Drejtoria e Përgjithshme Detare

Drejtoria e Përgjithshme Detare “Drejtoria e Përgjithshme Detare” është autoriteti përgjegjës për funksionimin e administr

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon se, sipas Rezolutës MSC.560(108), janë përditësuar kërkesat e kursit Siguria Pe...
07/01/2026

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon se, sipas Rezolutës MSC.560(108), janë përditësuar kërkesat e kursit Siguria Personale dhe Përgjegjësitë Sociale (PSSR), pjesë e trajnimit bazik STCW.
⚓ Çfarë ka ndryshuar?
Trajnimi PSSR tashmë përfshin një kompetencë të re të detyrueshme që lidhet me:
• parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve në bord,
• identifikimin dhe reagimin ndaj sjelljeve të papranueshme,
• forcimin e sigurisë sociale dhe marrëdhënieve njerëzore në mjedisin detar.
📌 Këto ndryshime reflektohen në:
• përmbajtjen e kurrikulës së kursit PSSR;
• kompetencat që përftohen nga kursantët;
• referencën përkatëse në certifikatën e trajnimit STCW.
👉 Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme Detare : https://www.dpdetare.gov.al/
#

⚓🌍 Një arritje e rëndësishme për Drejtorinë e Pergjithshme Detare dhe sigurinë detare!Duke filluar nga 1 janari 2026, PS...
07/01/2026

⚓🌍 Një arritje e rëndësishme për Drejtorinë e Pergjithshme Detare dhe sigurinë detare!

Duke filluar nga 1 janari 2026, PSC ka nisur zyrtarisht aktivitetin si anëtare me të drejta të plota në MED MoU (Mediterranean Memorandum of Understanding on Port State Control).

Ky anëtarësim përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe një angazhim të shtuar për forcimin e standardeve të sigurisë detare, mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e konventave ndërkombëtare në fushën e Port State Control.

PSC do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, duke garantuar praktika profesionale dhe standarde të harmonizuara me vendet anëtare të MED MoU.

STAFI I DREJTORISE SE PERGJITHSHME DETARE JU URON GEZUAR 2026
31/12/2025

STAFI I DREJTORISE SE PERGJITHSHME DETARE JU URON GEZUAR 2026

⸻🇦🇱 Shqipëria anëtare me të drejta të plota në MED MoU!Kënaqësi dhe nder të isha në Maltë, në takimin e 27-të të Komitet...
02/11/2025



🇦🇱 Shqipëria anëtare me të drejta të plota në MED MoU!

Kënaqësi dhe nder të isha në Maltë, në takimin e 27-të të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Mesdheut (MED MoU), së bashku me kolegen time nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u mor vendimi historik për pranimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë në fushën detare, që forcon bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në sigurinë e transportit detar, kontrollin portual dhe zbatimin e standardeve më të larta të inspektimeve sipas praktikave më të mira të vendeve të Mesdheut.

Zbatimi i plotë i këtij anëtarësimi do të nisë më 1 janar 2026, duke shënuar fillimin e një faze të re të angazhimit të Shqipërisë në rrjetin e vendeve anëtare të MED MoU.

Ky moment përfaqëson një vlerësim të punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe në forcimin e rolit të Shqipërisë në sigurinë detare rajonale. ⚓🇪🇺🇦🇱

🌊 Within the framework of the excellent cooperation between the General Maritime Directorate and the European Maritime S...
11/10/2025

🌊 Within the framework of the excellent cooperation between the General Maritime Directorate and the European Maritime Safety Agency (EMSA), a Technical Assistance Mission was conducted to audit the existing Albanian Marine Traffic System.
This audit represents an important step towards aligning the national system with the European Maritime Single Window environment (EMSWe), facilitating maritime transport, reducing administrative burdens for shipping companies, and supporting Albania’s path towards EU integration. 🇪🇺
The General Maritime Directorate extends its appreciation to EMSA and its team of professional experts for their continued support and commitment in strengthening maritime governance and enhancing the efficiency of the maritime transport system in Albania. ⚓
Together, we are building a more efficient and connected maritime sector in Albania. ⚓

of Infrastructure and Energy

🌊 Dita Ndërkombëtare e Detarisë 2025 – “Our Ocean, Our Obligation, Our Opportunity” 🚢Më 25 Shtator pata kënaqësinë të ma...
07/10/2025

