LRE - dega Bushat

Directions Website

LRE - dega Bushat LRE është partia e djathtë humane, pro familjes, pro atdhetarizmës, pro zhvillimit, pro Evropës Të gjithë bashkë për një të ardhme më të mirë

31/10/2026

Dmth, PD dhe Aleatët, mbështesin “Studentët”…

Agron Shehaj del çdo ditë për të mbështetur “Studentët”.

Adriatik Lapaj del çdo ditë për të mbështetur “Studentët”.

Arlind Qori del çdo ditë për të mbështetur “Studentët”…

Të gjithë këta kanë “Studentët e tyre” mes “Studentëve”…

Të gjithë “Studentët e PD, Shehaj, Lapaj, Qori” janë “Studentët”…

Pra me maska si “Studentë” janë bashkë..

Kur shfaqen të vërtetë, nuk e duan dhe përzënë njëri - tjetrin, e ju ende mendoni e besoni se e kanë seriozisht se duan të rrëzojnë Edi Ramën?

Jo or jo, ata po luftojnë në Shesh, për “copën e tokës së xanun” të Opozitës e Opozitarizmit…

Secili po kërkon “Tapinë e vetë të Pronësisë” mbi zemëratën e qytetarëve.

E kjo i bën, as më shumë e as më pak, por thjesht Matrapazë të Zemëratës.

Luftën e kanë për “Copën e tyre” në Opozitë, ju për të rrëzuar Ramën..

Madje, këta, kështu si po veprojnë, duket sikur po duan ta fuqizojnë Edi Ramën…

Kaq

31/10/2026

Hipoteka e Halloween-it

Nga A***n Galdini

Gaz Bardhi, Lapaj e Shehaj u ulën në «Opinion» të ndërtonin frontin opozitar.

Nuk kishin hedhur ende themelet dhe nisën sherrin për katet.

Një bashkim që prodhon divorc përpara fejesës, arritje shqiptare!

Sot PD shkoi «në mbështetje» të studentëve.

U prit si pronar që kërkon qiranë në shtëpinë e tjetrit.

Partia që kërkon çelësat e qeverisë nuk hyn dot në protestë pa u zënë te pragu!

Noka paralajmëroi «përgjigje një për një» ndaj «qorristave».

Qori, nga ana tjetër, nuk është as inspektori i revoltës, as doganier i studentëve.

As ai nuk ka tapi mbi sheshin.

Në vend të Ramës, palët zgjodhën njëra-tjetrën si kundërshtar!

Flamingot kërkojnë skenën.
Lapaj mikrofonin.
Shehaj tregun.
Qori portën.
PD hipotekën.

Studentëve u lënë pankartat, qytetarëve faturën.

Sot është Halloween: të gjithë kanë veshur kostumin e «shpëtimtarit të Republikës», por përmes maskës duket noterizimi i zemëratës.

Rama nuk ka nevojë ta përçajë opozitën.

Ajo e kryen shërbimin vetë, falas, me transmetim të drejtpërdrejtë.

Republika nuk është tokë e xanun.

Zemërata e qytetarëve nuk ka pronar.

Kush kërkon tapinë e saj, është Matrapaz i Zemëratës.

Nga A***n Galdini

23/10/2026

Të dashur miq të LRE,

Ne nesër mbushim 6 vjet LRE dhe kishim parashikuar të mblidheshim bashkë për ta festuar këtë datë.

Por situata që po kalon Shqipëria, ka nevojë për Paqe e thirrjeje e mesazhe Paqeje por jo për festime.

Ndaj, na duhet që nesër ta anullojmë takimin tonë festiv në Selinë e LRE.

Do të presim që gjërat të bëhen më mirë dhe do ta bëjmë festën tonë në një datë tjetër të cilën do ta njoftojmë në vijim.

Gëzuar 6 vjetorin e LRE dhe mirëutakofshim në një ditë e datë tjetër që së bashku do ta caktojmë.

Përqafime e bekime,

A***n Galdini

22/10/2026

Address

Bushat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LRE - dega Bushat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share


Other Bushat government services

Show All