20/07/2026
Në datën 18 Korrik 2026, në Tiranë, u mblodh për herë të parë KUVENDI KOMBËTAR QYTETAR, ideatori dhe iniciatori i të cilit është Edviol Kulluri Lideri i Kuvendi Komunitar i Krahinës Dukat Tragjas Radhimë Orikum. Me iniciativën nismëtare të disa dhjetëra djemve të Krahinës së Dukatit, të cilët kanë përkrahur pareshtur Protestën Kombëtare 2026 dhe me përkrahjen e pjesëmarrjen e qindra intelektualëve, veprimtarëve, aktivistëve dhe patriotëve, brenda vendit e në diasporë, u formua dhe zhvilloi mbledhjen e parë në formën e Asamblesë, Kuvendi Kombëtar Qytetar.
Ky institucion i ri shoqëror i cili synon të përbashkojë të gjithë veprimtarët dhe atdhetarët në mënyrë të përhershme e të qëndrueshme, për të mundësuar si fillim fuqizimin dhe suksesin e Protestës Kombëtare e më pas konsolidimin e përhershëm dhe përfaqësimin e saj në mënyrë gjithëpërfshirëse(duke marrë miratimin paraprak të të gjithë popullit protestues), ka hapur rrugën për të gjithë shqiptarët atdhetarë që të kenë një pikë takimi e një tryezë diskutimi e vendimmarrjeje jo vetëm sot por në çdo kohë. Dyert e Kuvendit Kombëtar Qytetar janë të hapura dhe kushdo mund të marrë pjesë e të kandidojë për tu bërë anëtar i tij, me kushtin që të plotësojë kriteret e kërkuara të cilat në mënyrë bazike paraqiten më poshtë :
Anëtarët me të drejtë vendimmarrjeje të Kuvendit Kombëtar Qytetar, duhet të përmbushin këto kritere për tu bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar :
1-Të jenë atdhetarë e patriotë që duan Shqipërinë e Shqiptarinë dhe që njohin Gjergj Kastriotin si figurë madhore të popullit e Kombit Shqiptar.
2-Të jenë dakord së paku parimisht që të punojnë për realizimin e aspiratave mbarëkombëtare, pa cënuar popujt e kombet e tjera, por duke ruajtur gjithmonë me prioritet të drejtën e vërtetë të Kombit Shqiptar.
3-Të jenë dakord për të mbajtur të bashkuar Kuvendin Kombëtar Qytetar dhe për të zbatuar gjithmonë vendimet e Kuvendit Kombëtar edhe kur vota e tyre është kundër vendimit të marrë.
4-Të jenë dakord për të zbatuar gjithmonë vullnetin e Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit Shqiptar, për ta mbrojtur e vënë në zbatim këtë vullnet, pa devijuar e pa u spërdredhur qoftë edhe kundër interesit të tyre imediat.
5-Të zbatojnë me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të lartë Rregulloren e Brendshme të Kuvendit Kombëtar Qytetar.
6-Të mos kenë qenë zyrtarë të lartë të Sistemit të Vjetër 82 vjeçar.
Të mos kenë qenë në shërbim të ditur a të paditur të këtij Sistemi 82 vjeçar populldhunues, e nëse kanë qenë në shërbim pa sjellë pasoja të rënda, ta dënojnë veprimtarinë e tyre të mëparshme dhe të bëjnë pendesë të thellë e të sinqertë për përfshirjen e tyre në gabimet e të shkuarës.
Të mos kenë qenë eksponentë me pushtet të mesëm e lart të partive të Sistemit të Vjetër.
Nëse kanë qenë anëtarë të thjeshtë ose drejtues të ulët a të mesëm të këtyre partive, duhet të bëjnë distancim të qartë e publik.
Të mos kenë qenë agjentë të grupimeve të brendshme a të jashtme antishqiptare ose antipërparimtare.
7-Të jenë njerëz të mençur, të zotë, të aftë, me eksperiencë, aktivë, përparimtarë, të llogjikshëm, komunikues, bashkëpunues, dashamirës, të respektuar, të vërtetë, të ndershëm, me veprimtari atdhetare, patriotike shoqërizhvilluese. Nëse konstatohet gjatë punës që nuk janë sa duhet të tillë, do të nxirren nga anëtarësia e brendshme.
Të pranojnë ekzistencën e të vërtetës objektive, të së drejtës objektive dhe të së mirës objektive.
Të mos jenë intrigantë, gënjeshtarë, mashtrues, egoistë të vegjël, demagogë, interesaxhinj, frikacakë, apatikë, pa vullnet e pa veprime shoqërizhvillues. Të jenë të gatshëm për të disiplinuar dhe ndryshuar veten atje ku kanë dobësi e gabime.
8-Të mos pranojnë kompromis për zbatimin e vullnetit të popullit që kërkon dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e dënimin e Ramës dhe Berishës tok me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, nëpërmjet një proçesi të drejtë e të rregullt ligjor.
Asnjë kompromis për dorëheqjen e Ramës dhe për zhbërjen e Sistemit të Vjetër 82 vjeçar.
9-Të jenë për çertifikimin e shpejtë dhe të drejtë të pronave të paluajtshme në favor të banorëve autoktonë dhe të komuniteteve vendase e jo në favor të latifondistëve, oligarkëve dhe klientëve të pushtetit.
10-Të jenë pro familjes, pro kombit, pro pronës, por pa qenë urrejtës ndaj të tjerëve.
11-Të jenë nga të gjitha krahinat, zonat dhe rajonet e Shqipërisë, nga të gjitha segmentet e lëvizjet e aktivizmit e të veprimtarisë përparimtare, për ta përbashkuar Shqipërinë pa dallim, krahine, zone, rajoni, pa dallim feje, gjinie e rryme mendimore.
12-Të kenë qenë dhe të jenë që nga fillimi e deri në suksesin e kauzës, pa ndalim, në përkrahje të sinqertë të Protestës Kombëtare.
Edviol Kryendrituri