajmërues. Zhvillimi vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të koordinuara ajrore nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave strategjike në Iran.

Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për lëvizje dhe gatishmëri të shtuar të forcave iraniane dhe aleatëve të tyre në rajon. Ndërkohë, rajoni mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, ndërsa deklarata dhe pamje të tilla vetëm sa shtojnë klimën e pasigurisë në Lindjen e Mesme.

🚀 E FUNDIT: IZRAELI GODET RËNDËEDHE SERBINËNdërtesa e ambasadës së Serbisë në Teheran është dëmtuar nga sulmet ajrore të...
01/03/2026

🚀 E FUNDIT: IZRAELI GODET RËNDË
EDHE SERBINË

Ndërtesa e ambasadës së Serbisë në Teheran është dëmtuar nga sulmet ajrore të mëngjesit në Iran.

Sipas raportimeve, një bazë ushtarake pranë ambasadës u vu në shënjestër dhe shpërthimet prekën edhe godinën diplomatike. Sipas raportimeve nuk ka të lënduar.

Presidenti Aleksandar Vuçiç e konfirmoi lajmin në një intervistë për Prva TV, duke thënë se stafi ka nisur tërheqjen drejt Bakut.

28/02/2026

Raketat Tomahawk të ShBA-së në qiellin e Irakut duke shkuar në drejtim të Iranit

Po sh*tet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendinGazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka ...
28/02/2026

Po sh*tet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret rrjedhën e parasë së paligjshme

Po ashtu, Mema hedh akuza ndaj politikanëve, teksa shkruan se ata për para shesin kombin. Shtëpinë, por edhe veten. Në postimin e tij në Instagram, Mema thekson se politikanët sot po tallen me ata që shanë jetën dhe shkrinë pasuritë për të ndërtuar këtë komb.

Postimi i plotë i Marin Memës:

Unë e di që ka shumë që nuk e duan një Shqipëri më të mirë, sepse një Shqipëri më e drejtë ua ndërpret rrjedhën e parasë së paligjshme. Politika jonë, për para, shet gjithçka: jo vetëm Kombin e shtëpinë, por edhe veten.

Ahhh, o shpirtra atdhetarësh, rilindasish, luftëtarësh…. dhatë jetën, shkritë pasurinë për të ndërtuar Komb, pa e ditur se do vinte një kohë kur disa do ishin gati ta shisnin atë për një karrige dhe për paratë që ajo sjell. Sot, ata tallen me mua, me ty, me këdo që e ka shpirtin të pastër dhe e do vërtet këtë vend.”,

“Politika për para po shet kombin, por edhe veten”, Postimi në Instagram i Marin Memës

Vëllanë, babanë e burrin trafikantë dr*ge, deputetja e PD Elda Hoti thirrje për të protestuar kundër narkoshtetit në 28 ...
28/02/2026

Vëllanë, babanë e burrin trafikantë dr*ge, deputetja e PD Elda Hoti thirrje për të protestuar kundër narkoshtetit në 28 shkurt

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku votoi pro kërkesës së SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, me qëllim për t’i hapur rrugë arrestimit të saj. Ditën e djeshme (pas mbledhjes), deputetja e PD shkroi në rrjetin social Facebook se Edi Rama po mbron Ballukun dhe intimidon drejtësinë. Hoti bëri thirrje për të protestuar në 28 shkurt me qëllim për të rrëzuar qeverinë Rama, të cilën PD-ja e konsideron si narkoqeveri dhe përgjegjëse për narkoshtetin e pretenduar.

“Edi Rama po mbron Belinda Ballukun dhe po sulmon drejtësinë, në vend që të lejojë që ajo të bëjë punën e saj. Të thuash se ndaj Belinda Ballukut nuk ka akuza për korrupsion, ndërkohë që ka hetime, prova dhe fakte të mbledhura nga SPAK, është përpjekje për të mashtruar qytetarët dhe për të intimiduar institucionet e drejtësisë. Kur sulmohet drejtësia sa herë që prek pushtetin, kuptohet qartë frika nga e vërteta. Halli personal i Edit dhe Belindës nuk është halli i shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund të mbajnë mbi supe faturën e aferave dhe mbrojtjes politike të pushtetit. Më 28 shkurt, ora 18:00. Protestojmë për Shqipërinë“, shkruan Hoti.