🌊 Dita Ndërkombëtare e Detarisë 2025 – “Our Ocean, Our Obligation, Our Opportunity” 🚢

Më 25 Shtator pata kënaqësinë të marr pjesë, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, në eventin e përbashkët të organizuar nga Ministria e Çështjeve Detare e Malit të Zi dhe Komuniteti i Transportit, me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve që lagen nga Deti Adriatik.
Aktiviteti u zhvillua në bordin e anijes kroçerë MSC OPERA, duke krijuar një atmosferë të veçantë bashkëpunimi dhe reflektimi mbi të ardhmen e përbashkët detare. ⚓

Gjatë panelit të moderuar nga Komuniteti i Transportit mbi “Forcimin e Sigurisë dhe Zbatimit në Detin Adriatik”, pata mundësinë të ndaj me pjesëmarrësit arritjet konkrete të Drektorisë së Përgjithshme Detare dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në zhvillimin e transportit detar në Shqipëri, si edhe sfidat dhe angazhimet për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 14 – Transporti 🇦🇱.

Bashkëpunimi rajonal është çelësi për një Adriatik më të sigurt dhe më të qëndrueshëm për të gjithë 🌍🤝.

Struktura përgjegjëse për sigurinë në anije dhe porte pranë Drejtorisë Përgjithshme Detare, në bashkëpunim me Ministrinë...
26/09/2025

Struktura përgjegjëse për sigurinë në anije dhe porte pranë Drejtorisë Përgjithshme Detare, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë,prej dt.22-25.09.2025 shoqëroi ekipin përfaqësues të Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara në vizitat e planizuara në portin e Shëngjinit; MBM Port dhe PIA Port.
Administratorët e porteve, Oficerët e Sigurisë dhe të tjerë të autorizuar për ndjekjen, zbatimin, kontrollin, monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve që lidhen me sigurinë e jetës së përdoruesve të portit, ekuipazheve të anijeve, infrastrukturës portuale, mjedisit portual tokësor e ujor, mallrave dhe ngarkesave, sistemeve të menaxhimit, etj. njohën ekipin me rezultate, vështirësi, politika, objektiva dhe proçese në ndjekje për përmirësim të performancës në ruajtjen dhe mbajtjen e standarteve të sigurisë në përputhje me Kodin ISPS dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Vlerësimi i arritjeve dhe standarteve, veçanërisht për portet MBM dhe PIA, sugjerimet dhe rekomandimet për përmirësime të mëtejshme, do të shërbejnë si një motivim dhe angazhim për një programim ndryshe të masave për t’ju përgjigjur më së miri sfidave me të cilat përballen të gjithë aktorët me përgjegjësi në fushën e sigurisë në të gjitha anijet me flamur shqiptar dhe të gjtha portet e RSH.

17/09/2025
Në takimin e 15-të të Komitetit Teknik për Transportin Ujor dhe Multimodalitetin, organizuar nga  Community 🇪🇺, në Konst...
17/09/2025

Në takimin e 15-të të Komitetit Teknik për Transportin Ujor dhe Multimodalitetin, organizuar nga Community 🇪🇺, në Konstanca të Rumanisë përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Ergis Kryekurti, prezantoi arritjet dhe hapat konkretë të Shqipërisë në zbatim të Planit të Veprimit për Transportin Ujor të Qëndrueshëm dhe Multimodalitetin.
U theksua progresi i rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve detare, procesi i nisur mbi antarsimin e plotë në Memorandumin e Mesdheut, si dhe mbarë-vajtjen e sigurisë në anije dhe në Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱.
U diskutua gjithashtu mbi avancimin e implementimit të sistemit VTMIS i cili shumë shpejt do të jetë aktiv.
Ky angazhim dëshmon vendosmërinë e Shqipërisë për të modernizuar sektorin detar dhe për ta përafruar atë me standardet më të larta evropiane, duke e bërë atë më të gjelbër🌳, më të sigurt dhe më konkurrues.

