Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Kjo është faqja zyrtare e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

03/08/2026
Më datë 12 maj 2026 në ambientet Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua mbl...
14/05/2026

Më datë 12 maj 2026 në ambientet Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua mbledhja e prokurorëve të kësaj prokurorie me objekt analizën e raportit të drejtuesit të prokurorisë mbi veprimtarinë për vitin 2025 dhe gjendjen e kriminalitetit në Qarkun e Elbasanit.
Në mbledhje u ftuan dhe ishin të pranishëm Kryetarja e KLP-së Znj.Mirela Bogdani, Inspektori i Përgjithshëm i ILD-së Z.Artur Metani, përfaqësuesja e Prokurorit të Përgjithshëm Znj.Alma Muça, Zv.Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Z.Arben Qosja, Drejtori i DVP Elbasan Z.Fatmir Hoxha dhe Kryetari i Dhomës Vendore të Avokatisë Elbasan Z.Erind Gjeta.

Prezantimi i analizës vjetore të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025 u krye nga Drejtuesi i Prokurorisë, Z.Kreshnik Ajazi, i cili evidentoi treguesit kryesorë të punës së prokurorisë, nivelin e cilësisë dhe efikasitetit në hetimin dhe përfaqësimin në gjykim të çështjeve, respektimin e standardeve etike dhe profesionale, shërbimet e ofruara për qytetarët, treguesit e gjendjes së kriminalitetit në qarkun e Elbasanit si dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera, ku theksi i vu në vijimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me policinë e shtetit, ndërveprimin institucional me standarte të larta etike dhe profesionale me dhomën vendore të avokatisë si dhe me subjektet e tjera procedurale.

Ne fjalen e saj Kryetarja e KLP Znj. Mirela Bogdani pergezoi punen e bere nga prokuroret e kesaj prokurorie, te cilet edhe pse kane qene ne mungese organike kane perballuar nje ngarkese te konsiderueshme pune. Njekohesisht garantoi qe nga ana e Keshillit te Larte te Prokurorise do te vijohet ndjekja e te gjitha proceseve te levizjeve paralele me qellim plotesimin e vakancave ne kete prokurori.

Perfaqesuesja e Prokurorit te Pergjithshem, vleresoi analizen si nje material te plote e te gjithanshem, miratuar nga Prokurori i Pergjithshem, po ashtu vleresoi punen e bere nga kjo prokurori si dhe korrektesine dhe shpejtesine e dhenies se informacionit ne kuader te bashkëpunimit institucional.

Inspektori i Larte i Drejtesise, Z.Metani, ne fjalen e tij e vuri theksin ne respektimin e te drejtave proceduriale me te gjitha palet ne proces dhe pavaresine e prokurorit ne hetim. Gjithashtu falenderoi bashkepunimin institucional me Prokurorine e Shkalles se Pare Elbasan.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit trajtuan problematikat dhe sfidat e hasura gjatë ushtrimit të veprimtarisë hetimore dhe të përfaqësimit në gjykim, duke u ndalur në nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të punës dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Në përfundim të takimit, u theksua se prioritet për vitin 2026 do të jetë angazhimi i prokurorëve për të siguruar zbatimin e ligjit, për të garantuar rend, siguri dhe drejtësi për qytetarët, përmbushjen e funksioneve kushtetuese dhe ligjore të prokurorit me profesionalizëm, transparencë dhe efikasitet, si parakushte për rritjen e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, përmes garantimit prej prokurorëve të procesit të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Gjatë këtij muaji një delegacion i Prokurorisë së Elbasanit i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe me...
15/04/2026

Gjatë këtij muaji një delegacion i Prokurorisë së Elbasanit i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe me përbërje drejtuesit e seksioneve Glenda Zeneli dhe Gjergji Ceka, zhvilluan takime pune në selinë e Eurojust në Hagë.

30/03/2026
22/02/2026

Njoftim për media

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përgjigje të interesimit të mediave të ndryshme, bën me dije se ka filluar kryesisht procedimin penal për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 258, 155 dhe 201 të Kodit Penal.
Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor.

SHPALLJE PER LEVIZJEN PARALELE NGRITJE NE DETYRE DHE PRANIMIN NE SHERBIMIN CIVIL NE KATEGORINE PERGJEGJES I SEKTORIT TE ...
20/02/2026

SHPALLJE PER LEVIZJEN PARALELE NGRITJE NE DETYRE DHE PRANIMIN NE SHERBIMIN CIVIL NE KATEGORINE PERGJEGJES I SEKTORIT TE FINANCES

Më datë 18.02.2026, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të ...
19/02/2026

Më datë 18.02.2026, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të angazhimit për transparencë institucionale, organizoi aktivitetin “Dita e Hapur”, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi funksionimin e institucionit të prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë.
Në këtë takim morën pjesë një grup nxënësish të Këshillit Rinor, nga gjimnaze të ndryshme të qytetit të Elbasanit, të cilët u pritën nga prokurorë dhe Koordinatorja për subjektet me status të Posaçëm .
Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me:
▪️ Funksionin dhe rolin e prokurorisë;
▪️ Mënyrën e organizimit dhe procedurat e punës;
▪️ Rëndësinë e respektimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Aktivitete të tilla synojnë afrimin e institucioneve të drejtësisë me komunitetin dhe edukimin qytetar të brezit të ri.

Address

Rruga Koco Brisku
Elbasan
3005

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share