Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat

Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat Faqja zyrtare në Facebook e Qendrës Muzeore Berat

📈🏛️ Qendra Muzeore Berat vijon rritjen e qëndrueshme, falë punës së përkushtuar dhe interesit gjithnjë e më të madh të v...
22/08/2026

📈🏛️ Qendra Muzeore Berat vijon rritjen e qëndrueshme, falë punës së përkushtuar dhe interesit gjithnjë e më të madh të vizitorëve. 👥✨
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

21/08/2026
📷 19 Gusht – Dita Ndërkombëtare e FotografisëSot sjellim në vëmendje disa pamje të rralla historike të Beratit, të reali...
19/08/2026

📷 19 Gusht – Dita Ndërkombëtare e Fotografisë
Sot sjellim në vëmendje disa pamje të rralla historike të Beratit, të realizuara gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe të lidhura me vitin 1944.
Ura e Goricës, objektet e kultit, rrugët dhe peizazhi i qytetit shfaqen këtu si dëshmi të një Berati që fotografia e ka ruajtur përtej kohës.
Për këtë ditë, fotografitë janë ngjyrosur digjitalisht, duke ruajtur sa më besnikërisht karakterin dhe atmosferën e imazheve origjinale bardhë e zi.
📸 Fotografia nuk dokumenton vetëm një çast. Ajo ruan kujtesën e një qyteti!

⛪️ Sot, në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, u kremtua me solemnitet festa e “Fjetjes së Hyjlindëses Mari”, përmes L...
15/08/2026

⛪️ Sot, në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, u kremtua me solemnitet festa e “Fjetjes së Hyjlindëses Mari”, përmes Liturgjisë së Shenjtë, e cila mblodhi besimtarë nga Berati dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. 🇦🇱
🙏 Ceremonia u zhvillua nën kujdesin e drejtpërdrejtë dhe me lejen e posaçme të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, duke respektuar një traditë shpirtërore të lidhur ngushtë me historinë dhe identitetin e këtij monumenti.
🏛️ Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” ndodhet në ambientet e Katedrales së shekullit XVIII “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, në lagjen historike Kala të Beratit, duke bashkuar në të njëjtën hapësirë vlera të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, artistike dhe shpirtërore.
⛪️ Liturgjia e Shenjtë u drejtua nga Atë Johan Qako, në një atmosferë lutjeje dhe solemniteti.🤝 Mirënjohje klerikëve dhe besimtarëve për korrektësinë, përkushtimin dhe bashkëpunimin, që mundësuan mbarëvajtjen dinjitoze të ceremonisë dhe respektimin e këtij monumenti të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

❗️ Njoftim për vizitorët ❗️Nën kujdesin e drejtpërdrejtë dhe me lejen e posaçme të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe S...
14/08/2026

❗️ Njoftim për vizitorët ❗️
Nën kujdesin e drejtpërdrejtë dhe me lejen e posaçme të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, më 15 gusht 2026, në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, do të zhvillohet ceremonia fetare me rastin e festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari.
⛪️ Mitropolia e Shenjtë e Beratit do të kremtojë Meshën Hyjnore në Sallën Qendrore (Naosi) të muzeut, nga ora 07:30 deri në 10:30.
🏛️ Gjatë këtij orari, hyrja dhe lëvizja në disa hapësira të muzeut do të riorganizohen përkohësisht, për të garantuar zhvillimin e ceremonisë në kushtet e duhura. Personeli ynë do të jetë në dispozicion për orientimin dhe informimin e vizitorëve.
🙏 Shprehim mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen institucionale të Ministrit, që bëjnë të mundur respektimin e traditës shpirtërore, duke ruajtur njëkohësisht funksionin dhe dinjitetin e këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin. 🇦🇱

🧶 Tezgjahu prej druri, i njohur edhe si avlëmend, veg, vegël apo vegje, ishte një nga mjetet kryesore të artizanatit sht...
09/08/2026

🧶 Tezgjahu prej druri, i njohur edhe si avlëmend, veg, vegël apo vegje, ishte një nga mjetet kryesore të artizanatit shtëpiak. Ky objekt i koleksionit të Muzeut Etnografik të Beratit daton në shekullin XVIII. 🏺
Në duart e grave dhe vajzave, leshi, pambuku e mëndafshi shndërroheshin në qilima, sixhade, velenxa dhe pëlhura për veshjet tradicionale, me një pasuri ngjyrash e motivesh. 🪡🎨
✨ Ejani ta shihni nga afër në Muzeun Etnografik të Beratit dhe të zbuloni historinë që fshihet pas çdo objekti muzeor. 🏛️

06/08/2026

Address

Toli Bojaxhiu
Berat
5001

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00
Sunday 09:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat:

Shortcuts

Share