Ervin Ceca

Ervin Ceca Kryetar i Bashkisë Berat

Së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut Berat, Ervin Demo, në një takim të mbushur me mirënjohje dhe respekt, në kuadë...
05/06/2026

Së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut Berat, Ervin Demo, në një takim të mbushur me mirënjohje dhe respekt, në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ku u vlerësuan themeluesit dhe kontribuesit e saj në qytetin tonë.❤️

Përmes certifikatave të mirënjohjes, nderuam kontributin e vyer të grave dhe burrave që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi 35-vjeçar, duke mbajtur gjallë frymën e angazhimit dhe përkushtimit ndaj Partisë Socialiste. 🌹

Me miqtë arbëreshë dhe klerikët ortodoksë: Atë Arsenio Aghiarsenita, Atë Giovanni Capparelli me të birin Giuseppe Cappar...
05/06/2026

Me miqtë arbëreshë dhe klerikët ortodoksë: Atë Arsenio Aghiarsenita, Atë Giovanni Capparelli me të birin Giuseppe Capparelli, të shoqëruar nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti, si dhe klerikë të tjerë bashkëpunëtorë të tij.

Një takim domethënës, që forcon lidhjet shpirtërore dhe historike mes komuniteteve tona, duke ruajtur dhe çuar përpara traditat e përbashkëta.🙏

Kënaqësi e veçantë të prisja sot në zyrë miqtë e Beratit, anëtarët e jurisë së nderuar të Festivalit Mbarëkombëtar të Te...
04/06/2026

Kënaqësi e veçantë të prisja sot në zyrë miqtë e Beratit, anëtarët e jurisë së nderuar të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë “1 mbi 1 dritaret” 🎭, si dhe regjisoren Adelina Muça. 🙏

Me Yllka Mujon, Luiza Xhuvanin, Rajmonda Bulkun dhe Ndriçim Xhepën ndamë emocionet e edicionit të 6-të të festivalit, folëm për teatrin, artin dhe rolin e tij në edukimin e brezave të rinj, por edhe për Beratin që ndryshon çdo ditë, duke ruajtur me krenari traditat dhe duke ecur me hapa të sigurt drejt së ardhmes. ✨️

Berati përmbylli me sukses Edicionin e 6-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë! 🎭✨Kënaqësi e madhe të mir...
04/06/2026

Berati përmbylli me sukses Edicionin e 6-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë! 🎭✨

Kënaqësi e madhe të mirëprisnim, si çdo vit, të gjitha qytetet pjesëmarrëse dhe krenari fitorja e qytetit tonë për herë të parë në këtë festival. ❤️

🎖 Fituesit e këtij edicioni:
🏆 Çmimi i Parë – “1 mbi 1 dritaret”, shkoi për qytetin e Beratit
🥈 Çmimi i Dytë – Vlorë
🥉 Çmimi i Tretë – Elbasan

🎭 Çmime për interpretimin:
🎭 Aktori më i mirë protagonist: Klesti Kiço – Berat
🎭 Aktori më i mirë joprotagonist: Luis Kreshpaj – Vlorë
🎭 Aktorja më e mirë protagoniste: Sara Seraj – Vlorë
🎭 Aktorja më e mirë joprotagoniste: “Gratë e Fshatit” – Elbasan

🎨 Çmime për arritje artistike:
🎨 Tematika më e mirë: Shkodër
🎬 Regjia më e mirë: Drane Xhaj – Shkodër

🏅 Çmimi special “Onufri” iu dha Shkodrës
Një falënderim i përzemërt për të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që punuan për realizimin e këtij festivali. 🌟👏

Shihemi në edicionin e ardhshëm! 🎭❤️

03/06/2026
Një panair i veçantë sot në qytetin tonë solli së bashku energjinë, kreativitetin dhe talentin e nxënësve nga 27 shkolla...
03/06/2026

Një panair i veçantë sot në qytetin tonë solli së bashku energjinë, kreativitetin dhe talentin e nxënësve nga 27 shkolla publike dhe private.

Artet dhe zejet 🎨, gastronomia🍳, projektet e shkollave komunitare, “Shkollat për Shëndetin”, projektet kurrikulare dhe shumë nisma të tjera morën jetë përmes përkushtimit të mësuesve dhe nxënësve.

Suksese të gjithëve në aktivitete të tjera kaq të bukura!❤️

Me fotot nga nata e parë e Teatrit Mbarëkombëtar për Fëmijë "1 mbi 1 dritaret", ju ftojmë të ndiqni sonte natën e dytë m...
02/06/2026

Me fotot nga nata e parë e Teatrit Mbarëkombëtar për Fëmijë "1 mbi 1 dritaret", ju ftojmë të ndiqni sonte natën e dytë me qytetet Vlorë dhe Elbasan.

📍Tek Porta e Pashait
⏰️ Ora 19:00

Suksese sot të gjithë maturantëve që do të testohen në provimin e gjuhës së huaj, duke çelur kështu sezonin e provimeve ...
02/06/2026

Suksese sot të gjithë maturantëve që do të testohen në provimin e gjuhës së huaj, duke çelur kështu sezonin e provimeve vendimtare për të ardhmen e tyre akademike!❤️

Me kryetarin e Partisë Socialiste, Z.Edi Rama, drejtuesin politik, Ervin Demon, deputetët e Qarkut Berat dhe familjen e ...
01/06/2026

Me kryetarin e Partisë Socialiste, Z.Edi Rama, drejtuesin politik, Ervin Demon, deputetët e Qarkut Berat dhe familjen e madhe socialiste në 35-vjetorin e PS🌹

Një ditë mirënjohjeje për të gjithë socialistët që kanë qëndruar të palëkundur në Partinë Socialiste, në ditët më të vështira, duke e mbështetur me besnikëri dhe përkushtim.

Me yjet e kopshtit “10 Korriku” dhe mësueset që kishin organizuar një ditë mësimi dhe argëtimi në natyrë në Ditën e Fëmi...
01/06/2026

Me yjet e kopshtit “10 Korriku” dhe mësueset që kishin organizuar një ditë mësimi dhe argëtimi në natyrë në Ditën e Fëmijëve, sipas metodës Reggio Emilia, ku çdo aktivitet u kthye në një eksperiencë zbulimi, krijimtarie dhe bashkëpunimi, duke i dhënë fëmijëve mundësinë të mësojnë përmes lojës dhe ndërveprimit të lirë me mjedisin përreth.👏

Address

Berat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ervin Ceca posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ervin Ceca:

Share