Në një kohë kur deputetja e PD Elda Hoti bën thirrje për të protestuar kundër qeverisë, të cilën PD-ja e konsideron narkoqeveri, vëllai dhe bashkëshorti i deputetes rezultojnë të arrestuar si trafikantë droge, ndërsa ka dyshime që edhe babai i saj të jetë implikuar në trafikun e drogës.

Disa ditë më parë, mediat italiane raportuan se vëllai i deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti, Markelian Hoti, 27 vjeç, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Në vitin 2016, Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti, u arrestuar në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge.

Para zgjedhjeve të 11 majit 2025, bashkëshorti dhe vëllai i deputetes së PD-së u arrestuan për kanosje ndaj votuesve. Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale.

Në gusht të vitit 2021, Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin ia besuan qytetarët e Qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Vetëm disa ditë para se të konstituohej Kuvendi ri, deputeti i PD-së hoqi dorë nga mandati për motive jo edhe aq bindëse. Vendin e tij e zuri pikërisht Elda Hoti. PD mori katër mandate në Lezhë. Elda Hoti renditej e pesta në listë me 2733 vota.

Zonja Hoti kishte qenë më parë kandidate e LSI-së. Mandej kaloi me Partinë Republikane të Fatmir Mediut, ku edhe mori madatin e Mark Markut, duke u zhvendosur përfundimisht tek PD-ja. Ka dyshime të forta dhe zëra që madati i zonjës Hoti është blerë me para produkt i aktivitetit kriminal. Rasti Elda Hotit tregon se kauza e narkoshtetit të opozitës është thjeshtë një beze e kuqe në arenën politike dhe se Sali Berisha operon dhe zbaton vetë çdo marifet, për të cilin akuzon kundërshtarin politik.

‘Frikacak, keni 4 varre të vrarësh ende në kërkim të drejtësisë’, Rama kritika SPAK për 21 janarinNë mbledhjen e grupit ...
27/02/2026

‘Frikacak, keni 4 varre të vrarësh ende në kërkim të drejtësisë’, Rama kritika SPAK për 21 janarin

Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Ramahodhi poshtë akuzat se sa më shumë qëndron socialistët qëndrojnë në qeveri, aq më shumë korrupsion ka.

Ndalur në shifra, Rama tha se SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion, 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë.

Kryeministri shtoi se 85% e këtyre rasteve i përkasin 2 mandateve të para, shenjë që sipas tij tregon qartë që korrupsioni po luftohet. Por, kreu i qeverisë i kujtoi SPAK hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, duke thënë se nuk ka ngut për të ngritur akuzë në një kohë kur 4 varre të vrarësh, janë ende në kërkim të drejtësisë.

“Mua më duket sikur nuk shkon që sa më shumë u luftonka korrupsioni, aq më shumë korrupsion p***a. Për më tepër për të dhënë për ata që na kanë zgjedhur, një pasqyrë për të parë realitetin, në historinë e SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion. 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë. Flas akuza, nuk flas dënime, tani çfarë është e rëndësishme në këto të dhëna. 85% e rasteve i përkasin mandatit të parë dhe të dytë.

Një logjikë e thjeshtë të thotë se nuk është se sa më shumë ne rrimë në qeveri ka korrupsion, po sa më shumë që ne jemi në qeveri, aq më shumë luftohet me korrupsionin. Aq më shumë janë edhe rastet të cilat dalin nga varret e të shkuarës, përtej paradoksit dhe nuk rri pa e thënë jashtë tekstit, që 4 varre të vrarësh, janë ende në kërkim të drejtësisë, por nuk ka ngut për të bërë kontrolle banesash, që s’ka nevojë të bëhen në këtë rast, as për të ngritur akuzë për arsye që gjithkush mund ti marrë me mend, por ne nuk i dimë faktikisht se cilat janë. Fakt tjetër është që Shqipëria renditet nga KE, në endin e parë në rajon për integritetin e prokurimeve publike”, tha Rama.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajme Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share