⚓️Njoftim nga Kapiteneria e Portit Sarandë 🇦🇱Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për nd...
26/08/2025

⚓️Njoftim nga Kapiteneria e Portit Sarandë 🇦🇱
Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.
📢 U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.
Kapiteneria mbetet në dispozicion për çdo kërkesë apo nevojë të qytetarëve dhe turistëve. 🌊

Sot u përkujtua Dita Ndërkombëtare e Detarëve dhe 100-Vjetori i Flotës Detare Shqiptare! 🇦🇱⚓️Një seri aktivitetesh u org...
26/06/2025

Sot u përkujtua Dita Ndërkombëtare e Detarëve dhe 100-Vjetori i Flotës Detare Shqiptare! 🇦🇱⚓️

Një seri aktivitetesh u organizuan nën drejtimin e Transport Community dhe autoriteteve detare, duke filluar me ceremoninë përkujtimore në sheshin "Marinari", ku u bënë nderime pranë Bustit të Detarit. Pas kësaj, u zhvillua një vizitë në anijen Lissus, për t’u mbyllur me një diskutim në Sallën “Hysni Aruçi” të Autoritetit Portual Durrës.

Gjatë vizitës në Lissus, Drejtori i Përgjithshëm i DPD-së, z. Tomor Harizi, theksoi rëndësinë e angazhimit të Administratës Detare për mbështetje të komunitetit detar dhe përmbushjen e kërkesave dhe standarteve të detarëve shqiptarë.

Në panelin e organizuar më pas, Drejtoria e Përgjithshme Detare u përfaqësua nga inspektorja znj. Ergis Kryekurti, e cila foli për zhvillimet aktuale në mbështetje të detarëve dhe objektivat për promovimin e detarëve shqiptarë në nivel ndërkombëtar.
Transport Community

⚓🇦🇱Drejtoria e Përgjithshme Detare në “Java e Transportit Ujor 2025”🛳️🌊Drejtoria e Përgjithshme Detare mori pjesë në Tak...
17/05/2025

⚓🇦🇱Drejtoria e Përgjithshme Detare në “Java e Transportit Ujor 2025”🛳️🌊
Drejtoria e Përgjithshme Detare mori pjesë në Takimin e 14-të të Komitetit Teknik për Transportin Ujor dhe Multimodal, zhvilluar në kuadër të Javës së Transportit Ujor 2025 në Kotor të Malit të Zi,organizuar nga dhe Minsitria e Çështjeve Detare të Malit të Zi. Si pjesë e iniciativës rajonale "Fuqizimi i Ekselencës Rajonale", Shqipëria raportoi progres të rëndësishëm në fusha të rëndësishme, përfshirë zbatimin e Konventës STCW, avancimin në Kontrollin Shtëror Portual dhe Kontrollin Shtetëror të Flamurit, auditimet e suksesshme nën kuadrin e anëtarsimit në Memorandumin e Mesdheut dhe si dhe zhvillimet aktuale të arrira në bashkëpunim me specialistët sektorit detar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për përafrimin e akteve ligjore kombëtare me acquis e BE-së për transportin detar .
⚓ Fuqizimi i Grave në Detari: Përparimi i Barazisë Gjinore në Sektor
Në kuadër të festimeve për Ditën Ndërkombëtare të IMO-së për Gratë në Detari, Shqipëria u përfaqësua në panelin e dedikuar nga Znj. Ergis Kryekurti, përfaqësuese e Administratës Detare Shqiptare. Ky panel mblodhi profesioniste të spikatura nga rajoni për të ndarë përvoja dhe praktika specifike mbi përfshirjen e femrave dhe barazinë gjinore në industrinë detare. Znj. Kryekurti prezantoi eksperiencën e saj ne fushën e detarisë duke promovuar nxitjen e pjesëmarrjes së grave në karrierat detare, si dhe duke theksuar përkushtimin e Drejtorisë për krijimin e një industrie me barazi gjinore dhe gjithëpërfshirëse.

Address

Rr. ”Tregtare”
Durazzo
2001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme Detare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Përgjithshme Detare:

Share