14/09/2026
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, ju uroj nga zemra një vit të mbarë, plot suksese dhe arritje në rrugëtimin e bukur të dijes. Shkolla është një rrugë e mbushur me përgjegjësi dhe sfida, por mbi të gjitha me mundësi, ëndrra dhe dashuri për dijen.
Një urim i veçantë shkon për fëmijët e klasave të para, të cilët këtë vit ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj që ky të jetë fillimi i një rrugëtimi të bukur, të mbushur me dije, miqësi dhe kujtime të paharrueshme.
Urimet më të përzemërta shkojnë edhe për prindërit, të cilët i shoqërojnë fëmijët e tyre në çdo hap të këtij rrugëtimi. Qofshi gjithmonë krenarë dhe të lumtur për ta!
Një falënderim i veçantë shkon për mësuesit, të cilët me përkushtim, durim dhe dashuri përcjellin jo vetëm dije, por edhe vlera, duke ndërtuar çdo ditë dhe duke punuar për ëndrrat e fëmijëve tanë.
Suksese dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë!
Administratori
Mariglen Imeri